Intervista – Abstrakte

Bisedë: Besim Hamdiu (Qorri) – Aleksandër Bojaxhi.

Dajti është shfrytëzuar si vend verimi që në vitet 1920. Aty shkonin për të veruar familje të ndryshme tiranase. Kishte prej tyre që ndërtonin edhe kasolle ku kalonin ditët e verimit. Furnizoheshin me kafshë. Dominonte frekuentimi nga familje të shtresës së mesme.
Në malin e Dajtit veronin edhe Durrësakët, që nga familjet e pasura e deri tek ato të shtresës së mesme. Dajti ishte vend mjaft i pastër për Durrësin e verës plot mushkonja.

Të dhëna nga Sotir Koleja me ndërmjetësinë e Efigjeni Kote-s.

Gjatë udhëtimit më 1926 kaluam në Pojan të Fierit. Pasi pamë gërrmimet që bënte Rey dhe zbulimet që kish bërë ai, vizituam Manastirin e Pojanit. Prej këtu shkuam në Manastirin e Shën Kozmait, i cili kishte histori mjaft interesante. Dikur misionarët e kishës greke kishin ngritur aty edhe një gjimnaz me qëllim që me kalimin e kohës të helenizonin shqiptarët.
Kurt Pasha, sundimtar i Beratit, kur mësoi të vërtetën e misionarit grek morri masa të rrepta, madje priftit i preu kokën dhe ja hodhi në lumin e Osumit prej Urës së Beratit.
Pasi Kurt Pasha u mund prej Ali Pashë Tepelenës, ky ja mori çifliqet që kishte në Myzeqe. Ali Pashai pretendoi se e gjeti kokën e misionarit grek dhe për të bërë vëndasit me vehte, e rindërtoi manastirin dhe tokat përreth ja fali Manastirit të Shën Kozmait.

Bisedë: Enver Maçi – Aleksandër Bojaxhi

Nga fillimi i vitit 1942 u formua një bërthamë sportive e ngritur nga komiteti qarkor i Rinisë dhe i Partisë Komuniste në Tiranë. Komiteti u muar me organizimin e lëvizjes fiskulturore me masën e rinisë në mënyrë që kjo të shfrytëzohej edhe në shërbim të luftës Nacional Çlirimtare. Kanë pas egzistuar shoqëri sportive, por partia Komuniste gjeti nëpërmjet rinisë rrugë për të ndërhyrë në të. Bërthama sportive e rinisë komuniste ndërhyri në këto shoqëri duke u ndryshuar edhe emrat. Shoqëria më e madhe ishte ajo “Shqiponja” e cila pati rreth 20 dëshmorë të luftës çlirimtare. Partia e rinia dërguan nëpër shoqëritë sportive njerëzit e tyre. Kështu p.sh. u arrit që 10 – 12 shoqëri bënë kampionatin e tyre, aq sa prishën edhe kampionatin e federatës. Kjo bëhej edhe me qëllim që të prisheshin veprimtaritë fashiste.
Ekskursionet turistike organizoheshin në stinën e verës dhe kjo gjë u shtri edhe në të gjitha shkollat e të gjitha kategorive. Të djelave, në mënyrë masive, organizatat e rinisë që bashkëpunonin ndërmjet tyre delnin në natyrë si p.sh. tek Ura e Brarit, Ura e Beshirit, në lumë në Mullet, tek Kalaja e Petrelës; në Dajt ku edhe gdhihej, tek Pylli i Dine Hoxhës. Këtu mësoheshin këngë partizane, organizoheshin mbledhje të lëvizjes për çlirim, etj. Kishte shumë në numur. Arriti puna sa këto veprimtari me raste anullonin veprimtaritë fashiste. Kishte raste të daljes në natyrë edhe në mbasdite të zakonëshme. Kishte raste që delnim me vrap mbasditeve e shkonim deri tek ura e Brarit. Në ekskursionet vajzat vinin vetëm nga shkollat.

Mbas çlirimit të vendit nga pushtuesit fashistë, rinia e populli u inkuadruan në rindërtimin e vendit. Megjithate në këtë kohë pati edhe veprimtarie sportive e turistike. Kështu, u organizuan ekskursione me itenerarë të gjatë nën gjurmët e çetave dhe brigadave partizane.
Më duket se më 1949 u organizua i pari ekskursion i gjatë në gjurmët e brigadës së Parë Sulmuese ose në atë të Shtabit të Përgjithshëm të Ushtrisë Çlirimtare. Më saktë këtë duhet ta dijnë Eleni Isak ose Vasil Naqi si pjesmarës në to.

Maratonat alpinistike organizoheshin në Dajt në 2 a 3 mënyra të ndryshme: vrapim vajtje ardhje të nisur nga Sheshi Skënderbeg, vrapim deri në majë e kthin në Fushën e Dajtit, vrapimi me pushkë, etj. Hollësi për to di z. Rexhep Rama.

Me masën orgaznizoheshin marshime si në dimër edhe në verë deri tek Fusha e Dajtit. Atje ndizeshin zjarre, jepej informacion e këndoheshin këngë. Më një fjalë ecej nën gjurmët e brigadave partizane.

Bëheshin ekskursione edhe me biçikleta. Ajo me itenerar Tiranë Ura e Limuthit ishte më masivja e prej tyre spikateshin edhe elementë për çiklizmin. Nga masiviteti dilte mirë cilësia.

Lidhja e Komitetit të Fiskulturës me Komitetin e Rinisë, në qytet, ishte shumë e mirë. Kishte lidhje edhe me Bashkimet Profesionale, por jo aq sa me rininë. Organizata e Rinisë ishte forcë e madhe. Bashkimet Profesionale kishin përfaqësues funksionarë në Komitetin e Fizkulturës.
Luigji (Shala) shkonte në Pezë me fëmijët, ishte orator nga goja e sillte aty mesazhe.

Organizoheshin marshime stafeta brënda përbrënda qytetit, ku p..sh. 40 puntorë shkonin nga ndërmarja e tyre në ndërmarrje të tjera dhe çonin atje mesazhe apo angazhime, etj. Këto i shpallte tek ndërmarja pritëse e kjo më pas i kalonte në ndërmarrje të tjera. Pati edhe stafeta të cilat përfundonin në Sheshin Skënderbej ku edhe mbaheshin mitingje me këtë rast.

Më 1958 u ngritën qëndra turistike në Lan Lurë dhe në Theth. Në to punohej sipas një programi i cili përcaktonte se ku do të kishte ekskursione për çdo ditë (shëtitje).

Rok Zojzi punoi Guidën Shqiptare.
**********
Bisedë: Lame Konomi – Aleksandër Bojaxhi

Luigj Shala ishte mësues i edukimit fizik. Kishte pasion që të zhvillonte turizmin e alpinizmin andaj edhe krijoi në Pallatin e Pionerëve rrethet e turistëve dhe alpinistëve. Organizonte në fillim ekskursione një ditore e pastaj kaloi në ekskursione shumë ditore. Më vonë kaloj në zakon organizimi i ekskursione çdo të Shtunë e çdo të Djelë dhe me kalimin e kohës këto u bënë gjithnjë edhe më masive.
Pionierët e Luigjit u bënë edhe alpinistët e parë të qytetit tonë. Edhe në moshë të madhe Luigji u muarr me marshimet. Shokë të udhëheqjes që e njihnin, kur e takonin e përgëzonin dhe e merrnin si shembull e model për të përhapur më tej punën e tij.
Luigji ka qënë njeri i vendosur, dinamik, punëtor, i thjeshtë. Në përgjithësi me alpinizëm e turizëm fillimisht u morën kuadrot. Alpinizmi i vërtetë filloi me Minellën dhe u përqëndrua në Universitet.

* Që nga viti 1954 Komiteti i Fizikulturës së Qytetit të Tiranës në bashkëpunim me Komitetin e Rinisë së Qytetit filloi të organizojë çeljen e sezonit turistik në malin e Dajtit, çdo muaj Tetor. Në të marrin pjesë shumë shkolla si dhe qendra pune. Pjesëmarrësit shtoheshin për çdo vit e më shumë.

* Nga viti 1968 në Dajt filloi të organizohet edhe sezoni turistik pranveror në muajin Prill. Arsyeja ishte që të kishim një masivizim të mëtejshëm.

* Më 1973 u organizua një sezon masiv turistik në muajin Qershor me rastin e 30 vjetorit të formimit të Ushtrisë Nacional Çlirimtare.

* Nga viti 1966 në zbatim të porosive e vendimeve të Kongresit të V-të të P.P.Sh. filloi një lëvizje e gjërë me marshime e ekskursione duke i lidhur këto me ngjarje historike, vende e data përkujtimore, vende betejash, këto me raste edhe të kombinuara me veprime ushtarake (Peza, Priska, Arbana, Mushqetaja, etj.).

* Vend të veçantë zunë marshimet për në Durrës tek Biga Adem Reka. Pati edhe një udhëtim me varkë gome nëpër lumin Errzen të ndërmarë nga Arben Jorgoni me shokë.

* Që nga viti 1968 qëndra turistike e Dajtit fillon të frekuentohet në mënyrë më të organizuar, d.m.th. sipas një plani të para aprovuar nga Komititi i Kulturës Fizike të Qytetit. Për një periudhë kohe punonjës e koordinator në këtë qendër ka qënë Myftar Marku.

* Kampi i Dajtit u la për ekskursionet masive. Në periudhën Tetor – Mars organizohen marshime të planifikuara: në ditët nga e Marta deri të Premten pranohen shkollat dhe të Shtunë e të Djelë qëndrat e punës.

* Rinia e Institutit të Kulturës Fizike ndërtoi në tarracën e Dajtit terrene sportive.

* Më 1973 kampin e Dajtit e rimorën Bashkimet Profesionaledhe dhe përgjatë tre muajve të verës ata organizuan kampet verore të pionierëve.

*18 Tetori u bë një ditë marshimesh për një periudhë të gjatë kohe. Marshimi organizohej për tek lapidari në Sauk dhe në këtë ditë përkujtohej Dita e Altilerisë.

* Në Dajt për një periudhë kohe duke filluar nga viti 1958 filluan të grumbullohen, si në sezonin veror edhe në atë dimëror, sportistë të sprorteve të ndryshme. Gjatë këtyre grumbullimeve atyre u mësoheshin edhe elementë të alpinizmit.