Foto Unaza e Priskes

Gara Malore Unaza e Priskës

Mali i Priskës ngrihet në lindje të kryeqytetit tonë,Tiranës dhe kulmon me 1.361 metra mbi nivelin e detit. Është pjesë e vargmaleve Perëndimore dhe si i tillë bën pjesë në bllokun e Vargmaleve të Skëndërbeut ku vendoset në segmentin e Vargmalit Krujë – Dajt. Bashkëshortja e njërit prej perandorëve romakë me origjinë Ilire quhej Priska. Ndoshta është një hamëndje që na pëlqen ta themi se ky mal është emërtuar pas saj.

01-Mali-dhe-fshati-Priske

Mali i Priskës nuk parapëlqehet për të realizuar ekskursione ose ngjitje në të. Arësyet duket se janë disa:

  • Mali i Dajtit, me të cilin e ndan Qafë Priska, ka edhe tërheqje edhe lartësi më të madhe nga mali i Priskës.
  • Nuk ka shteg të rahur, ose të hapur, për tu ngjitur në majë.
  • Nuk ka asnjë lloj infrastrukture për të tërhequr ngjitës.
  • Nuk ka drurë (pyll) të rritur por dominojnë në shpatet e tij më shumë bimësitë në formë shkurresh të cilat janë të bezdisëshme në rrugëtimin teksa i ngjitesh majës. (Faqja perëndimore e malit është djegur 3 herë gjatë periudhës 2011 – 2013).

02

Kreshtat e maleve të Dajtit dhe të Priskës janë kufij natyrorë të dimrit kontinental dhe atj mesdhetar: faqet e tyre që shohin detin Adriatik, vende-vende deri në lartësi rreth 8-900 metra, kanë pyll të llojit makje, ku rritet edhe druri i ullirit. Faqet e tyre të kundërta nuk kanë drurë të tillë dhe dimri andej ndjehet i ashpër.

03

Anëtarët e SHBA Tirana e “përdorin” këtë mal për stërvitje, si në stinën e dimrit edhe në atë të verës: ngjitje në majë, përdorim i pajimeve dimërore në terren me borë dhe akull, shëtitje dhe gara përqark malit. Kjo ka bërë që mes tyre të lindë ideja e organizimit të një gare malore në stinën e pranverës. Ky organizim është vendosur të bëhet në bashkëpunim me organizatën “Klubi i Vrapimit Maratonë Tirana”. Andaj dhe në muajin shtator 2018, kryetari i shoqatës sonë, z. Aleksandër Bojaxhi, në bashkëpunim me athletët e mirënjohur dhe maratonistët, z. Suat Jegeni dhe z Sotir Qirjaqi organizuan një rikonicion përqark malit për të përcaktuar infrastukturën e nevojshme që vrapimi nëpër të të marrë edhe ngjyrat e një gare.

04

Bashkërisht kemi vendosur që:
a. Gara malore Unaza e Priskës të organizohet për çdo vit në të djelën e parë pas datës 15 prill. Gara do të fillojë në orën 10:30.
b. Në këtë garë do të ftohen klubet dhe shoqatat (jo vetëm të Shqipërisë) që merren me alpinizëm, bjeshkim, vrapim, maratonë si dhe dashamirës të tjerë të garave në natyrë.

05

Sa më sipër i mobilizoi anëtarët e SHBA Tirana që të shënjojnë (markojnë) vullnetarisht gjurmën nëpër të cilën do të bëhet gara.
Si pikënisje e garës (START), do të jetë Lapidari i Priskës duke vazhduar në drejtim të Qafës së Selbës, më pas kalim majtas për tek rruga automobilistike (e pa shtruar) që lidh Qafë Priskën me fshatin Selbë; arritje në Qafë Priskë dhe më tej merret poshtë nëpër shtegun e vjetër për në fshatin Priskë e prej aty nëpër rrugën automobilistike (të rënuar) tek lapidari në fjalë.

06

Herë pas herë në këtë kolonë të faqes sonë do të përditësohen të dhënat që duhet të dinë pjesëmarrësit që do i bashkohen kësaj gare.
07