Korrik 2018

6, 7 dhe 8 korrik

Foto 00Më datën 6 korrik, në resortin RELAX të Grykës së Rugovës u organizua përkujtimi i 90 vjetorit të fillimit të lëvizjes bjeshkatare dhe alpinistike në Kosovë. Gjatë tre ditëve anëtarët e Federatës së Bjeshkatarëve dhe Alpinistëve të Kosovës (FBAK) organizuan veprimtari përkujtimore dhe argëtuese në malet përreth resortit.

Për të nderuar këtë përvjetor, nga ana e Kryesisë së Shoqatës sonë u caktua kryetari ynë, z. Aleksandër për të dërguar një përshëndetje, teksti i së cilës ishte më poshtë:

Të nderuar anëtarë të Federatës së Bjeshkatarëve dhe Alpinistëve të Kosovës!

Të nderuar anëtarë individë të të kësaj Federate!

Urime për përvjetorin tuaj të nëntëdhjetë!

Qofshin kujtimet e gëzuara të së kaluarës tuaj një hyrje për kujtimet e të ardhmes për ju!

Veprimtaritë tuaja në natyrë, qoftë të individëve, qoftë të shoqatave, të kombinuara me tema sociale, shëndetësore, etj., janë realizime të admiruara jo vetëm nga shoqëritë bjeshkatare e alpinistike por edhe nga shoqëria qytetare e mbarë trevave shqiptare!

Veprimtaritë dhe aritjet e individëve tuaj në majat e Himalajeve, në majat e lëvizjes “7 Majat” si dhe në zona të tjera malore brënda e jashtë Alpeve Shqiptare janë frymëzuese për gjithë lëvizjen mbarë shqiptare të bjeshkatarisë dhe alpinizmit.

Realizimi i ngjitjes së pullazit të botës, Everestit, është një vlerë që besoj se do mbetet në panteonin e arritjeve tuaja!

Fjalët më të mira që do përcillja në këtë përvjetor të FBAK-ut do të ishin të pamjaftueshme për të shprehur kënaqësitë që anëtarë të ndryshëm të shoqatës sonë kanë përjetuar nën shoqërinë e anëtarëve tuaj gjatë pjesëmarrjes në veprimtaritë që keni organizuar dhe na keni ftuar. Qofshim bashkë në sa më shumë veprimtari në të ardhmen tonë të përbashkët!

Ju përshëndes në emër të Shoqatës Bjeshkatarë dhe Alpinistë Tirana!

Kryetari

Aleksandër Bojaxhi                                                                                                   Tiranë, më 6 korrik 2018

 

21 dhe 22 korrik

Më datën 21 korrik anëtarët e shoqatës sonë, në kuadrin e ditës së malit të Jezerës, ju drejtuan Thethit. Gjatë udhëtimit pjesëmarrësit ndaluan në Qafë Thore, prej ku ju drejtuan majave Binjake (Mark e Zagorë) për të mësuar shtegun lindor për ngjitje në majën e Radohinës.

Foto 1-3

Grupi i Jezerës dhe pamje nga lartësitë

Më tej pjesëmarrësit u ndalën në ujvarën Shursheli dhe më pas qendrës së fshatit Theth.

Foto 04 Ujvara

Ujvara Shursheli

Pas një pushimi të shkurtër pjesëmarrësit ju drejtun pjesës veriore të luginës dhe ngritën kampin për të kaluar natën tek Kroi i Shtrazës.

Foto 6-7

Pamje nga fushimi

Të nesërmen në ora 5 të mëngjesit nëntë anëtarë ju drejtuan majës së Jezerës nëpërmjet itenerarit nga Gropat e Bukura. Grupi i parë i ngjitësve arriti majën pak para orës 10 a.m.  Të nëntë anëtarë arritën të ngjiten në majë (2.694 m) dhe të kthehen në kampin e nisjes shëndosheë e mirë.

Drejt Jezeres

Gjatë ngjitjes dhe në majë

Përgëzime, Anës, Aulonës, Evës, Erikut, Asimit, Olsit, Nebiut, Skerdit, dhe Gjergjit.

Foto 10-11

Blloku në majë dhe gjatë zbritjes

shbat