Të kujdesurit për natyrën

Dashamirësit e argëtimeve në natyrë gjithnjë duhet të flasin dhe veprojnë me kulturën e një ambjentalisti, kulturë që vlen të bëhet pjesë e qytetarisë të sejcilit argëtues.

Bukuria e pamjeve të natyrës shpesh është aq joshëse sa njerëzit “fusin duart në të” në mënyrë të gabuar dhe ndikojnë në çbërjen e saj. Pasoja e parë: mjedisit të prekur nga njeriu i bie natyrëshmëria. Në përgjithësi ne, banorë të natyrës dhe dashamirës e vizitorë të saj po e konsumojmë atë hera-herës në një shkallë alarmuese duke e përdorur dhe duke e ndryshuar atë sipas mënyrës sonë.

Malet nuk egzistojnë për zbavitjen tonë. Ato as nuk na detyrohen për gjë e as nuk kërkojnë gjë prej nesh. Ndërkohë që ne si soditës të natyrës udhëtojmë nëpër të, për këtë privilegj, detyrimi ynë minimal është që ta lëmë atë n’atë gjendje që e gjejmë, pa shenja të qënies sonë atje. Ne duhet t’i studjojmë vendet ku kalojmë dhe të bëhemi të ndjeshëm ndaj cënueshmërisë së tyre. Duke patur parasysh lëndueshmërinë e natyrës duhet të kampojmë, ngjitemi a lehtojmë në mënyra të cilat e minimizojnë ndikimin tonë mbi të.

Privilegjegjet e kënaqësive në male sjellin tek ne përgjegjësinë për të ndihmuar që të ruajmë këtë mjedis që e dashurojmë. Në mungesë të legjislacioneve të nevojshme, ne që jemi më të dhënë ndaj natyrës, duhet të udhëhiqemi nga motivi: “T’i kënaqemi natyrës dhe të largohemi nga ajo pa lënë gjurmë të qënies sonë atje.”

Sot faktet e jetesës gjatë ngjitjeve dhe qëndrimit ndër male në shumë vende të botës së qytetëruar përfshijnë sisteme lejimi të cilat kufizojnë hyrjen në zona të thella, me pastbloqe e ndalime apo kufizime për veprimtari të caktuara, projekte restauruese mjedisore, kujdesje legjislative dhe rregulla në rast ndeshje të grupeve të interesave që konkurojnë. Le t’i kemi parasysh gjithnjë këto realitete e të kontribojmë pozitivisht me dijet tona lidhur me këto tema!

Ndërkohë që ne nuk kemi një legjislacion të plotë që të kujdeset për natyrën, na duhet jo vetëm që të shkelim me kujdes ndër male apo natyrë, por është njëherësh koha të ngremë zërin për mbështetje të mbrojtjes e ruajtjes së natyrës dhe përdorimin e kujdesëshëm të hapsirave të virgjëra. Si ngjitës malesh apo argëtues në to, ne duhet të jemi mbrojtës veprues të natyrës nëse duam që edhe pasardhësit tanë të jenë në gjendje t’i kënaqen asaj që ne sot e mendojmë se na është e dhënë.
Dashamirësi dhe ruajtësi i natyrës, shbat