Mars 2019

3 Mars

01 Petrela

Petrela është një vendbanim i lashtë 15 km në jug të Tiranës. Ky vendbanim njihet për fortesën që bie në sy dhe që në kohë luftërash komunikonte me Kështjellën e Krujës. Në vitet e bëmave të Kastriotit thuhej se këtë fortesë e komandonte Mamica Kastrioti. Fortesa historikisht, me garnizonin e ushtarëve të saj, kontrollonte degën e Via Egnatias që kalonte përgjatë lumit Erzen.Untitled-1 copy

Në lindje të kësaj fortese, në shpatin jugor të malit të Vilës (590 m) ndodhen rënojat e Kështjellës së Persqopit e ndërtuar në shekullin e IV p. Kr. Kështjella ka gjurmë të një ujësjellësi si dhe gjurmë të vendbanimit të hershëm.

Në lindje të Kështjellës së Persqopit gjëndet një varr monumental Ilir i periudhës p.Kr. Me shumë gjasë ky varr do të ketë qenë varri i një personi me rëndësi për kohën.                                                                                          04 Kacavarje Loreni e Ergi

Objektet si më sipër u bënë vendet që vizituan disa anëtarë të shoqatës sonë në ditën e tretë të marsit. Moti me diell, arat e punuara në formë brezaresh si dhe pyjet e pamatë me drurë të brezit të makjes dhe ullishtat ishin mbresëlënëse, shlodhese dhe plot ajër “bio” për pjesëmarrësit.

Loreni dhe Ergi, më të apasionuarit midis nesh pas kacavarjesjes, patën rastin që të kalojnë disa orë stërvitje në shkëmbejtë në rrëzë dhe në lindje të fortesës së Petrelës.                                                                                             05 Pamje nga Petrela

9 dhe 10 Mars

Ishin këto ditë të muajit Mars që na mblodhën në Valbonë. Bashkë me ne, sikundër edhe në veprimtarinë në zonën e Petrelës, ishin edhe anëtarë nga Shoqata e Fëmijve dhe të Rinjve me Diabet.

Untitled-2

Në orën 05:30 të datës 10 Mars, më sfiduesit, Skerdi, Rifati dhe Ervini, të nisur nga afërsitë e Bunit të Ziçit morrën drejtimin për në majën e Çet Harushës (2.424 m) dhe pasi u ngjitën aty u nisën në drejtim të majës së Peçmarës (2.223 m), duke rregjistruar dy arritje.

Untitled-3

Pjesa tjetër e grupit pati rastin të ngjitet deri në lartësitë e lagjes Kukaj si dhe të kalojë në lartësitë e malit të Rrogamit duke përfunduar në fshatin me të njejtin emër. Këtu pjesëmarrësit patën rastin të njihen me malësorin Kol Gjoni dhe të kalojnë me të momente të këndëshme.                                                                               10 Tek familja Kol Gjoni