Janar 2017

Më 13 janar u organizua një seancë stërvitore në zonën e Qafë Priskës. Në stërvitje u trajtuan elementë të përdorimit të kazmës alpine në terren me borë dhe akull. Pas stërvitjes u organizua ngjitja në majën e Priskës (1.361 m).

01 Priska

Më 21 dhe 22 janar u organizua ngjitja e majës së Hekurave ( njëri grup) dhe shëtitje në luginën e Valbonës (grupi tjetër). Grupi që synoi majën arriti deri në lartësinë 2.385 m. Për arësye të borës shumë të shkrifët (në luginë, në mëngjesin e datës 22 temperatura shënonte – 15 ͦ C) grupi u kthye pas 16 orë përpjekjesh.

02 Hekurat

Më 29 janar anëtarët e shoqatës sonë u ngjitën në majën e Mëcekut të Shën Mërisë (1.848 m). Pjesëmarrësit patën rastin të përdorin njohuritë e marra lidhur me përdorimin e kazmës alpine si dhe të përjetojnë dobinë e ecjes me kthetra në terren me borë të ngrirë dhe akull.

03 Ne majen e Mencekut