Tetor 2018

Mali Valamares 2.374 metra mbi nivelin e detit.

Udhëtimi nga Tirana në Grabovë të Sipërme është rreth 120 km. Në këtë udhëtim, pasi lë pas qytetin e Cërrikut dhe arrin në digën e HEC-it të Banjës, pamja e basenit ujor që ka krijuar diga si dhe mali i Tomorit të shoqërojnë për rreth 30 minuta. Është panoramë mbresëlënëse! Lokalet buzë ujit, midis fshatrave Drizë dhe Qerret, të joshin të ndalesh për një kafe apo ushqim.

01

Pasi kalon fshatin Kodovjat udhëtimi merr majtas nëpër një rrugë të paasfaltuar për rreth 20 km. Tashmë rrugëtimi është lodhës sepse tabani i rrugës lë shumë për të dëshiruar, kurse pamjet përreth janë interesante për të gjithë anëtarët e makinës që nuk kanë punë me timonin e saj. Parkojmë makinat në krye të fshatit dhe pasi marshojmë 500 metra arrijmë në Hotel Alpin, ku na pret i qeshur pronari i saj, zoti Todi Bozo dhe dy të afërm të tij, të cilët formojnë edhe personelin që do na shërbejë.

02 Grabove Hotel Alpin

Grabovë – Hotel Alpin

Hoteli me kushtet që të afron, guzhina tradicionale dhe ushqimet e shijshme, vatra e ndezur dhe sfondi me muzikë të zgjedhur të zhysin në kënaqësinë e një mbrëmje të veçanë për të cilën i justifikon 20 kilometrat e fundit të udhëtimit.

Mëngjesi i datës 21 na gjen të gjithëve në udhëyim. Që në krye shtegu futet në pyllin me pisha. Ky dru mbulon shpatet jugore e perëndimore të malit. Pylli vende-vende ndërthuret me drurë ahu, kurse gjithnjë poshtë dhe në të djathtën tonë përroi ujëplotë të shoqëron me shushurimën e tij melodioze e të palodhur. Pas dy orësh jemi tërësisht mbi pyll, në një zonë të gjërë e të paanë me kullota. Më të shpejtët e grupit tonë pa arritur ora dhjetë na përshëndesin me thirrjen alpinistike “zig – zag, zig – zag…

03 Ne Valamare

Në Valamarë

Pa lënë hotelin nuk harrojmë të fiksojmë një kujtim me Todin. Më pas një udhëtim i kujdesshëm për të soditur këtë malësi tejet të thyer e të thellë, por pak të njohur.

Untitled-1 copy

Hoteli mbi fshat

Teksa futemi në rrugën nacionale nuk ngurojmë të ndalemi për një drekë të vonuar buzë ujit të basenit tek Restorant Lundra ku ushqimet dhe shërbimet që gjen aty të bëjnë ta mbyllësh i qeshur rrugëtimin deri në Tiranë.

Untitled-1

Bovilla 28 tetor

Që në stinën e pranverës, rreshjet e vazhdueshme bënë që anëtarët e shoqatës sonë të cilët morrën pjesë në stërvitjen për kacavarje tek palestra RockTirana, të mos mundeshin të mbyllnin seancën stërvitore praktike tek shkëmbejtë e Bovillës. Kjo seancë u realizua në datën 28 (pas një stërvitje më datën 27 me karakter përsëritës për njohuritë e marra). Në të morrën pjesë Egert Kabaj, Luan Xhoxhaj, Erik Roshi, Ariol Sollaku dhe Loren Roço.

kacavarja

Gjatë stërvitjes