Komunikimi gjatë kacavarjes

komunikimi_ngjitjeKur distanca midis kacavarësit e siguruesit vjen e rritet, të dëgjuarit e njëri tjetrit bëhet gjithnjë e më i vështirë. Andaj na lind nevoja të përqëndrohemi në një gjuhë të veçantë që na mundëson për të komunikuar detyrat, nevojat a skjarimet më jetike për momentin. Në tabelën e maposhtëme jepet një bashkësi fjalësh e shprehjesh e cila ja vlen të jetë unike për të gjithë alpinistët. Duke qenë se alpinizmi sot nuk njeh kufij shtetëror, ne na jepet rasti të kryejmë ngjitje edhe me ndërkombëtarë, andaj po i japim fjalët në variantet shqip e anglisht. Ju do të komunikoni në shqip atë që është në kolonën e dytë (duke i mëshuar gërmave a rokjeve që do të jenë të mëshuara) kurse në anglisht do të komunikoni fjalët në kolonën e tretë. Në kolonën e katërt ju do të keni kuptimin e mirëfilltë të asaj që do të komunikoni dhe kjo ka rëndësi që të dihet nga partnerët. Me raste, në këtë tabelë kolonat dy e tre mund të mos kenë fjalë që korespondojnë në përkthim, por kjo nuk ka rëndësi për momentin: ne këtu po bëjmë një marrëveshje vetëm “për të komunikuar në shkëmb” në sejcilën gjuhë.

Kur jeni larg me partnerin, i shqiptoni rrokjet ngadalë e kjartë, gjithnjë me theksim tek gërmat e mëshuara. Si rregull do kemi parasysh në komunikim kryesisht tre gjëra. Së pari, kur i “bërtisni” filltarit për litarin e mbetur (kur kemi 10 a më shumë metra) mos i thoni, p.sh., “dymbëdhjetë metra” se ky është një tog-fjalësh i mbytur, por i thoni të veçuara shifrat që formojnë numurin si: “nji e dy (për dymbëdhjetë) metra,” etj. Kjo për të gjitha rastet e numurave 10 deri 19. Së dyti, kur doni të aprovoni se e kuptuat partnerin për mesazhin që u dërgon, në të gjitha rastet thërrisni, Po-poo, ose Oo-kej. Së treti, mos komunikoni kur arrini të dëgjoni goditjet e majthit (çekanit), ngase është koha kur partneri gjithësesi nuk mundet t’ju dëgjojë.

Tabela e Gjuhës Komunikuese në Kacavarjen Shkëmbore

Kush flet

Shprehja në Shqip

Shprehja në

Anglisht

Kuptimi i mirëfilltë

Ndjekësi Stop That’s me Litari është mbledhur/tërhequr plotësisht nga siguruesi.
Siguruesi Të siguroj Belay on Po të siguroj e mundet të nisesh.
Kacavarsi Po nisem Climbing Po filloj kacavarjen.
Siguruesi Nisu Climb Po! Fillo kacavarjen.
Kacavarsi sho Slack Lësho ca litar (kur është nevoja për më shumë fjala “lësho” përsëritet hera herës).
Kacavarsi Tërhiq Up rope E kam litarin të lirë andaj tërhiq ca.
Kacavarsi Tendose Tension Kur kacavarsi ka nevojë që për ndonjë arësye ta ketë litarin të tendosur.
Kacavarsi Bieie Falling Jam në një pozicion që mundet të (ose, po) bie, andaj mbërtheju në pozicionin e sigurimit.
Siguruesi Gjysa Halfëay Të ka mbetur edhe gjysma e litarit midis meje e teje.
Filltari Edhe saa? Hoë much rope? Edhe sa metra litar më kanë mbetur?
Siguruesi Tree; …tét Feet three Kanë mbetur edhe tre metra litar; apo, kanë mbetur edhe tetë metra litar.
Filltari Arrita Off belay Kam arritur dhe jam siguruar në vendin e ankorimit.  Përgatitu për rradhën tënde.
Kushdo Oo-kej OK Të dëgjova, të kuptova.
Ndjekësi Gati? Belay off Mundet të tërhiqni të gjithë litarin e lirë sepse unë jam gati të nis kacavarjen.
Kushdo Guriurii! Rock Nga lart po (apo, do) u bien gurë, borë, akull a çfardo qoftë.
Kushdo Litari! Rope Nga sipër do të hidhet litari për të kryer një zbritje me të apo për çfardo arësye tjetër.
Filltari Kipa Pro in E kipa litarin në karabinë në mbrojtësen e rradhës.
Filltari Hiiqsho Clipped in Jam nën një mbrojtëse dhe po nisem.  Në fillim tërhiqe litarin dhe pastaj lëshoje atë sipas të ndjerit të tij nga ty.
Kushdo Sigu Protection Jam tek mbrojtësja.  Do të heq (ose do të vendos) pajisiet, andaj siguro dhe prit sa të mbaroj punë.
Kacavarsi Ova-ova On top E kalova pjesën e vështirë

 

Kujdes për fjalët e maposhtëme:

Ankorim-i = vendi ku organizohet sigurimi i vehtes dhe i partnerit; pika ku rigrupohem me një partner gjatë kacavarjes në shkëmb.

Filltar-i = ai që udhëheq kacavarjen në çastin e komunikimit.

Kip-a = procesi i kalimit të litarit në karabinë (e kipa litarin = e kalova litarin në karabinë).

Mbrojt-ës-se-sja = një mjet i ngulur në shkëmb a akull ku kalohet karabina e në këtë të fundit litari në distancën midis dy rigrupimeve të njëpasnjëshme.

Ndjekës-i = ai që nuk është filltar në çastin e komunikimit.