Maj 2016

Pamja nga 2100m ishte fantastike. Dhe pasi hëngrem disa u ulem për muhabet, disa këndonin, i bienin gitares etj. Erdhi ora 22 dhe gjeneratori u fik. Ramë të flejm ashtu grup 12 persona në një dhomë me krevate marinare. Ora 6 ishte zgjimi. Sapo kishte filluar të agonte. Mbeta pa fryme. Përpara meje një pamje tjetër pasi erdhëm me natë. Dukeshe deti, dielli që po kapërcente vijën bregdetare dhe shokët që po bëheshin gati për sulmin e rradhës. Kemi kohë të mrekulluesh, 800m lartësi dhe rreth 3km rrugë. E bëra për 2 orë dhe arritëm si grup majën Mykikas, më të lartën, 2917m. Por 100m e fundit aty rash në dashuri me malin. Për në majë nuk ishtë më ecje por ngjitje, kacavjerrje mbi shkëmbij të thepisur. Bukuria skishte fund, frika na pushtonte por gjithçka ishte e parapërgatitur me shënime nëpër gurë ku të vendose duart dhe këmbët. Në fund pasi bëmë foton grup, të gjithë sëbashku, u kthyhem avash avash për tek makinat. Dhe pastaj nëpër shtëpijat tona 110m mbi nivelin e detit.

Besoj, mendoj dhe dhëshiroj që duhet bërë dhe njëherë kur të ketë borë Mali i Olimpit, ose një nga shtigjet e tjera. Nga, Elvis Ponari