Hasja me njerëz dhe hasja me egërsirat

Kur ngjitësit malorë ndeshin njëri tjetrin sejcili grup ndjen gëzim që të përshëndetet me tjetrin, ndoshta të bisedojë shkurtazi dhe të vazhdojë më tej. Radiot personale, manjetofonët, etj, janë shqetësues për të tjerët dhe shpesh janë jo të mirëpritura në natyrën e lirë, andaj ato mundet të përdoren vetëm duke ulur volumin në minimum.
Kur ndesheni me kafshë të egra në rrugën tuaj, lëvizni ngadalë dhe u jipni atyre mjaft kohë që të lëvizin/largohen tutje. Mundohuni të lëvizni në pjesën teposhtë shpatit ngase ato si rregull për tu larguar drejtohen përpjetë shpatit. Një kafshë që nxiton ngaqë është ndeshur me një kalimtar në largësi të afërt me të, rrezikohet të stresohet ose të dëmtohet/plagoset në ngutje e sipër. Shumë prej tyre në kësi rastesh mundet të detyrohen të lënë shtëpinë/strofkullën e të kalojnë në një më të keqe me kushte më të disfavorëshme.
Në zonat me arinj, rrini larg hapsirës së tyre personale. Mundohuni të mos u dilni përpara papritmas. Nëse u afroheni shumë arinjve të zinj, ata për tu larguar nga ju mundet të ngjisin një pemë, porse ata edhe mundet të sulmojnë veçanërisht kur janë pranë me të vegjlit e tyre. Arinjtë e kaftë, janë më të mundëshëm tu sulmojnë. Nëse ndesheni direkt me një ari, mos vraponi; kjo me siguri do ta bëjë ariun që tu sulmojë. Mjaft arinj kurrë nuk sulmojnë nëse grupi është me të paktën katër vetë. Pra, në një zonë me arinj është mënçuri të lëvizni me grupe katërshe ose më të mëdha.

Kafshët dhe ushqimi
Arinjtë kanë nuhatje shumë të mirë andaj në fushim guzhina tuaj dhe vendi i ushqimeve duhet të jenë mbi 35 m lagr, në drejtim te erës, nga tenda tuaj në zonat ku dihet se ka arinj. I mbani të lara enët mbas ngrënies, i digjni ose i izoloni mirë mbetjet e peshkut e mishit, artikujt e përdorur higjenik, e gjithshka me aromë tërheqëse për arinjtë.
Arinjtë dhe minjtë do të shqyejnë çdo qese ose mbajtëse të zakonshme ku keni vendosur ushqime ose artikuj të përmendur ma sipër. Ja vlen të varni ushqimet në një gjalmë/litar në lartësi që nuk arrihet nga ariu dhe me dy disqe me diametër 25-30 cm në dy skajet e nderjes se tij që të pengojnë kalimin e minjve nëpër te. Ushqimet duhet të jenë të varura në një zonë që është 1.5 m larg trungut të pemës dhe 4 m lart nga toka.

Disa këshilla:
– Çdo artikull ushqimor e ndani në të paktën dy pjesë dhe i vendosni pjesët në dy vende të ndryshme. Nëse kafshët u dënmtojnë a marin njërën, ju do keni mundësi të përdorni tjetrën.
– E vendosni guzhinën dhe magazinimin e ushqimeve larg tendës tuaj. Në të kundërt kafshët mundet tu “trokasin” natën në tendë për ushqim, përfshirë qentë.
– I paketoni ushqimet në mbajtëse të pa hapëshme a të shqyeshme nga egërsirat.
– Kurrë mos i ushqeni kafshët a shpendët e egra.
– Kurrë mos fshihni ushqim në natyrë, por e mbani të varur dhe të paketuar mirë (që të mos e lëshojë aromën që ka) në dy vende të ndryshme.

shbat