Tetor 2016
Aktivitete
– Pjesëmarrje në Protestën Paqësore të organizuar në fshatin Valbonë.
– Ngjitje në malin e Boshit nga fshati Valbonë.
– Ngjitje në malin e Rabës së Ducajve, me pikënisje fshatin Ducaj (malësi e Madhe)
HOMAZH – Gilman Bakalli
I ndjeri Gilman Bakalli ishte mik i Shoqatës sonë. Më datë 8 tetor, ai ndërroi jetë nga një leuçemi akute. Ne, e shumëkush u tronditëm tek mësuam për këtë humbje. Gilmani ishte njeri me kaq shumë vlera, dhe ishte aq shumë i lidhur me jetën familjare e sociale, sa është e vështirë të besosh se ai nuk është më me ne.
E shkuara e tij do të jetë përgjithmonë një model dhe kujtim i mrekullueshëm për të gjithë ata që jetuan me të dhe për ata që e njohën. Fotografitë në këtë kronikë janë një prekje e ëmbël e kujtimeve që kaluam në natyrë me të dhe me bashkëshorten e tij, Irena.
Bashkëshortes së tij Irena, vajzave Nanci dhe Debora , si dhe të afërmve të tij u shprehim ngushëllimet tona!
Teodor Çuçi, Faik Kohila, Lavdosh Celibashi, Aleksandër Bojaxhi