Korrik 2019
Pisha 400 vjeçare Shëtitje në pyll
Është e para herë në historinë e SHBA Tirana që në një muaj të organizohen veprimtari në vende ku uji të jetë kaq shumë një element i rëndësishëm në argëtimet tona.
7 Korriku na mblodhi në Parkun Kombëtar Divjakë-Karavasta. Është një zonë e mbrojtur gjatë bregdetit që kufizohet nga lumenjtë Shkumbin dhe Seman në veri dhe jug, si dhe nga kodrat e Divjakës në lindje. Përbëhet nga një kompleks ekosistemesh mjaft të pasur në biodiversitet dhe burime natyrore. Laguna e ka sipërfaqen 4.100 ha: është 15.4 km e gjatë dhe 4.1 km e gjërë. Laguna e Karavastasë është i vetmi vend riprodhimi i pelikanit kaçurrel (Pelicanus crispus) në vendin tonë. Aty rritet 6.4% e këtij pelikani nga bota e shpendëve.
Qendra e vizitorëve Kulla
Laguna e Karavastasë në vitin 1995 është shpallur Zonë Ramsar (Ligatinë me Rëndësi Ndërkombëtare) sipas Konventës së Ramsar-it.
Këtu (në Divjakë) mbarështohet buallica (Bubalus bubalis) e cila gjendet vetëm në këtë zonë dhe është një lloj i mbrojtur në vendin tonë.
Nëpër Lagunë Pamje nga Laguna
Në hyrje të Parkut është ndërtuar qendra e tij ku ekspozita dhe kulla ishin pika mjaft tërheqëse dhe me informacion të plotë e përçues për t’i shtuar vizitorit njohuri për natyrën në përgjithësi dhe florën dhe faunën e zonës në veçanti.
***
14 korrik
Mbasdite arritëm tek Aleksandër Park buzë Liqenit të Prespës së Vogël. Qetësia dhe gjelbërimi ishin mbresëlënës. Tava me peshkun krap të liqenit dhe mikpritja e Kiço Agos ishin mbresëlënëse.
Më pas udhëtuam me varkë për tek Ishulli i Gjarpërinjve (Maligradit). Një ishull i vogël ky që merr rëndësi nga një kishë e ndërtuar aty në shekullin e 14-të. Cilësia e ikonave jashtë saj dhe në shkëmbinjtë aty pranë janë mbresëlënëse kur mendon se kanë qenë të ekspozuara ndaj elementëve të natyrës për gati shtatë shekuj.
E nesërmja që në mëngjes na bashkoi me ekipin e alpinistëve të qytetit të Korçës. Bashkërisht u ngjitëm në Majën e Ivanit (1.768 m) nga lartësia e të cilit pamjet, veçanërisht të liqenit të Prespës dhe Fushës së Korçës, janë mbresëlënëse.
Më tej dita jonë vazhdoi me një drekë paksa të vonuar në basenet me ujë të Drilonit buzë liqenit të Ohrit dhe u mbyll me 2-3 orë plazh në pjesën jugore të fshatit Lin.
***
28 korriku na mblodhi në Kanionin e Holtës. Këtu na u bashkua edhe një grup nga Berati falë komunikimit e bashkëpunimit me alpinistin e njohur të atij qyteti Gazmend Shehu.
Kanioni nuk kishte popullimin si një viti më parë. Ndoshta tërbimi i përroit pas një shiu lokal para dy javësh, me pasojë vdekjen e një vajze, i ka bërë dashamirësit e kanioneve të tregohen të përmbajtur.
Pas argëtimit në kanion, të gjithë bashkë kaluam një drekë në restorantin e Qerretit për ta mbyllur ciklin e veprimtarive të ditës, udhëtuam për një kafe deri në liqenin e Belshit
shbat