Shtator 2017
U realizuan 3 aktivitete:
1. Ngjitje në majat Ali (2.417 m) e Popllukë (2.569 m) me nisje nga Valbona.
2. Pjesëmarrje në veprimtarinë Gërmia 2017 në Prishtinë.
3. Kalimi me fjetje në Shteg: Qafë Thore – Shtegu i Dhenve – Theth
Mbrëmje tek Lugu i Valit
Ngjitje drejt Majës së Alisë
Pamje e korridorit të Alisë (fragment nga Maja e Popllukës)
Maja e Popllukës (2.569 m)
Lajm i pakëndshëm
Në agim të datës 22 Shtator ndërroi jetë Andon Tapia.
Andon Tapia ishte kuadër i edukimit fizik që studioi dhe u përgatit në ish Republikën e Çekosllovakisë gjatë viteve 50-të. Punoi si mësues I edukimit fizik në Korçë, në Universitetin e Tiranës dhe në Durrës. Gjatë viteve 70-të ka qenë Sekretar i Federatës së Alpinizmit.
Ka dhënë kontribut si alpinist pranë Klubit Sportiv Stdenti dhe si trajner në sistemin e ekipeve zinxhir të alpinizmit në Klubin e Tiranës.
Andon Tapia la pas gruan, dy djem dhe vajzën, nipa e mbesa dhe shumë të dashur të tjerë.
Pa dyshim që Andon Tapia do të kujtohet me respekt nga shumë alpinistë si instruktor dhe si trajner i tyre si dhe si anëtar i shumë ekipeve alpinistike me të cilët ai u ngjitej maleve.
I përhershëm qoftë kujtimi I tij!
SHBA Tirana
Alpinistë të viteve 50′ – 60′ (lart djathtas)
Me A. Bojaxhi