Prill 2017
Më datën 9 Prill grupi arriti në Hidrocentralin e Tervolit prej ku filloi shëtitjen në shtratin e Kanionit të Holtës. Udhëtimi nëpër kanion u ndërpre nga më e shumta e grupit në momentin që duhej të notohej për të vazhduar më tej. Porse Bledi Preza notoi dhe pati kënaqësinë të sodiste kanionin edhe për rreth 10 apo 15 minuta të tjera.
Në vazhdim të veprimtarisë së kësaj dite grupi udhëtoi për tek Ujavarat e Sotirës. Pamjet e ujvarave përcillnin realitetin e një pranvere relativisht të thatë.
——————————————————————————————————————————-
Më 29 Prill pesë anëtarë të shoqatës sonë udhëtuan për në qytetin e Strugës ku kaluan një natë të gëzuar me bjeshkatarë e alpinistë nga Maqedonia, Kosova, Shqipëria, etj. Arësyeja e këtij tubimi ishte krijimi i Shoqatës së Bjeshkatarëve dhe Alpinistëve të qytetit të Strugës.
Të nesërmen pjesëmarrësit u ngjitën në majën e Jabllanicës me pikënisje nga fshati Bjelicë.