Mars 2018

Në datat 9, 10 dhe 11 mars në qytetin Bajram Curri Shoqata Toka (The Organization to Conserve Albanian Alps) organizoi aktivitetin me temë:
“Bashkëbisedim dhe Informim në Një Shoqëri Demokratike”

Ishte ky një diskutimin publik për sfidat, mundësitë dhe rreziqet për zhvillimet e mundëshme në zonën e Tropojës (Malësisë së Gjakovës).

Në këtë veprimtari morën pjesë:
• Ekspertë nga fusha të ndryshme (ligjor, mjedisor, turistik, shoqëria civile, etj).
• Pjesëtarë nga Komuniteti Diplomatik në Shqipëri, duke përfshirë Ambasadorin e SHBA në Tiranë Zotin Donald Lu, udhëheqësin e misionit të Kombeve të Bashkuara në vendin tonë Z. Brian Williams, si dhe udhëheqësin e misionit të OSCE në vendin tonë z. Bernd Borchardt.
• Përfaqësues nga Ministritë e Energjisë e Infrastrukturës si dhe të Turizmit dhe Mjedisit.
• Banorë të zonës e kryesisht të fshatrave Dragobi e Valbonë.
• Individë nga qytete të ndryshme të vendit tonë.
Takimin e udhëhoqi bindja dhe vendosmëria e shumicës së banorëve të Luginës së Valbonës se Tropoja është një nga regjionet më të vlefshme dhe njëherësh të paprekura të Shqipërisë për zhvillim, por të cënuara, veçanërisht për ndërtimin e pastudjuar të HEC-eve. Ne, banorët e luginës, kemi të drejtë të vendosim së bashku se si duhet të ndodhë ky zhvillim për të mirën e të gjithë qytetarëve të luginës.

01 DebatiNga argumentimi shkencor për dëmtimin e ekosistemit në Valbonë

U bënë vite që protestat e banorëve kundër ndërtimit të HEC-eve (Kompania GENER 2 tashmë ka realizuar rreth 70% të punimeve për HEC-et e saj në këtë luginë), por instancat të cilave u takon të merren me këto ndërtime po heshtin.
Nëse do të rikujtojmë protestat e shumta si dhe ballafaqimet publike të derisotme, konflikti pak a shumë ka këtë renditje (meqë të gjitha forcat politike dhe qeveritë e këtyre nëntë viteve të fundit kanë acaruar gjendjen, për t’ju larguar nuancave partiake do përdoret termi “shteti”):
– Shteti kur shpalli ndërtimin e 500 HEC-eve nuk kishte kryer një studim mjedisor për ndikimin që do të kishin këto vepra industriale në mjedis.
– Pasi morrën apo fituan tenderat, kompanitë fituese bënë vlerësime korruptive për ndikimin e HEC-eve në mjedis dhe i hapën rrugën vetes për ndërtimin e tyre.
– Në më të shumtën e rasteve projektet e HEC-eve u kryen pa dijeninë e banorëve të zonës (me raste projektet u kryen duke u a fshehur ato banorëve të zonës).
– Kopmpanitë fituese të tenderave morrën leje për ndërtimin e HEC-eve edhe në vende që janë të shpallura “Zonë e Mbrojtur”, ndërkohë që shteti nuk u jep banorëve në këto zona leje ndërtimi për shtëpitë apo bizneset e tyre. Pra, cënohet ligji i zonave të mbrojtura vetëm për për të ndërtuar HEC-e ndërkohë që nuk jepen leje për ndërtim banorëve në këto zona!
– Në debatet e mëpërëshme televizive për ndërtimin ose jo të HECE-ve në lumin e Valbonës Kompania GENER 2 nuk ka nxjerrë në debat anëtarë të bordit të saj drejtues, por ka nxjerrë ndërtuesit. Kështu bëri edhe në takimin “Bashkëbisedim dhe Informim në Një Shoqëri Demokratike”, mesazh ky i mirëfilltë i kësaj kompanie për shmangje të ballafaqimit me banorët, në mos, një mesazh për të injoruar banorët e luginës. Në takimin “Bashkëbisedim dhe Informim në Një Shoqëri Demokratike” diskutimet e ndërtuesve mund të përmblidhen me një fjali të vetme: “Kjo masakër mjedisore që ju shikoni sot, u premtojmë se do të mbulohet shumë mirë!”
– Asnjëherë, në asnjë rast, deputetët e mandanteve të ndryshme nuk u shprehën për këtë temë. Po kështu edhe drejtuesit vendorë.

02 DebatiAmbasadori Donald Lu gjatë fjalës së tij

Tek shikon se si shkelet ligji i zonave të mbrojtura për Parkun Kombëtar të Valbonës, tek shikon indiferencën e të zgjedhurve lokalë dhe atyre që na përfaqësojnë në Parlament, tek shikon indiferencën e shoqatave sportive që zhvillojnë veprimtaritë e tyre nëpër male si dhe qëndrimin indiferent të agjensive turistike, etj., lind nevoja të ndërgjegjësojmë këtë popull për të qenë i vetëdijshëm për burimet natyrore që ka si dhe përdorimin e tyre për të përfituar komunitetet dhe kombi ynë dhe jo një grusht individësh. Dhe nëse sot nuk e arrijmë këtë, kemi besim se nesër këtë temë si dhe tema apo raste të tjera të ngjashme do i marrë për shqyrtim drejtësia. Dhe ndoshta do vijë një ditë që këtyre ndërtimeve të padëshiruara dhe të protestuara nga banorët tu hiqet e drejta e shfrytëzimit oligarkëve të HEC-ve dhe këto të kalojnë në pronësi të komuniteteve ku janë ndërtuar me rrugë korruptive.
Aleksandër Bojaxhi, Mjeshtër i Edukimit

Në datën 11 mars, duke shfrytëzuar një dritare me mot të mirë, disa anëtarë të shoqatës sonë bënë një shëtitje në malësinë e Shëngjergjit, Tiranë. Objektivi ishte vajtje në Ujvarën e Shën Pjetrit dhe në qendër të njësisë administrative. Mbresëlënës ishte fakti që ujvara ishte ujëplotë si asnjëherë tjetër.

03 Ujvara04 Ujvara