Korrik 2016

a. Në Kanionin e Gjipesë u organizua nga FSHALTM veprimtaria e kacavarjes shkëmbore. Në këtë veprimtari nga shoqata jonë morrën pjesë Bledi Preza, Ervin Dervishi, Marlen Malaj dhe Erget Kabaj.
b. Nga ana e shoqatës u organizua veprimtaria e Jezerës. Një grup u ngjit në Qafë Pejë dhe kaloi natën tek Sheu i Bardhë. Të nesërmen grupi vizitoi Liqenet në rëzë të malit të Kokërhakes, e prej aty kaloi tek Liqeni i Geshtares.
c. Një grup i dytë e kaloi natën në Theth. Ky grup vizitoi Kataraktin dhe Syrin e Kaltër.