Nëntor 2018

Foto 1

Datat 10 dhe 11 të këtij muaji na mblodhën në Llogora. Pasi lamë Vlorën dhe u futëm në udhëtimin e pasur me pamje të buzëdetit dhe maleve si dhe përshkruam Fushën e Dukatit, rrugëtimi vazhdoi nëpër Parkun Kombëtar të Llogorasë. Ky park zë një sipërfaqe prej 1020 hektarë. Ai është i pasur me dru halorë që zënë një sipërfaqe prej 375 ha – ku dominon bredhi me 328 ha; gjethorët zënë 123 ha dhe ku dominon bushi me 59 ha, etj. Teksa ngjitesh deri në lartësinë 1000 metra pamja e detit të gjirit të Orikumit të ndjek gjithnjë nga pas, kurse gjelbërimi, gjithëvjetor, të shoqëron pa ndërprerë, deri sa arrin lartësinë 1050 metra, prej ku të hapet deti Jon me një sipërfaqe ku lodrojnë të gjitha nuancat e ngjyrës së kaltër. Nga kjo lartësi, në parajsën e panoramave, nga e djathta shikon pyllin nëpërmes të cilit kemi udhëtuar, në të majtë shpatet e thepisura të masivit të malit të Çikës ku spikatin drurë të pakë dhe kullota të shumta; përpara është deti që kufizohet nga horizonti dhe mbi kokë qielli mesdhetar që të duket se do e kapësh me dorë!…

Uh.. sa bukur!

Kthehemi dhe zbresim tek qëndra HAMITI, ku livadhet aty pranë të ftojnë që të kalosh natën në tenda, kurse restoranti dhe kabinat e drunjta të ftojnë të ulesh fillimisht pranë vatrës dhe të shijosh gatimet që të serviren nga Aspina dhe Nesheti ….

03

Të nesërmen grupi ynë ju drejtua malit. Veç anëtarëve të shoqatës sonë kishte edhe grupe të tjera të të gjitha moshave që po i ngjiteshin malit. Më të zellshmit e lartësive mundën që të përjetojnë krenarinë e arritjes edhe në Majën e Qorres edhe në Majën e Çikës.

04

Maja e Çikës

Më datën 24 një grup anëtarësh me dëshira për kacavarje në shkëmbej natyrorë, ju drejtua malit të Dajtit. Synimi i tyre ishte që të kthenin në funksional Poligonin e Kacavarjes, poligon ky, i cili ka qënë përdorur veçanërisht shumë gjatë viteve 80-të të shekullit të kaluar. Këta anëtarë, me punën e tyre bënë të mundur që të pastrojnë nga bimësia penguese për kacavarje pjesën më të madhe të itenerarëve që ndodhen zonën e parë. Kjo punë do të vazhdojë edhe në javët që vijnë në zonën e dytë dhe të tretë të këtij poligoni.

foto 2

Në poligonin e Dajtit

shbat