Flamuj dhe Logo


Në historinë e disa prej alpinistëve të shoqatës sonë rezultatet në arenën ndërkombëtare nuk mund të ishin realizuar pa sponsorizimin e dy organizatave të mëdha të biznesit në vendin tonë: Raiffeisen Bank dhe Vodafone Albania. Këto dy organizata biznesi deri më sot janë Sponsorizuesit Kryesorë të synimit Seven Summits (Shtatë Majat) që ka kuptimin e ngjitjes së majës më të lartë të sejcilit prej shtatë kontinenteve të rruzullit tonë.

Një nga mënyrat që alpinistët i kanë falenderuar këto sponsorizues është fotografimi dhe filmimi i logove dhe/ose banderolave të tyre nëpër malet ku shkojnë falë mbështetjes së tyre. Shoqata i falenderon këta sponsorizues, u ka shprehur dhe u shpreh mirënjohjen për ndihmën e vyer, ndihmë e cila ka mundësuar që flamuri i kombit tonë të valvitet aty ku nuk ka qenë valvitur ndonjëherë.

Nuk janë vetëm sponsorizuesit kryesorë që kanë ndihmuar dhe e ndihmojnë shoqatën tonë, por edhe organizata të tjera si Kazazi Consulting, Foto Reli, Celibashi Consulting, BODY CODE, GENER2, SIGAL, ItalCol, etj. Ju mundet t’i shikoni logot e tyre në Foto Galerinë që shoqëron këtë kollonë.

Për të nderuar anëtarët e shoqatës sonë që kanë biznese, në një mbledhje të zgjeruar të kryesisë në muajin Gusht 2014, u vendos që të shtohen në Rregulloren e Brëndëshme të Shoqatës dy nene si ma poshtë:

Neni 35

Anëtarët e shoqatës, të cilët kanë biznes(e), kanë të drejtë, nëse dëshirojnë, që simbolika të kompanisë së tyre t’ja japin ekipit ose individëve që ngjiten në maja malesh (brënda e jashtë vendit) që të kryejnë foto të cilat mendojnë se do i përdorin për synime reklamash apo të zbukurimit/dekorimit të mjediseve të bizneseve të tyre.

Neni 36

Anëtarët e shoqatës kanë të drejtë të marrin simbolika të bizneseve të ndryshme për të fotografuar në natyrë a maja malesh me qëllim reklamimin e atyre bizneseve.

Në mbyllje të këtyre rrjeshtave duam të vemë në dukje se financiarisht SHBA Tirana egziston në sajë të pagesës së kuotizacioneve vjetore të anëtarëve të saj. Por, për të bërë më shumë veprimtari cilësore në natyrë, për të organizuar seminare, fotoekspozita, botime, pjesëmarrje në veprimtari jashtë kufijve shtetërorë, për të propaganduar dhe joshur sa më shumë të rinj e të reja drejt natyrës, sponsorizimet dhe dhurimet janë domosdoshmëri. Le të urojmë që për vitin 2016 të realizojmë më shumë të ardhura!
Shbat, Janar 2016