Qershor 2019

Veprimtaria kryesore e muajit; 8-9 qershor

01 KollataFoto 1

Veprimtaria u zhvillua në Valbonë, ku u grumbulluam tek Bujtina Jezera të shtunën në darkë (Fation Plaku ishte aty një ditë më parë).
Synimi ishte ngjitja e majës së Kollatës (2.554 m). Itenerari: Bujtina JEZERA- Lugu Përsllopit – kthim djathtas – majë. Kthimi nga i njëjti itenerar.

2-3Foto 2 – 3

Ngjitja rezultoi mjaft e mbarë dhe i gjithë grupi arriti në majën e malit.

Veprimtari të tjera:
Më 15 dhe 16 qershor ishim në malin e Nemërçkës për të synuar ngjitjen e majës së Papingut (2.485m)

4-5Foto 4-5

Natën e kaluam në fshatin Poliçan. Mjedisi në qendër të fshatit ofronte infrastrukturë të mjaftueshme për të shijuar flladin e malit, ushqimin e fshatit dhe qetësinë e vendeve të thella malore.

6-7Foto 6-7

Të nesërmen u synua maja. Vapa e skajshme nuk i mundësoi të gjithë pjesëmarrësit që të shijonin pamjet që të ofrohen nga maja e Papingut

Më 23 qershor një grup i anëtarëve tanë shkuan dhe vizituan Shpellën e Zezë (Shpella e fshatit Pëllumbas – Tiranë).

8-9Foto 8-9

Më 22-23 qershor, Kaçanik – Kosovë

Kaçaniku mblodhi në datat 22 dhe 23 qershor, në Ivajë, shumë bjeshkatarë nga anekënd trojet etnike. Ishte një organizim shumë i mirë, shumë i menduar dhe mbrëmja që na mblodhi ishte plot muzikë të bukur dhe na mbajti të gëzuar deri pas mesnate.

Në mbrëmje ishin të pranishëm për veprimtarinë “Ditët e Lypetenit” rreth 300 bjeshkatarë. Mbi 100 të tjerë iu bashkuan marshimit dhe ngjitjes në majën e Lypetenit më 23 qershor.
Shoqata jonë u nderua me tre fleta “Mirënjohje” (Aleksandër Bojaxhi, Donald Dervishi dhe një për “SHBA TIRANA”). Nderimi na u bë nga mikpritësi, “SHBA Kaçaniku 2015″ me kryetar Daut Shehu dhe të palodhurin Ekrem Kyçyky (foto 10).

10-11Foto 10-11

Si asnjëherë me parë Lypeteni u pushtua nga maledashësit dhe natyrëdashësit. Në këto ditë “SHBA TIRANA”, u përfaqesua nga katër anëtarë. Në fjalën e rastit përshendeta pjesëmarrësit në emër të shoqatës dhe kryetarit tonë Z. Aleksandër Bojaxhi.

Lëvizja nga qendra e pushimit dhe grumbullimit drejt pikës së nisjes dhe anasjelltas u krye me mjetet e transporit që ofroi FSK-ja. Policia e Kosovës, po ashtu, ishte prezente për të mbështetur mbarëvajtjen e veprimtarisë.

Falenderojmë nga zemra “SHBA Kaçaniku 2015”!
U mirë u takofshim në veprimtari të tjera!
Donald Dervishi