Nentor 2017
Nëntor 2017
Aktivitet 1
Në datën 5 nëntor një grup anëtarësh të shoqatës sonë morrën pjesë në veprimtarinë e organizuar nga Shoqata AST Elbasan. Në këtë veprimtari ndërkombëtare anëtarët e shoqatës sonë udhëtuan nëpër Via Egnatia pasi kaluan Urën me Kamare, si dhe u ngjitën në malin Polis.
Aktivitet 2
Në 25 dhe 26 nëntor u organizua një vizitë në qytetin antik Bylis. Më pas u vizituan fshatra të krahinës së Kurveleshit: Lekdush, Progonat dhe Nivicë. Kanioni i Nivicës ishte një bukuri natyrore e cila ja vlen të vizitohet e të udhëtohet nëpër të gjatë stinës së ngrohtë. Në mbyllje të veprimtarisë pjesëmarrësit vizituan qendrën e qytetit të Tepelenës, kështjellën atje, si dhe urën e varur mbi lumin Vjosa në periferi të qytetit.
Amfiteatri Bylis
Ujesjellesi Ali Pasha
Ujvara e Nivices