Fillimet e Veprimtarieve Malore të Organizuara mbas Luftës së Dytë Botërore

Shënim: në informacionet si ma poshtë, të marra nga arkivi i Sporteve të Rënda dhe librat e shënimeve (rekordeve) që dispononte Shoqata e Turizmit dhe Alpinizmit Shqiptar (SHTASH), teksa i kam kopjuar, nga listat e pjesëmarrësve kam marrë kryesisht emrat e alpinistëve të cilët e vazhduan këtë sport edhe gjatë viteve 60-të, si dhe emrat e alpinistëve nga Tirana (qyteti im) dhe Fieri (rreth ku punova 6 vjet).

1949

Ekspedita në malin e Tomorit

E para veprimtari me ndërmëndje alpinistike në formë të organizuar e kryer mbas luftës së dytë botërore është ekspedita në malin e Tomorit e organizuar nga Komiteti i Kulturës Fizike e Sporteve nëpërmjet inspektoriatit të sporteve të rënda dhe që u realizua më 27-28 Korrik 1949.
Alpinistë të ekipeve Tirana Rreth, Elbasanit, Beratit, Partizanit të Ushtrisë Popullore, Ministrisë së Punëve të Brëndëshme, Kapinovës e Borgullasit nën drejtimin e udhëheqjen e inspektorit të sporteve të rënda Luigj Shala u nisën më 27 Korrik nga Berati, fjetën atë natë në Teqe të Kulmakut e në mbasditen e datës 28 Korrik u kthyen në Berat. Itenerari i kryer prej tyre ishte: Berat –Vërtop- Kapinovë- Qafa e Çapokut – Teqe e Kulmakut – Çuka e Tomorit – zbritje në Kapinovë – Berat.
Veprimtaria u konsiderua ‘një provë e rezistencës për ngjitje malore’. Pjesëmarrësit nuk kishin veshje dhe paisje a mjete të nevojshme.
Gjatë kësaj ‘ekspedite’ u dhanë njohuri bazë për mënyrat e veprimit për ekskursionet në mal si dhe propagandimit të alpinizmit me synimin për ta masivizuar atë.

Pjesmarësit:
1. Luigj Shala
2. Ali Bonka
3. Baba Abdurahman Hoxha i Teqesë së Kulmakut
4. Hasan Rama – Tirana
5. Daut Dervishi – Tirana
6. Xhaferr Shabani – Tirana
7. Partizani 14 vetë, 11 prej të cilëve nga Reparti 70.
8. Ministria e Punëve të Brëndëshme 3 vetë.
9. Elbasani: Grigor Perikliu dhe katër të tjerë.
10. Berati: Petraq Kuli, Vangjel Mëlëngu dhe pesë të tjerë.
11. Hysen Pasholli – Kapinovë
12. Jakup Koci – Kapinovë
13. Njazi Dragoli – Kapinovë
14. Safet Dragoti – Kapinovë
15. Nuredin Shahini – Kapinovë
16. Muharrem Kullusi – Borgullas
17. Isuf Margjoni – Borgullas.

Garat Kombëtare në Alpinizëm: 19 Qershor, 1949.

Gara e parë. Sheshi Skënderbej – Maja e Dajtit. Veshja e pjesëmarrësve: e lirë (si të dëshirojnë). Pjesëmarrësit nënëshkruajnë kur nisen si dhe kur arrijnë të përfundojnë garën.
Pjesëmarrësit janë nga: Korça, Berati, Elbasani, Pogradeci, Vlora, Tirana Qytet, Tirana Rreth, U komb. (ndoshta Ushtria Kombëtare?).
Në listën e pjesmarrësve shihen emrat e alpinistëve të cilët më pas bënë emër në këtë sport si: Grigor Perikliu i klasifikuar i dyti me kohën 1 orë 54 minuta e 5 sekonda, si dhe Petraq Kule e Vangjel Mëlëngu të pa klasifikuar.

Aktivite lokale:
Më 29 Maj 1949 organizohet një ngjitje në lartësinë 1808 metra në Korçë.
Më 29 Maj 1949 organizohet në Tropojë një ngjitje malore.
Më 6 Qershor 1949 kryhet një provë marshimi alpinistik në Ersekë.
Më 20 Nëntor 1949 organizohet një garë alpinistike nga Korça deri në majë të malit Shën Konstandin të Drenovës.

1950

Ekskursion Kombëtar për nder të Zgjedhjeve

Ekskursioni u ndërmor për nder të zgjedhjeve në malin e Tomorit në majën e Çukës më 21 Maj 1950. Morën pjesë 49 vetë dhe u organizua nga Komiteti i Kulturës Fizike e Sporteve. Veprimtaria u udhëhoq nga alpinisti Luigj Shala. I deleguar nga K.K.F e Sporteve ishte Minella Kapo, i cili në këtë veprimtari kryesoi ceremoninë e rastit të organizuar në Çukën e Tomorit të cilës ju dha emri Çuka Partizani.
Nisja nga Berati më 20 Maj më ora 14:00, arritja në Kapinovë më 19:00. Të nesërmen, nisja nga Kapinova më ora 06:30 dhe u arrit në majë të Çukës më ora 12:00.
Gjatë marshimit kryeshin pushime e gjatë këtyre pushimeve jepeshin udhëzime për teknika të ndryshme rreth veprimeve në marshim dhe në alpinizëm. Pra ky ekskursion kishte formën e një seminari mësimor në lëvizje.
Pjesëmarësit:
1. Luigj Shala
2. Minella Kapo
3. Enver Shabani – Tirana
4. Stavri Zisi – Tirana
5. Korça : 2 pjesmarrës
6. Lazar Sota – Fieri
7. Namik Laze – Fieri
8. Halim Gjojdeshi – Fieri
9. Ibrahim Marina – Fieri
10. Berati : Vangjel Mëlëngu dhe 19 pjesmarrës të tjerë.
11. Kapinova: tre pjesmarrës
12. Elbasani: Agim Kajanaku dhe dy pjesmarrës të tjerë.
13. Vlora: dy pjesmarrës
14. Partizani: 7 pjesmarrës
15. Dinamo: dy pjesmarrës.

Ekskursion Alpinistik në Lurë.

Kjo veprimtari ishte e paraparë në kalendarin e veprimtarieve dhe u zhvillua me sukses nga data 9 deri më 11 Qershor 1950. Vlejti veçanërisht ‘për propagandë e popullarizim të ekskursioneve masive alpinistike’.
Itenerari. 9 Qershor: Peshkopi – Lurë; 10 Qershor: Lurë – Liqeni i Zi – Pyje të Masdejës – Fshati Llukam; 11 Qershor: Fshati Llukam – Burrel.
U realizua edhe ngjitja në Kunorën e Lurës e cila nuk ishte e parashikuar. Pjesmarësit:
Luigj Shala, udhëheqës.
Tirana: Enver Shabani; Teodor Siliqi; Viktor Vokopola; Ferid Gjinia; Tirana Rreth: Hasan Rama; Ali Kaziu; Peshkopia 9 pjesëmarrës; Elbasani dy pjesëmarrës; Rësheni 5 pjesëmarrës; Burreli 7 pjesëmarrës; Korça 3 pjesëmarrës; Lura 2 pjesëmarrës; Partizani 1 pjesëmarrës; Dinamo 6 pjesëmarrës.

Ekspedita Alpinistike në Malin e Hekurave.

Ekspedita u zhvillua nga data 27 deri më 31 Korrik 1950. Kjo ekspeditë ishte një provë e rëndë në kushte të mungesës së ujit të pijshëm dhe dëborës për shkak të thatësirës jo të zakontë të asaj vere.
Në afërsi të Qafë Droçes, disa alpinistë, veçanërisht për arësye të mungesës së ujit të pijshëm, nuk janë në gjendje të vazhdojnë itenerarin e të arrijnë në zonën e dëborës. Kjo bëri që të ndryshohet itenerari e të zbritet në Curraj të Epërm.
Instruktori i alpinizmit zoti Luigj Shala u detyrua të drejtojë grupin për në Curraj duke qënë i shtrënguar nga këmbëngulja e rreth nëntë pjesëmarrësve të cilët nuk ishin në gjendje të bënin asnjë hap të mëtutjeshëm. Zbritja në Curraj u bë që të mos ndahej grupi si dhe për të mbyllur shtegun e ndonjë fatkeqësie të mundëshme.
Ekipet e nisura nga Tirana e Shkodra që zbritën në Curaj të Epërm, bënë ngjitje direkte nga faqja shkëmbore e Currajve në Qafë Droçe, gjë që shënoi ngjitjen shkëmbore më të vështirë të bërë deri në atë kohë në alpinizmin tonë. Ekipet e tjera të ardhura nga itenerari Kolgecaj (sot Qyteti Bajram Curri) Dragobi, janë ngjitur nga faqja e veriut, itenerar ky shumë më i thjeshtë dhe pa rreziqe. Në majë u ngjitën 87 vetë nga 106 pjesëmarës. Në majë të malit u organizua ceremonia e emërtimit të majës së Hekurave “Maja e Paqes”, ceremoni e cila edhe u filmua.
Itenerari: 26 Korrik në Theth; 27 Korrik: Theth- Fushë Dënell; 28 Korrik: Fushë Dënell- Va Shtjefën- afërsi e Qafë Droçes – Curraj i Epërm; 29 Korrik: Curraj i Epërm – Maja e Paqes- Tella Vishkuqeve; 30 Korrik: Dragobi – Valbonë – Ragam; 31 Korrik: Rragam – Qafë Valbonë – Livadhet e Bukura –Theth. Ekipet e ardhura nga Kolgecaj më datën 29 Korrik u kthyen direkt për në vendet e tyre.
Në përbërje të ekipeve të Veriut morrën pjesë edhe tre femra ndër të cilat partizanja e moshuar Mine Micele.
Nga ekipet e ardhura nga Tirana e Shkodra 19 pjesëmarrës nuk u ngjitën deri në majë por u ngjitën deri në Qafë Droçe.
Ndër pjesëmarrësit:
Luigj Shala Udhëheqës i veprimtarisë; Tirana Qytet: Vasil Stambuli; Bastar Ruli (Kinoperator); Gjergj Ashta; Enver Kinjau; Agim Dizdari; -Tirana Rreth: Hasan Rama; Xhafer Elezi; -Ndërmarja Kinematografike: Riza Shehu, Hamdi Ferhati; -Elbasani: 5 pjesëmarës; -Berati: Vangjel Mëlëngu dhe 4 pjesëmarrës të tjerë; -Peshkopia 2 pjesëmarrës; -Korça: 4 pjesëmarrës; -Shkodra 6 pjesëmarrës; etj.

Gara Kombëtare në Alpinizëm, 2 Prill 1950.

Gara: Sheshi Skënderbej – Maja e Dajtit. Rregull: gara mbyllet 30 minuta mbas arritjes së të parit. Koha matet. I pari fiton aq pikë sa ka edhe pjesëmarrës në garë, i dyti një pikë më pak, e kështu me rradhë. Ndër pjesëmarrësit është edhe Vangjel Mëlëngu i cili e mbulon garën me kohën 2 orë e 11 minuta. Pjesëmarrja : Korça, Berati, Elbasani, Pogradeci, Vlora, Tirana Qytet, Tirana Rreth, U komb. (ndoshta Ushtria Kombëtare?), Shkodra, Përmeti, Partizani, Dinamo.
Klasifikimi: vendi i parë Tirana Rreth; vendi i dytë Tirana Qytet; vendi i tretë Partizani.

Veprimtari lokale: Më 9 Korrik 1950 organizohet një ekskursion me 70 Sh.N.U.M.-ista në itenerarin Tiranë – Sauk.

1951

I pari ekskursion alpinistik dimëror

Ekskursioni i parë alpinistik dimëror u realizua me ngjitjen në majën Çuka Partizane në periudhën 22 deri 25 Shkurt 1951. Ky ekskursion u konsiderua si i tillë që shënoi hapin e parë në aftësitë e alpinistëve tanë të rinj. Megjithëse pa paisje e veshmbathje të duhur për sezonin dimëror, në kushte të dëborës së ngrirë e akullit, alpinistitët i përballuan vështirësitë dhe nga 48 pjesëmarrës 28(23?) prej tyre arritën të ngjiten në majë, dhe ‘ngritën flamurin për nder të 23 Shkurtit, ditës së Ushtrisë së Kuqe (dita e ushtirisë në ish Bashkimin Sovjetik)
Itenerari i ndjekur: Poliçan – Novaj; më 24 Shkurt nga Novaj u nisën për në majë më ora 04:15 dhe u arrit në majë më ora 13:30. Në majë u ngjitën 28(23?) vetë më ora 16:15.
Pjesëmarrësit:
Luigj Shala, udhëheqës i veprimtarisë; -Shoqata Puna (Tirana): Aleks Ruci, Hasan Rama, Faredin Myslimi, Meleq Sheme, Halo Mediu, Ali Kaziu, Arshi Aliu; -Shoqata Spartak (Tiranë): 5 pjesëmarrës; -Shkolla e fiskulturës: Muharrem Sinoimeri, Piro Angjeli, Skënder Dedja, Dan Doçi, Thanas Gjika, Mikel Dhaskali; -Berati: Vangjel Mëlëngu dhe 4 pjesëmarrës të tjerë; Fshati Novaj: tre pjesëmarrës; – Dinamo: 9 pjesëmarrës; -Partizani 11 pjesëmarrës.

Ekskursioni alpinistik në Jezerë.

Ekskursioni Alpinistik në malin e Jezerës u realizua në periudhën nga 7 deri më 11 Korrik 1951. Veprimtaria ishte e paraparë në kalendarin sportiv dhe ishte ndërmendur në kuadrin e veprimtarieve të parashikuara në kuadrin e 10 vjetorit të krijimit të Partisë së Punës së Shqipërisë.
Itenerari: 7 Korrik me autobus pjesëmarrësit u transportuan deri në Qafë Thore e më pas duke marshuar në këmbë në muzg të ditës u arrit në Theth; 8 Korrik: Theth – Q. Pejë – Gropat e Bukura; 9 Korrik: ngjitje në majë të Jezerës. Në majë u ngjitën 10 pjesëmarrës nën drejtimin e inspektorit të Alpinizmit Luigj Shala. Nëntë vetë nuk u ngjitën për arësye të lodhjes që ndjenin si dhe për arësye të mungesës së guximit që treguan për të kaluar pjesët shkëmbore e me dëborë të ngrirë të itenerarit.
Pas vendosjes së pllakës përkujtimore të bronxtë në majë të Jezerës, alpinistët janë ulur tatëpjetë duke përdorur mënyra rëshqitje nëpër lugje me dëborë. Kështu që u bënë edhe mësime për mënyrat e veprimit në relief me dëborë gjatë udhëtimit. Një alpinist u sëmur në ngjitje e sipër.
Më 9 Korrik në mbrëmje alpinistët u kthyen në Theth. Më 10 Korrik alplinistët arritën në Bogë duke kaluar nëpër Shtegun e Dhenve.
Pjesëmarrësit që u ngjitën në majën e Jezerës:
Luigj Shala, drejtues i veprimtariit; Grigor Perikliu (Elbasani); Dodë Çota (Broj – Kelmend); Halit Hoxha (Dinamo e Shkodrës); Dan Brahimaj (Dinamo e Shkodrës); Ferid Gjinia (Puna e Tiranës); Ramadan Doçi (Spartaku i Tiranës); Sotir Lakuriqi (Spartaku i Tiranës); Kozma Vasili (Puna e Shkodrës); Thoma Mazreku (Puna e Shkodrës); nuk arritën të ngjiten: 2 pjesëmarrës nga Elbasani, 3 pjesëmarrës nga Tirana, 3 pjesëmarrës nga Shkodra, 1 pjesëmarrës nga Lezha.
Në shkëmbin e majës së Jezerës alpinistët vendosën pllakën e bronxit ku shkruhej: ”Lavdi 10 vjetorit të P.P.Sh.” Nga Alpinistët Partizanë të Paqes. Jezerë më 10-08-1951.

Gara Kombëtare në Alpinizëm, 6 Maj 1951.

Pjesëmarrësit mbajnë nga një armë tek ngjiten duke ecur apo vrapuar drejt majës. Marrin pjesë këto grupe sportive : Korça, Berati, Elbasani, Pogradeci, Vlora, Tirana Qytet, Tirana Rreth, U komb. (ndoshta Ushtria Kombëtare?), Shkodra, Përmeti, Partizani, Dinamo, Fieri dhe Kukësi.
Klasifikimi : vendi i parë Korça; vendi i dytë Vlora; vendi i tretë Kukësi.

Veprimtarie lokale:
Në Krujë organizohet një garë alpinistike më 18 Shkurt 1951 ku marin pjesë 9 vetë.
Në Ersekë organizohet një ekskursion e njëherësh një provë shpejtësie në ecje më datën 18 shkurt 1951.
Në Kukës organizohet ngjitja në Gjallicë të Lumës më 26 Gusht 1951. Itenerari : Kukës – Gostil – Shtiqen – Kroj i Pasatit afër staneve – ngjitje në majën e Livadheve – Kroji i Kishës – Kroj Tenzot – Maja e Gjallicës – Kthimi nëpër të njëjtin itenerar.
Pjesëmarrësit : Luigj Shala, qytetarë nga Kukësi dhe fshatarë nga fshatrat përreth. Veprimtaria u organizua me inisjativë të Luigj Shalës i cili ishte në Kukës në kuadrin e veprimtarieve të garave të mundjes.

1952

Ekskursion alpinistik në majën Çuka Partizane.

Ekskursioni u realizua në periudhën nga 22 deri më 24 Shkurt 1952. Veprimtaria ishte e paraparë në kalendarin kombëtar të veprimtarieve dhe në të morën pjesë 36 vetë.
Itenerari: 22 Shkurt, nga rruga automobilistike deri në Nishovë- Novaj ku u organizua fjetja; 23 nisja nga Novaj më 04:10 e ngjitje në Majën Çuka Partizane dhe kthim. U ngjitën të gjithë.
Ndër pjesëmarrësit:
Luigj Shala, udhëheqës, Novaj-dy pjesëmarrës; Borgullas 1 pjesëmarrës; -Dinamo e Beratit 5 pjesëmarrës; Teknikumi i Fiskulturës: Ismet Bellova, Pipi Nati, Zisi Çabeli, Mikail Qipo; -Fieri:Vangjel Kordheshi, Gor Villi; Vlora 4 pjesëmarrës; Korça 5 pjesëmarrës; Gjirokastra, 2 pjesëmarrës; -Përmeti 2 pjesëmarrës; -Berati: Petraq Kuli, Vanngjel Mëlëngu dhe tre pjesëmarrës të tjerë; -Lushnja, 3 pjesëmarrës.

Ekskursion Alpinistik në Liqenet e Lurës

Kjo veprimtari ishte e paraparë në kalendarin kombëtar sportive dhe u krye në periudhën nga 22 deri më 24 Shkurt të vitit 1952. Në të morën pjesë 21 vetë.
Itenerari: 22 Shkurt nga Peshkopia në Leshgji; 23 Shkurt Leshgji – Arras deri në zonën e Liqenit të Madh e kthim. Liqeni ishte shumë i ngrirë e me mbi 1.5 metra dëborë. Nuk arritën të ngjiten në Kurorë të Lurës për arësye të dëborës, ngricës dhe mungesës së paisjeve në veshje. Grupi i pjesëmarrësve i nisur nga Burreli ka udhëtur nëpër itenerarin: Burrel – Marukëll – Lurë e kthim.
Pjesëmarrësit:
Skënder Bardhi, Komiteti i Kulturës Fizike e Sporteve; Tirana Qytet: Dhori Hanxhari, Elez Maha, Ferid Gjinija, Enver Shabani; Tirana Rreth: Hasan Rama, Daut Dervishi, Ali Dervishi; Kruja 3 pjesëmarrës; Peshkopia 6 pjesëmarrës; Burreli 6 pjesëmarrës.

Ekskursion Alpinistik në Paping (Nëmërçkë) i Shoqatës Puna

Kjo veprimtari u realizua në periudhën 22 Mars deri më 24 Mars 1952. Pjesëmarrësit: Puna e Tiranës: Dhori Hanxhari, Elez Maha, Enver Shabani, Ferid Gjinia; Lushnja 2 pjesëmarrës por njëri u kthye; Kuçova 1 pjesëmarrës; -Kruja 1 pjesëmarrës; -Korça 3 pjesëmarrës por një u kthye; -Vlora 2 pjesëmarrës; Durrësi 2 pjesëmarrës; -Gjirokastra 4 pjesëmarrës; -Elbasani: Ligor Perikliu dhe një pjesëmarrës tjetër; -Përmeti 2 pjesëmarrës; Fieri: Namik Hysa, Mit Dhima; Fshati Poliçan 1 pjesëmarrës; si edhe 2 kufitarë.
I deleguar i Komitetit të Kulturës Fizike e Sporteve, Mjeshtri i Sportit Luigj Shala. Pjesëmarrësit më 23 Mars në mëngjes u nisën nga Gjirokastra dhe arritën në Suk të Poliçanit. Fjetja u organizua në Skore. Ngjitja, nga Skorë në Paping. Pranë majës Luigj Shala dhe dy Gjirokastritë kanë hapur gjurmë në dëborë. Grupi ishte i dobët dhe u deshtën 6 orë për të arritur majën. Në majë ngjitësit kanë ngritur flamurin dhe Dhori Hanxhari e Luigj Shala kanë mbajtur fjalë të rastit.

Ekskursion Alpinistik në malin e Çikës nga Shoqata Spartaku

Veprimtaria u organizua nga 20 deri më 22 Prill 1952. Pjesëmarrësit: Spartaku i Tiranës: Avni Zajmi, Skënder Shehu, Hysni Deliu (ky u ndal në majën e parë të malit); Gjirokastra 3 pjesëmarrës; -Delvina 3 pjesëmarrës; -Fieri:Tafil Grëmi, Mahmud Sefa, Arif Beqiri; -Kavaja 3 pjesëmarrës (njëri u ndal në majën e Qores); -Korça 3 pjesëmarrës (njëri u ndal në Dukat); Pogradeci 3 pjesëmarrës nga të cilët 2 nuk u ngjitën; -Durrësi 3 pjesëmarrës nga të cilët dy nuk u ngjitën; Berati 3 pjesëmarrës nga të cilët 1 nuk u ngjit; -Vlora 3 pjesëmarrës nga të cilët 2 nuk u ngjitën.
Udhëheqës i veprimtarisë ishte Luigj Shala. Më datë 20 Prill lëvizën nga Vlora në Dukat; më 21 Prill nga Dukati në Qafë Llogora – Maja e Çikës – Dukat; më 22 Prill nga Dukati në Vlorë.

I pari ekskursion alpinistik i të rinjve

I pari ekskursion alpinistik i të rinjve u realizua nga 9 Korrik deri më 12 Korrik 1952. Itenerari: 9 Korrik, Elbasan – Labinot i Sipërm; 10 Korrik, Livadhet e Teqesë – Kaptinë e Martaneshit; 11 Korrik, Kaptinë e Martaneshit e kthim nga Biza në Shëngjergj; 12 Korrik, Shkalla e Priskës – Hidrocentrali i Surrelit – Tiranë.
Pjesëmarrësit: Luigj Shala udhëheqës, -Tirana: Avni Zajmi, Guxim Hamzaraj, Genc Zajmi, Ahmet Golemi, Sali Sulejmani, -Tirana Rreth: Vehbi Dervishi, Jakup Dervishi, Abdulla Sadiku, Ismail Hysa, Ibrahim Aliu; -Korça, 3 pjesëmarrës; -Shkodra 3 pjesëmarrës.

I pari ekskursiojno alpinistik për femrat.

Kjo veprimtari u organizua në Korçë prej datës 14 Gusht deri më datë 17 Gusht 1952. Itenerari: 14 Gusht, Korçë – Vithkuq, 15 Gusht, Vithkuq – Shtyllë (tek vendi i formimit të Brigadës së Parë partizane ku marshuesit morën pjesë në festimin e 9 vjetorit të krijimit të kësaj Brigade); 16 Gusht, Stratobërdhë – Katund – Sharë – Selenicë e Pishës – Lubonjë – Bellovodë; 17 Gusht, Pulahë – Qatrom – Korçë.
Pjesëmarrëset: Tirana, Shpresa Kodra, Lavdie Çaushi, Pranvera Seseri, Dafina Zoto; -Korça, 6 pjesëmarrëse; -Gjirokastra, 2 pjesëmarrëse; -Berati, 4 pjesëmarrëse; -Elbasani, 2 pjesëmarrëse. Përgjegjës e drejtues të veprimtarisë: Luigj Shala nga K.K.F e Sporteve dhe Raqi Mandi nga Korça.

Kampionati kombëtar i Alpinizmit, 1952.

Ky kampionat u zhvillua nga 21 Qershor deri më 27 Qershor 1952. Itenerari i garës: Bogë – Kolgecaj. Itenerari: 21 Qershor, Shkodër – Kolgecaj me autobus; 22 Qershor, Kolgecaj – Qafa e Koliqit – Mbi Mulaj – Shtegu i Dashit e fjetje në brezin pyjor mbi shteg; 23 Qershor, ngjitje në rëzë të Majës së Paqes; zhvillimi i garës dhe zbritje brënda po asaj dite nëpër shteg të Dragobisë dhe fjetje në Dragobi; 24 Qershor, garë shpejtësie: ngjitje malore nga lumi i Valbonës deri tek Shpella e Dragobisë; 25 Qershor, kthim në Valbonë – Ragam – Qafë Valbonë – Theth; 26 Qershor, ngjitje deri në afërsi të Shtegut të Dhenve duke filluar prej aty garën rezistente deri në Bogë. Pjesëmarrësit janë klasifikuar në vendet nga i pari deri tek i gjashti.
Ngjitja në Majën e Paqes me udhëheqës Luigj Shala: Puna e Tiranës me, Ferid Gjeniu, Muharrem Hoxha, Zejnulla Strazimiri, Bashkim Lubonja, përgjegjes ekipi, Elmaz Maha; Spartaku i Tiranës, përgjegjës Dhimosten Adam dhe anëtarë, Xhavit Xhikani, Llazi Qirjaqi, Nikolla Çollaqi, Ali Çaushi, Jorgji Karamita; Dinamo 10 pjesëmarrës; Partizani 10 pjesëmarrës.

1953

Gara Kombëtare në Alpinizëm, 11 Janar 1953.

Veprimtaria u zhvillua më 11 Janar 1953. Klasifikimi: Tirana 33 pikë ; Vlora 19 pikë ; Korça 18 pikë. Nga Tirana morën pjesë: Hasan Rama, Ferid Gjinia, Napolon Shtylla. Duket se si individë duhet të ketë qënë ky klasifikim: 1. Aleks Ruci, Vlora ; 2. Tomor Lenja, Korçë; 3. Andrea Berberi, Korçë; Ferid Gjinia, Tiranë, etj.

1954

Gara Kombëtare në Alpinizëm, 11 Janar 1954

Pjesëmarrja: Tirana, Korça, Elbasani, Dibra, Berati, Durrësi, Gjirokastra, Kruja.
Moti është i mirë. Qyteti i Tiranës ka 15 centimetra dëborë. Ora e nisjes 09:05. I pari mbërrin Hasan Rama i Qarkut të Tiranës duke e mbuluar distancën Sheshi Skënderbej – Maja e Malit të Dajtit në 2 orë e 44 minuta, pastaj Ramazan Roshi i Krujës, dy nga Korça, një nga Dibra, një nga Korça, etj. Vendi i parë, Korça me 26 pikë, vendi i dytë, Tirana me 21 pikë, vendi i tretë Dibra me 12 pikë.