Kronika

dhjetor

Dhjetor 2016

Zgjedhjet në shoqatë: Në fillim të dhjetorit u zhvilluan zgjedhjet e shoqatës për mandatin 2016 – 2020 dhe më pas një takim përmbyllës i antarësisë. Aktivitete: Ngjitje në Malin e Thatë (2287 m) nga fshati Alarup – Pogradec.

nentor

Nëntor 2016

Aktivitete Ekskursion në qytetin antik të Apolonisë. Ngjitje në Qafën e Çezarit në Llogora. Ngjitje në Qafën e Thellë në Gadishullin e Karaburunit.

tetor

Tetor 2016

Aktivitete – Pjesëmarrje në Protestën Paqësore të organizuar në fshatin Valbonë. – Ngjitje në malin e Boshit nga fshati Valbonë. – Ngjitje në malin e Rabës së Ducajve, me pikënisje fshatin Ducaj (malësi e Madhe) HOMAZH – Gilman Bakalli I

shtator

Shtator 2016

a. Gjashtë anëtarë të shoqatës morrën pjesë në veprimtarinë e dhjetë ndërkombëtare Gërmia 2016, organizuar nga Shoqata e Bjeshkatarëne dhe Alpinistëve të Prishtinës dhe Federata atje. b. Një grup i zgjedhur u ngjit në majën e Rabës (Raba e Ducajve).