Shtator 2018

Mali i Tomorit është vend i shenjtë dhe gojëdhanë. Tomori është një vargmal me drejtim nga veri-perëndimi në jug-lindje që shtrihet në krahinat e Beratit e të Skraparit, ku hyn edhe, në pjesën veriore të vargmalit, maja më e lartë e Shqipërisë Qëndrore, me lartësinë 2.416 metra. Në besimet popullore shqiptare, Mali Tomor del si vend ku banojnë perënditë. Mali, është personifikuar vetë si perëndi: Baba Tomori. Banorët përreth malit bëjnë be për Baba Tomorin, be që quhet më e fortë se betë për Biblën a për Kuranin. Shumë banorë të këtyre krahinave, nga nderimi ose nga ndroja, kur duan të përmendin këtë mal, e thonë me eufemizëm, thjesht “ai”, dhe bëjnë be “për atë çukë.” Malin Tomor e kanë të shenjtë si të krishterët, të cilët venë atje më 15 Gusht, Ditën e të Ngriturit të Zonjës në Qiell (për nder të Shën Mërisë), ashtu edhe bektashinjtë, të cilët i falen Abaz Aliut gjatë peligrinazhit vjetor në periudhën 20-25 Gusht.

Porse ky mal, me dy majat kryesore në jug (2.396 m) – Kulmaku – dhe në veri (2.416 m) – Tomori – të kreshtës së tij është i parapëlqyer edhe nga alpinistët dhe dashamirësit e natyrës që nuk reshten së ngjituri në to si në stinën e ngrohtë ashtu edhe në kohën kur majat vishen nga bora.

01

Rekordet flasin se në verën e vitit 1927, nga të rinjtë e apasionuar pas natyrës, nën drejtimin e Avni Zajmit, nga kjo majë ushtoi për të parën herë thirrja “Zigzag, zigzag, alpinistë jemi ne”. Edhe sot kjo është thirrja që ushton nga alpinistët tanë kudo në majat e maleve ku ngjiten, por që është përpunuar në formën me rrokjezim: “Zig-zag, zig-zag, hej, hej, hej, alpi-nista jemi ne!”

02

Thirrja e alpinistëve

Në botimin “Kronikë e një jete shekullore” përshkruhet jeta dhe veprimtaria e të ndjerit Avni Zajmi nga i biri i tij Genci. Nga ky botim po u sjell një fragment ……..

Udhëtimi turistik në Shqipërinë Qëndrore; 15 Korrik – 1 Gusht 1927.

…..në mesditë arritën në Çorovodë, ndërsa natën e kaluan në Barbullas. Të nesërmen arritën në teqenë e Kulmakut, ku pushuan dhe folën mbi qëllimin e udhëtimit të tyre. Ngjitja në majën e malit të Tomorrit, përveç vështirësive, shoqërohej edhe nga emocione. Ishte hera e parë që ngjiteshin në këtë mal të shenjtë.

Gjatë ngjitjes (21 Korrik) filloi një mjegull e dendur që hera-herës jo vetëm i pengonte të shihnin shoku-shokun, por i jepte edhe më shumë madhështi këtij mali. Pas një pushimi të shkurtër vendosën që ngjitjen ta bënin në një shteg shkëmbor, duke vënë në përdorim litarët dhe pajimet alpinistike që kishin marrë me vehte. Kjo do të ishte ngjitja e parë alpinistike në vendin tonë. Përsëri një pushim i shkurtër. Sa më lart ngjiteshin aq më tepër u shtohej kureshtja për të parë majën e këtij mali, të lartë 2.416 m dhe të njohur në tërë Shqipërinë si mal i shenjtë. Si do të jetë vallë maja e malit?! Kur më në fund të gjithë nxënësit arritën në majë, kujtuan se me të vërtetë ndodheshin në prag të qiellit. Për çudi edhe mjegulla ishte fashitur nga rrezet e forta të diellit. Prej këtej çdo gjë shikohej me një qartësi të çuditëshme deri larg, sa të hante syri. Duhet ta kesh provuar që ta besosh këtë ndjesi të pushtetit ndaj natyrës.

03

Të gjithë nxënësve gjurmues iu krijua një ndjesi krenarie dhe kënaqësie, sikur i gjithë trupi i tyre çlodhet dhe këtë e ndjen më tepër syri i njeriut. Këtë ndjesi vërtet të bukur së bashku me profesorin e tyre e shprehën duke thirrur: “Zigzag, zigzag, alpinistë jemi ne”, që buçiti fuqishëm nga maja e Tomorit. U mblodhën të gjithë tok rreth mësuesit të tyre dhe sejcili filloi të meditojë dhe të flasë për llogari të vet. Avniu fillon t’i tregojë nxënësve të tij: “Nxanës të dashur, shikoni me kujdes dhe mos harroni çfarë po shikoni! Që këtu soditet pothuajse e gjithë Shqipëria”…

E solli Aleksandër Bojaxhi

04

 

15 dhe 16 shtator

Më datë 15 anëtarët e shoqatës sonë, pjesëmarrës në veprimtarinë e ngjitjes së majës së Tomorit, u mblodhën në Qafë Dardhe dhe ngritën fushimin tek Burimi i Tarikos. Të nesërmen në mëngjes, nga 17 pjesëmarrës, 15 anëtarë u nisën drejt majës së malit. Të gjithë ata arritën të ngjiten në majë. Mes pjesëmarrësve ishte edhe z. Gazment Shehu, alpinist dhe athlet nga qyteti i Beratit. Prania e tij ne grup bëri që pjesëmarrësit të kishin siguri të lartë për itenerarin e duhur drejyt majës. Një ceremoni e thjeshtë për mbylljen e kësaj veprimtarie e organizuam në fshatinVërtop.

05

 

17 shtator

Dita e parë e fillimit të vitit të ri shkollor, prej kohësh, ka marrë ngjyrat e një feste kombëtare. Është ditë e gëzuar sepse është fillimi i një viti të ri akademik për brezin më të ri të vendit tonë gjë që gjallëron çdo familje.

IMG-20181004-WA0004

Por kjo ditë për çdo vit nxjerr në pah shkolla, fshatra apo qytete që nuk janë të plotësuara me infrastrukturën e duhur për të siguruar një vit akademik të suksesshëm. Një shkollë e këtillë ishte në muajin korrik (shkolla u rrënua) në fshatin Vëndreshë Mal të Skraparit.

IMG-20181004-WA0000

Anëtari i shoqatës sonë, z. Donald Dervishi, drejtor i shkollës Therepel dhe i shkollave vartëse aty, së bashku me kolegun e tij Borison Spaho i hynë nismës për ndërtimin e një shkolle të re në Vëndreshë Mal, shkollë me dy klasa kolektive. Ata bënë thirrje për ndihmë dhe sponsorizim, si dhe vullnetarizëm dhe ja dolën! Fëmijët e fshatit Vëndreshë Mal e filluan vitin e ri akademik në kushte të barabarta me të gjithë nxënësit e tjerë që ndjekin mësimet në klasa kolektive. Përgësime nga SHBA Tirana për Donaldin dhe Borisonin!

Ja si ju përgjigj Donaldi pyetjeve që i drejtuam lidhur me ndërtimin e shkollës së re:

 

Si filloi sigurimi i fondeve?

Si fillim ishte një fat që erdhi nga një ide e Borsionit. Ai, pasi aplikoi tek emisioni i Top Chanalit “100 Milione”, më zgjodhi mua si ortakun e tij në këtë lojë, nga ku, përsëri për fatin tonë të mirë, dolëm fitues me shumën prej 250 mijë lekë të reja.

Këto para u bënë shtysë që ketyre tu shtoheshin edhe shuma të tjera që erdhën nëpërmjet ndihmave në numrin e llogarisë bankare apo faqes në Internet gofundme.com që hapëm. Arritëm shumën $5000. Donatorët kanë qenë të shumtë, si shqiptarë ashtu dhe te huaj nga e gjithë bota. Në total arritëm shumën prej $10.500.

 

Çfare bëtë pas mbledhjes së kësaj shume dhe si jeni ndjerë në fund të qëllimi që i kishit vënë vetes?

Filluam hapjen e themeleve per t’i dhënë rrugë ngritjes së ndërtesës. Nuk e kemi patur të lehtë, sepse rruga për të çuar materialet në vend ka qenë shumë e amortizuar dhe për këtë na është dashur që të shpenzonim $1.200 për ta bërë atë në gjendje të kalueshme për kamionin.

Më 14 Gusht u vu guri i parë i themelit dhe pas 20 ditësh patëm një godinë të re. Duhet thënë se mbetëm shumë të kënaqur. Patëm mbështetje të jashtëzakonëshme. Media ndihmoi shumë. Nuk e prisnim mbështetjen në atë masë që e përjetuam! Pati komente dhe artikuj pafund.

Sot ndjehemi shumë të lumtur që më në fund ky fshat do ketë një shkollë të re me kushte bashkëkohore dhe nxënësit, të cilët nuk do ndjehen të braktisur apo të shpërfillur, por të barabartë me nxënësit e tjerë të shkollave shqiptare.

Ne mësuesit e shkollës ndjehemi krenarë që bëmë të mundur një dëshirë dhe një ëndërr të tillë fshatit.  FALENDEROJMË të gjithë ata që u bënë pjesë e realizimit të kësaj ëndrre!

 

19 shtator

Sikundër kemi treguar, shoqata jonë Unazën e Priskës, të përdorur hera-herës për stërvitje, do e shtrijë si veprimtari të llojit Vrapim Malor me pjesëmarrjen e  anëtarëve të shoqatave alpinistike dhe më gjërë.

Veç stëvitjeve nëpër të ne kemi bërë edhe dy rikonicione. Në datën 19 kryetari i shoqatës sonë, z. Aleksandër Bojaxhi, në bashkëpunim me athletët e mirënjohur dhe maratonistët, z. Suat Jegeni dhe z Sotir Qirjaqi, të organizatës “Klubi i Vrapimit Maratonë Tirana”, organizuan një rikonicion të ri të unazës për të përcaktuar infrastukturën e nevojshme që vrapimi nëpër të të marrë edhe ngjyrat e një gare.

Foto 08

Për të arritur në konkluzione dhe në një plan organizativ konkret do të kryen edhe të paktën dy rikonicione të tjera nga shoqata jonë. Duket se i vetmi konkluzion që kemi arritur deri tani me këta dy maratonistë është caktimi i datës së përvitëshme për organizimin e saj: e djela e parë pas 15 prillit.

shbat