Tetor 2017
- Më datë 1 tetor u realizua ngjitja në majën e Brijasit (2.567 m). Kjo ngjitje u krye në kuadrin e njohjes së itenerarit të mundëshëm për tu realizuar gjatë sezonit të pritshëm dimëror. Njëherësh, nga një grup i dytë, u organizuan vajtje në pika të ndryshme të luginës së Valbonës si dhe në lagjen Kukaj.
Gjatë zbritjes nga Maja e Brijasit
2. Më datën 8 tetor u përsërit rikonicioni i Unazës së Priskës. Ky rikonicion do të përsëritet në mënyrë që të përcaktojmë sa më mirë shtegun fillestar (dy kilometrat e fillimit) para se të organizojmë krosin pranveror 2018 nëpër këtë unazë.
Grafiku i unazes
Fragment nga unaza
3. Më datë 11 tetor Kryesia e Shoqatës shpalli fillimin e “Lëvija Majat mbi 2500”. Kjo lëvizje synon që anëtarët e shoqatës të njihen dhe të ngjiten edhe në male të vendit tonë që kanë lartësinë mbi 2500 metra nga niveli i detit. Janë mbi 17 male të vendit tonë nga maja e të cilave vështrimi ynë në natyrën përreth “flututron” nga lartësia 2500 metra, ose më shumë, mbi nivelin e detit. Ne kemi anëtarë të cilët i kanë ngjitur disa nga këto maja, si në stinën e dimrit ashtu edhe në atë të verës. Përvoja e tyre do jetë një mbështetje e mirë për ata që do të fillojnë nga e para. Për hollësi të ngjitjeve në sejcilën majë, arritje të anëtarëve tanë në këtë lëvizje, etj., së shpejti do na ndihmojë faqja jonë në rrjet: www.shbat.org
4. Më datë 22 tetor, së bashku me anëtarë te shoqatës simotër korçare, u organizua ngjitje në majën veriore (2030 m) të malit të Gramosit me nisje nga fshati Nikolicë. Pylli nga fshati Dardhë e deri në lartësitë mbi 1600 metra si dhe panorama nga kreshta e Gramozit dhe maja e ngjitur ishin mbresëlënëse.
Maja e Gramozit
5. Më datë 27 tetor në garën e organizuar në murin e kacavarjes (Kampionati Kombëtar i Kacavarjes) anëtari i shoqatës sonë Ergert Kabaj zuri vendin e dytë dhe u nderua me diplomë dhe kupë. Shpresojmë që Ergerti si dhe anëtarët e tjerë të shoqatës sonë të stërvitur në kacavarje të jenë aktivë në ndërmarrjen e kacavarjeve të organizuara nga vetë shoqata.
Ergi ne kacavarje