Maj 2019

18 dhe 19 Maj
Veprimtaria e muajit sipas kalendarit të shoqatës ishte ngjitja në majat Binjake në bllokun malor të malit të Radohinës.
Këto maja ngrihen, pak a shumë, në veri të Shtegut të Dhenve dhe në jug të malit të Radohinës. Binjaku i Bogës e ka lartësinë 2.284 m, kurse binjaku i Thethit 2.313 m.
Moti na mundësoi që ngjitjen ta organizonim në fundjavën 18 dhe 19 Maj. Kampin e ngritëm në Qafë Thore, pranë liqenit aty.

1-2

25 Maj
Takimin tashmë tradicional, për të përkujtuar ngjitjen e parë të një ekipi Shqiptar në pullazin e rruzullit
tonë, majën Everest (8.848 m), e organizuam tek Kafe Sofia. Kaluam dy orë të këndëshme me biseda të
ndryshme midis anëtarëve të shoqatës si dhe disa alpinistëve të moshuar që morrën pjesë. Midis tyre ishte edhe Mit’hat Fagu, më i moshuari atë natë, i cili në rininë e tij ishte jo vetëm alpinist por edhe një regjisor pranë ish “Kinostudio Shqipëria e Re.” Ai na ka lënë si kujtim kinozhurnalin “Mali na Thërret” xhiruar në vitin 1966.

03

26 Maj
Disa nga anëtarët e shoqatës ju drejtuan malit të Dajtit për të kaluar atje disa orë gjatë paradites. Loren Rroço dhe Ergert Kabaj ju përkushtuan pasionit të tyre në kacavarjes shkembore në poligonin e njohur të atij mali. Fotot na përcjellin stërvitjen e tyre në poligon.

4-5

shbat