Të dhëna nga Historia e Turizmit dhe Alpinizmit

old picAlpinizmi në Shqipëri erdhi, me sa duket, nëpërmjet turizmit. Vitet 1920-të ishin vite të cilat edukuan një brez të rinjsh të cilët ishin entuziastë që të ‘bënin Shqipërinë’ dhe për këtë ka mjaft dëshmi që flasin për dëshirën e tyre që të njihnin atdhenë, historinë, ekonominë, popullin me doket në krahina të ndryshme, etj. Këto fillime bënë që dalja në natyrë të marë gradualisht rëndësi të veçantë ngaqë njeriu gjeti atje prehjen shpirtërore dhe shplodhjen aktive.
Mbas Kongresit të Lushnjës shohim të shpërthejë ndër të rinjtë e asaj kohe dëshira për njohjen e gjithëanëshme të vendit. Në kohën e qeverisë së përkohëshme të Sulejman Bej Delvinës, u emërua si instruktor i sportit dhe turizmit. Sipas dëshmive të tij ai “filloi të aktivizojë djelmërinë shkollore në ekskursione, si në malin e Dajtit edhe në vende të tjera.”
Me inisjativën e Avni Zajmit u organizua shoqata “Gjurmësia Shqiptare” (duket se idenë për këtë emërtesë e ka dhënë Aleksandër Xhuvani) në të cilën morën pjesë nxënës të shkollave të qytetit të Tiranës.
Mbreti Zog e mbylli shoqërinë “Gjurmësia Shqiptare” më 1928 me anë të një dekreti të veçantë, porse deri më vitin 1939 udhëtime nëpër atëdhe ndërmerreshin nga grupe të rinjsh të cilët organizoheshin në mënyrë spontane. Disa nga veprimtaritë që spikatën në këtë periudhë u organizuan në zonën e Dukagjinit dhe Kelmendit dhe kulmuan me ngjitjen e majës së Jezerës më 25 Korrik 1934.

Më vitin 1939, si pasojë e pushtimit të vendit nga Italia, ndërpritet jeta e veprimtarieve në natyrë nga të rinjtë shqiptarë. Këto veprimtari rigjallërohen në fillim të vitit 1942, vit kur krijohet një bërthamë sportive e filluar në Tiranë nga Komiteti Qarkor i Partisë Komuniste. Ky komitet u muar me organizimin e lëvizjes fiskulturore me masën e rinisë me synim kryesor për ta përfshirë atë në lëvizjen e luftës Nacional Çlirimtare.
Ndonëse shoqëritë sportive kanë pas ekzistuar edhe më parë, në këtë periudhë Partia Komuniste gjeti nëpërmjet sportit një nga rrugët për të njohur rininë me ideologjinë komuniste si dhe për ta mobilizuar atë në luftë. Shoqëria më e madhe ishte shoqëria “Shqiponja” e cila i dha luftës antifashiste 20 dëshmorë.
Në mbledhjet e shoqërive veprimtaria sportiv gërshetohej me veprimtarinë politike. Shoqëritë organizonin ekskursione në natyrë si p.sh. tek Ura e Brarit, Ura e Beshirit, Mullet (në lumë), Kalaja e Petrelës, Dajt, Pylli i Dine Hoxhës. Këtu bëheshin edhe mbledhje edhe këndoheshin këngë partizane.

Pas Luftës së Dytë Botërore, duke filluar nga viti 1949, Komiteti Shqiptar i Sporteve fillon të organizojë ngjitje malesh në bazë të një kalendari të paramenduar në male të tillë si Mali i Tomorit, Hekurave, etj., marshime si dhe gara ku matej koha për tu ngjitur në një lartësi nga një pikënisje e caktuar.
Që nga viti 1954 Komiteti i Fizkulturës së Qytetit të Tiranës në bashkëpunim me komitetin e Rinisë së Qytetit filloi të organizojë çeljen e sezonit turistik në Malin e Dajtit. Ceremonia e çeljes organizohej çdo muaj Tetor dhe duke filluar nga viti 1968 filloi të organizohet edhe sezoni turistik pranveror në muajin Prill.

Në vitin 1955 pranë pallatit të Pionierëve në Tiranë organizohet Rrethi (grupi) i turistëve dhe alpinistave pionierë i cili drejtohej nga Luigj Shala. Ky grup organizonte ekskursione e marshime në pika të ndryshme turistike e historike si brënda edhe jashtë rrethit të Tiranës. Nga këto veprimtarie kjo lëvizje nxorri me kalimin e kohës (duke filluar nga vitet 60-të) një sërë të rinjsh të cilët bënë emër si alpinistë. Të tillë mundet të përmenden Qazim Liço, Kristaq Korçari, Maridon Hito, Astrit Omeri, Ali Ago, Hysni (Ismail) Hoxha, e të tjerë.

Më Korrik 1956 në Theth organizohet një grumbullim dy javor kryesisht me të rinj të cilët kishin bërë emër në veprimtaritë e ngjitjeve malore të kryera deri në atë kohë. Kjo veprimtari, në fakt shkolla e parë alpinistike në vendin tonë, u drejtua nga z. Minella Kapo. Këtu u dhanë instruksione lidhur me pajimet alpinistike si dhe teknikat e ngjitjeve të reliefit malor nga Minella Kapo, i cili kishte mësuar në këtë lëmi në shkollat e alpinizmit në Kaukaz të ish Bashkimit Sovjetik. Ndër pjesmarësit kanë qënë Luigj Shala, Myftar Marku, Kozma Grillo, etj.

Më vitin 1959 Luigj Shala, Kozma Grillo, Petraq Kuli, Koço Qafëzezi dhe Thanas Vasili ishin alpinistët e parë të cilët dolën jashtë vendit e shkuan në shkollën Ali Beg në Kaukaz për të marë njohuri alpinistike si dhe ku u ngjitën në dy maja të lartësive mbi 4000 metra mbi nivelin e detit.

Duke filluar nga viti 1956 klubi sportiv ‘Studenti’ u vu në qendër të lëvizjes alpinistike të vendit. Në veprimtaritë që ai zhvillonte, hera herës, aktivizonte, duke i siguruar me paisje dhe dieta (financonte), edhe alpinistë të rretheve të tjera si nga Berati, Vlora, Tirana, Fieri, etj. Më 9 Dhjetor 1963 në Universitetin e Tiranës krijohet Shoqata e Turizmit dhe Alpinizmit.

Deri më vitin 1964 lëvizja alpinistike nuk kishte organizim të duhur. Thuajse tërë veprimtaritë ndërmireshin nga Klubi Sportiv Studenti nën drejtimin e Minella Kapos. Më 1964 krijohet Shoqata e Turizmit dhe Alpinizmit. Sekretari parë i saj u emërua Muharrem Sinoimeri. Veç punës së planifikuar nëpërmjet kalendarëve kombëtarë për veprimtari të organizuara turistike dhe alpinistike, kjo shoqatë organizoi edhe punën për sigurimin e bazas materiale të nevojshme për këto sporte, seminare kualifikuese për trajnerët e ekipeve të formuaara si dhe propagandimin e këtyre sporteve, propagandim i cili në periudhën 1964 – 1970 ishte për tu lavdëruar.
Në periudhën Korrik – Gusht të vitit 1964 u organizua e para veprimtari e mirëfilltë alpinistik nën drejtimin e kësaj shoqate: studimi e njëherësh kacavarja shkëmbore në Vermosh dhe në pjesën qëndrore të Bjeshkëve të Namuna

Në përhapjen dhe propagandimin e alpinizmit kontribuan kampet verore e dimërore të Bashkimeve Profesionale në Dajt, Theth, Razëm e Voskopojë ku pjesëmarësve u mësoheshin elementët e ngjitjeve malore kryesisht sipas sezoneve.

1962
Ndër nxënësit e parë të Luigj Shalës të dalë nga grupet turistike të Palatit të Pionierëve Tiranë është edhe Qazim Liço. Kondicioni i tij i mirë fizik bëri që ai të pranohet në Shkollën Alpine të Dajtit të organizuar në 30 Janar – 10 Shkurt 1962 nga Klubi Sportiv Studenti dhe në fund të muajit Shkurt të pranohet në përbërjen e grupit të alpinistëve të cilët u ngjitën në majën e Tomorit. Po në vitin 1962 Ismail Hoxha, ish nxënës i Luigj Shalës, merr pjesë në Shkollën Verore të Thethi dhe, ndër të tjera, ngjitet edhe në majën e Jezerës.

1963
Edhe këtë vit aktivizohet nga Klubi Sportiv Studenti alpinisti Qazim Liço dhe merr pjesë rishtaz në ngjitjen në malin e Tomorit së bashku me Stefan Grillo, Genc Kurti, Xhovan Kajana e Aleksandër Bojaxhi. Ndonëse ky grup ju afrua majës në mënyrë të konsiderueshme, kushtet e reliefit me dëborë të shumtë bënë që të mos realizohet ngjitja në majë.
Në muajin Korrik marrin pjesë në shkollën verore alpinistike të Kampit të Thethit 13 Tiranas. Ndër ta veçoj Kristo Kristiku-n i cili u përfshi edhe më pas në veprimtaritë alpinistike, ndërsa Qazim Liço aktivizohet në veprimtarinë cilësore të kacavjerjes të zhvilluar mbas përfundimit të shkollës verore të Thethit.

1964
Në muajin Janar 6 tiranas marrin pjesë në shkollën alpine të Dajtit.
Në muajin Korrik janë përsëri 6 tiranas që marrin pjesë në shkollën alpine verore të Thethit ku mes tyre veçoj Kristo Kristiku e Mit’hat Fagu.
Në periudhën Korrik – Gusht të këtij viti Astrit Omeri dhe Mihal Bozdo marrin pjesë në veprimtarinën e ngjitjeve shkëmbore, veprimtari në të cilin morrën pjesë gjithsej 12 alpinistë, shumica e të cilëve ishin nga ata më me përvojë që kishte arritur të nxjerrë lëvizja alpinistike deri në atë kohë. Ky është viti që fillon të marë formë një ekip alpinistësh i cili do të përfaqëqësojë në të ardhmen në mënyrë të vazhdueshme kryeqytetin: Klubi Sportiv 17 Nëntori. Në rrjeshtat e maposhtëm, janë shënuar, mbështetur në arkivin e Shoqatës Shqiptare të Turizmit dhe Alpinizmit, veprimtaritë dhe pjesëmarrësit e Klubit Tirana (17 Nëntori).

1965
Për dy javë, gjatë muajit Janar, marrin pjesë në shkollën alpine të Dajtit: Maridon Hito, Ismail Hoxha e Astrit Omeri.
Me ekipin e tiranës këtë vit mblidhen edhe Ali Ago, Niko(lla) Stamo, Kujtim Lloshi, Qazim Liço e Myftar Marku.
Tiranasit bashkë me peshkopiasit këtë vit organizojnë ngjitje në malin e Korabit.
Nga 1 deri më 10 Korrik marrin pjesë në ekskursionin Turistiko – Alpinistik këta kryeqytetas : Luigj Shala, Mikel Shoshi, Kujtim Kodra, Petrit Omeri, Sami Kokona, Petraq Lubonja. Itenerari : Tiranë – Shkopet – Kurbnesh – Lurë – Peshkopi – Kukës.
Në muajin Gusht marrin pjesë në ngjitjet e kualifikuar shkëmbore: Astrit Omeri, Mihal Bozdo e Ismail Hoxha.

1966
Në muajin Shkurt marrin pjesë në shkollën alpine të Razmës alpinistët : Kristaq Korçari, Kristo Kristiku, Astrit Omeri, Kujtim Dobralishti, Vlash Prifti.
Më 26 Prill marrin pjesë në ngjitjen në Masdejë : Astrit Omeri, Kujtim Dobralishti, Kristaq Korçari, Ladi ?, Ali Braho.
Në muajin Korrik marrin pjesë në shkollën alpinistike verore të Thethit: Astrit Omeri, Niko Stamo, Ali Ago, Zejnulla Strazimiri, Vlash Prifti, Viliam Kosturi, Maridon Hito.
Në muajin Gusht marrin pjesë në ngjitjet e kualifikuara shkëmbore: Astrit Omeri, Niko Stamo, Mit’hat Fagu, Kristo Kristiku, Ismail Hoxha.
Nga 3 deri më 12 Shtator marrin pjesë në ekskursionin e rivierës : Myftar Marku, Lluka Heqimi, Luljeta Marku. Itenerari : Vlorë – Butrint.

1967
Më 8 Mars realizohet ngjitja në majën e Jezerës ku, ndër të tjerë, marrin pjesë: Kristaq Korçari, Kujtim Dobralishti e Niko Stamo.
Nga 3 deri më 10 Korrik një ekip pionierësh turistë merr pjesë në takimin kombëtar të pionierëve turistë në Lurë. Drejtues i këtij ekipi është Qazim Liço.
Në muajin Korrik në shkollën verore të alpinizmit në Theth marrin pjesë: Kristaq Korçari, Mihal Bozdo, Natasha Bandilli, Kujtim Dobralishti
Nga data 3 deri më 10 Shtator organizohet marshimi turistik Tiranë – Krujë – Lezhë. Marrin pjesë: Myftar Marku, Mikel Shoshi, Fejzi Liço, Niko Kondili.

1968
Në tentativën për ngjitje në majën e Shnikut, në fillim të muajit Janar, marrin pjesë Kristaq Korçari, Astrit Omeri, Ali Ago, Kujtim Dobralishti, Qazim Liço, Niko Stamo. Në ngjitjen e majës më 29 Janar, ndër të tjerë, morrën pjesë: Niko Stamo, Myftar Marku, Viliam Kosturi.
Në muajin Shkurt në shkollën alpine dimërore të Razmës morrën pjesë: Kujtim Dobralishti, Kristaq Korçari, Agim Mema.

Deri në këtë kohë drejtimi i ekipit i ishte caktuar Astrit Omerit. Nga vera e këtij viti drejtimin e ekipit e merr Kristaq Korçari.

Në shkollën verore alpine të Thethit morrën pjesë gjatë muajit Korrik: Niko Kondili, Përparim Kadriu, Mikel Shoshi, Sulejman Poda.
Në ngjitjet e kualifikuara shkëmbore të verës merr pjesë i vetëm Kristaq Korçari.

1969
Në shkollën alpine dimërore në Razëm marrin pjesë: Kujtim Dobralishta, Kristaq Korçari, Agim Mema, Shefki Juma, Sulejman Poda.
Në ngjitjet e orgnizuara në muajin Prill marrin pjesë: Kristaq Korçari, Shefki Juma, Sulejman Poda.
Në shkollën verore alpine të Thethit marrin pjesë: Kristaq Korçari, Shefki Juma, Sulejman Poda.
Në ngjitjet e kualifikuara shkëmbore të verës marrin pjesë: Kristaq Korçari, Shefki Juma, Astrit Omeri.
Në ngjitjen e majës së Paqes të organizuar në Nëntor marrin pjesë: Kristaq Korçari, Niko Stamo, Kujtim Dobralishti. Për arësye të mungesës së kthetrave, nga i gjithë grupi prej 12 vetësh të nisur nga fshati Dragobi, ngjitet në majë vetëm Niko Stamo.
Përgatiti Aleksandër Bojaxhi – Burimi: Regjistrat e shënimeve (rekordeve) që dispononte Shoqata e Turizmit dhe Alpinizmit Shqiptar (SHTASH).