Qershor 2018

Gjipe 1 deri 3 qershor

Në shkëmbejtë e Kanionit të Gjipesë u zhvillua për gjatë tre ditëve edicioni i katërt i Albanian Climbing Festival. Veprimtaria u organizua nga Rock Tirana Climbing Center, një palestër kjo në kryeqytetin tonë. Këtu të rinjtë kanë mundësi të gjejnë “mjekimin e vetëm kundër gravitetit” si dhe u mundësohet që të mësojnë elementë të alpinizmit në kacavarje, edhe më shumë, apo edhe të marrin pjesë në veprimtari të kacavarjes sportive në natyrë. Më shumë informacion për këtë qendër sportive do të mësoni nëse klikoni në www.rocktirana.com .

01
Për këtë vit Albanian Climbing Festival shënoi edicionin e katërt. Në të morrën pjesë mbi 200 të rinj dhe të reja të grumbulluar aty jo vetëm nga vendi ynë por edhe, më të shumtët, nga vende të ndryshme të botës.

02 Erget Kabaj

Erget Kabaj

Kanioni i Gjipesë u ofron kacavarësve tre zona shkëmbore si dhe shumë itenerarë me shkallë të ndryshme të vështirësisë sportive që janë argëtues dhe sfiduers si për kacavarësit fillestarë ashtu edhe për ata që kanë përvojë të konsiderueshme në këtë lloj veprimtarie.

03

Në këtë festival morri pjesë dhe pati arritjet e tij të suksesëshme edhe një nga anëtarët e shoqatës sonë, Erget Kabaj, i cili na ka siguruar edhe fotografitë që shoqërojnë këto rreshta.

Përsëri Unaza e Malit të Priskës

Ditën e fundit të muajit që lamë pas, maratonisti i njohur i qytetit tonë dhe i vendit tonë, Sotir Qirjaqi, dhe anëtari i shoqatës sonë Aris Roshi, përshkruan unazën e malit të Priskës.

04 Arisi Sotiri Aleksandri

Arisi, Sotiri, Aleksandri

Qëllimi ishte marrja e mendimit të zotit Qirjaqi për vlerën e Unazës së Malit të Priskës nën këndvështrimin e organizimit të një maratone të shkurtër malore për shoqatat alpinistike si dhe më gjërë. Zoti Qirjaqi e mbështeti plotësisht idenë dhe në një të ardhme të afërt do të ulemi me të për të analaizuar detajet e realizimit të kësaj maratone.

Pamje nga unazaPamje nga Unaza

Më datën 17 qershor, në një dritare orësh me mot të mirë në këtë muaj të veçantë me rreshje tejet normalitetit, një pjesë e anëtarëve të shoqatës morrën pjesë dhe përshkruan unazën nën motivin “dalje në natyrë dhe stërvitjes se na mbyti shiu”. Fotot ilustruese janë të kësaj veprimtarie.

07 Disa nga pjesemarresitDisa nga pjesëmarrësit

Tërthorja Perëndimore e Thethit

Tërthorja Perëndimore e Thethit, ose thënë ndryshe Traversa Perëndimore e Thethi (TPT), në kalendarin tonë ishte menduar për tu realizuar në muajin maj, por rrethanat e motit me rreshje të vazhdueshme bënë që kjo ndërmarrje të realizohej në muajin qershor.

08 Ne Q Thore

Në Qafë-Thore

Itenerari i TPT-së filloi në Qafë Thore, prej ku, të gjithë bashkë u nisëm për në Gropat e Portës ku dhe u ndamë me Erikun, Skerdin, Ervinin dhe Gjergjin.

09 Kater Alpinistet

4 Alpinistët

Ky grup prej katër alpinistash pasi u ngjit në qafën e Radohinës, pak më sipër, u ul poshtë dhe kaloi në rrëzë të malit të Rrushkullit e më pas u ngjit në të. Grupi arriti edhe në majën e Shtogut. Alpinistët e kaluan natën në afërsi të “Gropës së Kllogjes” vend ky në Bjeshkët e Namuna ku tradicionalisht barinjtë kanë nxjerrë në kullotë kopetë e dhenve.

Të nesërmen ky grup u ul në Theth nëpërmjet Qafës së Arapit dhe u bashkua me pjesën tjetër të anëtarëve të shoqatës.

Kampimi - Jezera

Kampimi – Kujtim nga blloku i Jezerës

Grupi i dytë nga Gropa e Portës u ngjit në Shtegun e Dhenve prej ku soditi Thethin. Në kthimin për në Qafë Thore ata patën rastin të shikojnë nga sipër tjetërsimin që i është bërë terrenit aty (fotot krahasuese si më poshtë janë të viteve 2008 dhe 2018). Nga punimet të krijohet bindja se në mbyllje të tyre, ndërtuesit do e rigjallërojnë mjedisin e aty dhe ndoshta nga ana vizuale do e bëjnë edhe më të këndëshëm nga sa ka qenë.

Untitled-1 copy

Qafë-Thore

Të nesërmen grupi i dytë vizitoi Kanionin e Grellës, sajtin e gërmimeve arkeologjike në Grunas të vitit 2008 (për më shumë informacion për këtë gërmim, shikoni në faqen tonë – shbat.org – Revista 3 faqe 18-19) si dhe Ujvarën e Thethit.

Xh2

foto ne fund

Kanioni Theth dhe Mali i Shtegut