Gusht 2018

Veprimtaria në Kanionin e Holtës u organizua ditën e diel më datë 12 korrik. Nisja nga Tirana në ora 08:30 na mundësoi një trafik të qetë. I gjithë grupi prej 10 vetë u sistemua në dy fuoristrada.

01

Ndalesa jonë e parë u bë pa marrë rrugën për në fshatin Drizë, në hapsirën e parkimit të menduar për të soditur basenin ujëmbledhës të digës së HEC-it të Banjës. Rruga automobilistike e rinovuar nga ndërtuesit e HEC-it si dhe baseni të bëjnë të ndjesh kënaqësi teksa udhëton e sodit për disa kilometra…

02

Kanioni i Holtës duket se ka fituar popullaritet. Për këtë të bind numri i madh i vizitorëve që takuam rrugës, të cilët kishin pajtuar axhensi të ndryshme turistike për të realizuar shëtitjen nëpër të.

Ne udhëtuam rreth 90 minuta nëpër kanion dhe pas kësaj vendosëm që të kthehemi. Pamjet aty janë madhështore: të mahnit çarja gjigande që i ka bërë uji masivit shkëmbor duke e grryer atë në forma nga më të habitshmet.

03

Rrugës së kthimit, brënda në kanion, një burim termal që me pak ndërhyrje nga dora e njeriut është “futur” në një vaskë, na dha mundësi për një banjë të ngrohtë dhe shplodhëse.

burimi termal

Të njejtën mundësi për banjë ta jep edhe një pishinë modeste që ka ndërtuar një banor shumë pranë HEC-it të Tervolit, i cili të mundëson njëherësh notim, kafe, ushqim e pije të ndryshme.

Në kthim, duke ecur rreth 1 km në drejtim të qytetit të Gramshit, u ndalëm tek restorant “Lundra” ku na u shërbye ushqim fshati në buzë të ujit të basenit të Banjës.

25 dhe 26 gusht

06

Entuziasmi i pjesëmarrësve në veprimtarinë e Kanionit të Holtës solli propozimin që, për këtë muaj të shkojmë edhe në Kanionin e Osumit, ndonëse shoqata jonë gjatë katër viteve të fundit ka organizuar me sukses tre vajtje atje.

07

Propozimi që doli kur ne ishim ende brënda në Kanionin e Holtës, caktoi edhe datën: të shkojmë atje fundjavën e fundit të këtij muaji. Kështu që më datë 25 u nisëm për të fshatin Therepel, ku si pritës e mori përsipër të na bëhet banori i atij fshati e njëherësh anëtar i shoqatës sonë dhe drejtori i shkollës aty Z. Donald Dervishi (Therepeli).

08

Pasi soditëm punimet e TAP-it që kalojnë nëpër këtë fshat, mbrëmjen dhe natën e kaluam në kushte shumë të mira në teqenë aty. Mëngjesi na mundësoi të sodisim panorama të mrekullueshme në të dy anët e lumit të Osumit.

09

Në orën tetë të gjithë pjesëmarrësit u takuam në Çorovodë dhe udhëtuam për tek vendi ku futesh në kanion. Sigurisht, fillimisht ndalëm tek Gjurma Abas Ali si edhe tek Vrima e Nuses, vende këto ku tregohen legjenda të këndëshme për t’i dëgjuar. Fotografitë ilustrojnë udhëtimin tonë nëpër kanion.

10

shbat