Dhjetor 2017
Gjatë muajit dhjetor, duke filluar nga data 2, u organizuan tre protesta nën slloganin MOS MA PREK VALBONËN.
Në të tre këto protesta morrën pjesë edhe anëtarë të shoqatës sonë.
Protestat filluan me grumbullim të pjesëmarrësve tek Monumenti i Pavarsisë në Parkun Rinia nga ku, në dy prej tyre, pjesëmarrësit ju drejtuan Kryeministrisë. Aty, folës të ndryshëm shprehën indinjatë për
masakrën që i bëhet natyrës së Valbonës, ndërtimeve në Parqet e tjera Kombëtare të vendit tonë, si edhe lumejve, e mjediseve ku ata kalojnë, të ndërmendura për HEC-e.
Njëra nga protestat, ajo e datës 9 dhjetor, e lëvizi masën e pjesëmarrësve para Ministrisë së Energjitikës dhe më pas në Sheshin Skënderbe, para Monumentit të Heroit tonë Kombëtar.
Protestat do të vazhdojnë edhe gjatë vitit 2018. Ftoheni të merrni pjesë në këto protesta duke sjellë atje edhe të afërmit dhe miqtë tuaj dashamirës e mbrojtës të natyrës.