Prill 2018

Prill 2018

Në kuadrin e lëvizjes “Mbi 2,500” (ngjitja e majave me lartësi mbi 2,500 metra të vendit tonë) ishte parashikuar për muajin Prill ngjitja e majës Shullani i Radomirës – 2,718 m. Shullani i Radomirës është 500 metra më i lartë se fqinji i tij perëndimor Shullani i Perdatit, dhe ngrihet në perëndim të majës së Korabit (2,751), i treti për nga lartësia në Gadishullin e Ballkanit. Masivi malor i Korabit bën pjesë në Vargun Lindor të maleve Shqiptare dhe ka rreth tetë maja me lartësi mbi 2,500 metra në teritorin e kufijve tanë shtetërorë.

Shullani 1

Gjate ngjitjes

Më datën 7 mbasdite 12 anëtarë të shoqatës sonë u nisën për në Radomirë dhe kaluan natën në Hotel Korabi, i cili është ndërtuar në kufirin e dy lagjeve më të sipërme të fshatit: lagjet Surdok dhe Tejzë.

Shullani 2

E djela e datës 8 prill ishte me një mot të mrekullueshëm për të përjetuar kënaqësitë e ngjitjes së malit, panoramat e maleve të mbuluara nga bora, si dhe një moment të rrallë të një tufe me dhi të egra mali që kalonin midis shpateve të majave të Shullanit. Fotot ilustruese flasin më mirë se përshkrimet e mundshme me fjalë.

Shullani 3

Në kuadrin e kualifikimit të anëtarëve tanë me njohuri bazë për lidhjet e litarëve, mënyra të sigurimit dhe vetësigurimit, si dhe kavcavarjes sportive, në palestrën Tirana Rock u organizuan pesë séanca stërvitore nën financimin e shoqatës. Këto séanca u drejtuan nga instruktorët e asaj palestre zotërinjtë Elion Çikopano dhe Enis Shehu në datat 12, 17, 19, 24 dhe 26.

Palestra1

Një seancë e veçantë, seancë në terren shkëmbor, do të organizohet muajin e ardhëshëm në shkëmbejtë e shënuar në Bovillë.

Palestra 2

Pjesëmarrës në këto stërvitje ishin: Ergert Kabaj, Enkeleta Çelaj, Ariol Sollaku, Luan Xhoxhaj, Erik Roshi, Erlin Rudho dhe Lorem Rroço.

Jashtë kalendarit të veprimtarive të SHBA Tirana për muajin prill u organizua në datën 20 ngjitje në majën e Gamtit (819 m) nëpër itenerarin Kurcaj, Shkalla e Zezës maja e Gamtit.

Zeza 1

Në këtë veprimtari interes pati Kanioni i lumit të Zezës (Shkalla/Gryka e Zezës). Ky lumë ka përvijuar një shteg të kaheshëm për të lidhur fshatrat e zonës së Niklës me malsinë dhe qytetin e Burrelit. Urat e vjetra, format e rrelievit të gdhendura ndër shekuj nga ujrat e lumit që e ka zanafillën nga Qafë Shtama dhe Cudhi si dhe pylli i harlisur i zonës së makies ishin elementë të pasur për soditje e shlodhje.

Zeza 2