Dhjetor 2019

9 dhjetor

Këtë ditë u mblodh një grup i vogël anëtarësh tek “Kafe Sofia” për të përkujtuar 8 dhjetorin e vitit 2012, ditë kur u krijua Shoqata Bjeshtatarë dhe Alpinistë Tirana.
Për çudinë e pjesëmarrësve asnjë nga tetë firmëtarët e krijimit të Shoqatës nuk morri pjesë në këte takim modest.

01 2019 9 dhjetor Kafe Sofia
15 dhjetor
Duke u nisur në mëngjes herët nga Tirana grupi i bjeshkatarëve i përbërë nga anëtarë të shoqatës sonë si dhe nga anëtarë të Shoqatës së Fëmijëve dhe të Rinjve me Diabet, arritën në fshatin Razëm të Malësisë së Madhe.

2-3
Pjesëmarrësit pasi u rrjeshtuan për një foto të përbashkët nisën marshimin drejt majës së Veleçikut, 1.725 m e lartë. Dita plot diell si dhe bora e cekët mundësuan pjesëmarrësi të kënaqen duke soditur pamjet përreth, e sidomos me Liqenin e Shkodrës që shtrihet në pjesën jugore të majës.
Anëtarët e Shoqatës së Fëmijëve dhe të Rinjve me Diabet e përdorën këtë ngjitje për problemet e tyre shëndetësore. Duke shfrytëzuar pushimet ata monitoruan gliceminë, rregulluan frymëmarrjen si dhe konsumuan disa mini shujta.
04 Soditje nga Maja
23 dhjetor
Të mbledhur përsëri tek “Kafe Sofia” u organizua Analiza vjetore 2019 e Shoqatës. Në vijim keni foto nga ky takim si dhe absrtaktin e veprimtarive të shoqatës për vvitin që lamë pas.
5-6

Përmbledhësja për Asamblenë (23 dhjetor 2019)

A.
Anëtarësia
Nga anëtarësia jonë, për arsye të mosnjohjes së rrugullave ligjore, 54 anëtarë të saj nuk i njeh gjykata. Nëpërmjet votimit elektronik Asambleja (me 13 anëtarët që i njeh GJRGJ Tiranë) i aprovoi dhe tani mbetet që lista me emrat e tyre t’i dërgohtet GJRGJ Tiranë për t’i njohur.

B.
Veprimtari
Gjatë vitit janë organizuar 18 veprimtari në natyrë. Mesatarja e pjesëmarrjes 8 anëtarë për veprimtari.
Pjesmarrja më e madhe:
– Në Kanionin e Holtës për veprimtari turistike, 24.
– Në Majën e Korabit për veprimtari alpinistike, 12.
Anërarë me frekuentim më të lartë të veprimtarive kanë qenë:
– Luan Xhoxhaj 12 veprimtari
– Skerdian Tefa 10 veprimtari
– Erik Roshi 10 veprimtari
– Asim Toro 10 veprimtari
– Nebi Ganellari 9 veprimtari
– Gjegj Bojaxhi 9 veprimtari

07

C.
Financa
Gjatë vitit 2019 u bënë 38 pagesa kuotizacionesh deri më 24.12.2019.
Nga tabela bashkëngjitur se dhurime u bënë nga:Teodor Çuçi 12.000 lekë, Marlen Malaj 3.000 lekë; Lavdosh Celibashi 2000 lekë, Ariol Sollaku 2.000 lekë, Gjergj Bojaxhi 1000 lekë; Anri dhe Anilla Gjoka 1000 lekë.
Buxheti i Shoqatës në mbyllje të vitit ishte 204.781 lekë.

D.
Raiffeisen Bank
Banka ku kemi llogarinë tonë, Raiffeisen Bank, për çdo muaj na merr për shërbimin 500 lekë, pra në vit na merr 12×500 = 6.000 lekë. Kërkesa e qeverisë që të kemi një sekretar të cilit i paguajmë siguracion minimal na koston 884×12 = 10.608 lekë në vit për këto veprime na merr edhe 400 lek në muaj, pra 400×12 = 4.800 lekë në vit. Për ta mbyllur Raiffeisen Bank na merr për shërbimet çdo vit 10.800 lek të reja. Sot që bëhet përmbledhja – abstrakti – e analizës (24.12.2019) ne kemi gjendje në bankë 204.781 lekë të reja.

E.
Vullnetarë
Kemi nevojë që nga anëtarësia të dalë një vullnetar që të merret me administrimin e financave/buxhetit.
Kemi nevojë që të konsolidojmë Komisiionin e Anëtarësimit dhe për këtë na duhet edhe një vullnetar tjetër (i kemi dy por duhet edhe një i tretë).

F.
Ndryshime Rregullat
Është koha që të bëjmë përmirësime në Rregullat që udhëheqin veprimtaritë e Shoqatës. Ato rregulla që na kanë udhëhequr deri më sot janë të vebin e Shoqatës: www.shbat.org . Rregullat ku janë përfshirë ndryshimet do të hidhen në veb kur ky i fundit të përditësohet. Ndryshimet kryesore që janë bërë janë:
– Me raste, rindërtim I strukturës së fjalisë për ta bërë atë më të kjartë.
– Ndryshimi në kuotën vjetore: kur në shoqatë rregjistrohen dy a më shumë anëtarë të një familje, njëri paguan 2000 lek kurse të tjerët nga 1000 lekë.
– Nxënësit dhe studentët do të paguajnë nga 1000 lekë kuotë vjetore.
– Për çdo vit, kuota e paguar (kuotizacioni) është kuotë vjetore, pavarësisht nga muaji apo data që paguhet (pavarsisht nëse është 1 janar …. apo 31 dhejtor).
– Është ndryshuar kriteri për shpenzimin e karburantit duke pasqyruar atë që po përdorim kohët e fundit.
– Mund të ketë edhe ndonjë ndryshim tjetër…
Këto do hyjnë në fuqi në 1 janar 2020.

G.
Ndryshime Statuti
Është koha edhe për të parashtruar ndryshimet në statut. Ato janë menduar për të shtuar mirëkuptimin e tyre. Janë shpallur që anëtarësia të njihet me to dhe pas një viti do i hedhim për votim. I shikoni edhe një hetë ndryshimet/përmirësimet. Janë në bold.

H.
Propaganda
Propaganda për të përhapur veprimtaritë tona dhe për t’i përçuar ato tek të rinjtë e vendit tonë është realizuar nëpërmjet postimeve në faqen tonë në rrjet: www.shbat.org.
Ata që kanë dhënë ndihmën më të mmadhe për të përditësuar faqen janë Bledi Preza dhe Ariol Sollaku. Në temën e votimit elektronik, që u organizua në muajin dhjetor, ndihmoi edhe Endri Malo. Etj.
Shënim: Bashkëngjitur keni Rregullat e përditësuara; Kalendarin 2020 të pa përfunduar, Statutin me përmirësime që do e votojmë në dhjetor 2020.

Kuotizacioni 2019
Gjatë vitit 2019 u bënë 38 pagesa kuotizacionesh si më poshtë:
Anëtari Shuma Data Komente
Teodor Çuçi 8.000 07 01
Irena Beqiraj 8.000
Lavdosh Celibashi 4.000
Faik Kohila 2.000
Fation Plaku 2.000 30.01
Marlen Malaj 4.000 14.02 është derdhur në emër të Gëzim Shimi
Anjeza Kaleci 2.000 19.02 në këtë datë është shtuar edhe shuma 1.000 e Marlenit
Kozeta Mustafaraj 2.000
Gjergj Bojaxhi 3.000 18.04
Jola Bojaxhi 2.000
Ana Bojaxhi 2.000
Aleksandër 2.000
Xheni Kërtusha 2.000 20.05
Ervina Shameti 2.000
Asim Toro 2.000
Ariol Sollaku 4.000 17.06
Dorina Mosku 2.000 11.07
Artan Kotro 2.000
Erika Çabej 2.000 21.08
Aulona Tefa 2.000 22.10
Skerdian Tefa 2.000
Nebi Ganellari 2.000
Anri Gjoka 3.000 07.11
Aida 2.000
Irena Bakalli 2.000 14.11
Bledi Preza 2.000
Sadik Lala 2.000 11.12
Loren Rroço 2.000
Ervin Dervishi 2.000
Rezearta Bojaxhi 2.000 18.12
Hermes Bojaxhi 2.000
Beonard Çuni 2.000
Erik Roshi 2.000
Leonidha Fuqi 2.000 23.12
Menduh Zavalani 2.000
Gert Pishtari 2.000
Amantia Simixhia 2.000
Elona Bulku 2.000
Gjithsej 38 pagesa (24.12.2019)
Nga tabela si më sipër del se dhurimet u bënë nga:Teodor Çuçi 12.000 lekë,Marlen Malaj 3.000 lekë; Lavdosh Celibashi 2000 lekë, Ariol Sollaku 2.000 lekë, Gjergj Bojaxhi 1000 lekë; Anri dhe Anilla Gjoka 1000 lekë.

RREGULLAT E SHOQATËS BJESHKATARË DHE ALPINISTË TIRANA

Hyrje

Rregullat e Shoqatës, kur është nevoja, përditësohen në muajin dhjetor për të hyrë në fuqi në muajin janar të vitit pasardhës. Rregullat kanë pjesënt Rregullore, Sygjerime, Kritere Fizike dhe Kontrolle Mjeksore. Këto pjesë do të përmbajë spjegime të gjykuara nga Kryesia si të nevojshme për disa nene të Statutit, rregulla të nevojshme për mbarëvajtjen e veprimtarive në natyrë, sygjerime, si dhe synime afatshkurtëra dhe afatgjata të Shoqatës. Anëtarët aktivë dhe anëtarët e nderit të kësaj Shoqate janë të mirëpritur që të ndihmojnë në përmirësimin e lëndës që përmbajnë Rregullat.

Rregullore
Neni 1

ShBA TIRANA në synimet afatgjata do përpiqet që të ndihmojë anëtarët e saj në këto drejtime kryesore:
– Anëtari të ketë siguracion shëndetësor me pagesë të thjeshtuar gjatë ditëve të veprimtarisë në natyrë;
– Anatari të ketë zbritje në kuotat e pagesave për fjetje në bujtina dhe terene të destinuara për fushim (ngritje kampingu);
– Anëtari të ketë zbritje në pagesat e hyrjeve në parqet kombëtare dhe jo kombëtare;
– Anëtarit t’i sigurohet literaturë që lidhet me rritjen e njohurive për veprimari në natyrë si dhe mundësi informimi lidhur më veprimtari që janë zhvilluar ose do të zhvillohen nga shoqata apo klube që kanë apo kanë patur synime të ngjashme me ato të kësaj Shoqate.

Neni 2

ShBA TIRANA do të krijojë grupe të organizuara dashamirësish për veprimtari në natyrë me të rinj dhe të reja (ndarazi) nëpërmjet:
– Transmetimit në anëtarët e saj të njohurive të nevojshme për organizimin e veprimtarive në natyrë;
– Aktivizimit periodik të anëtarëve me status prindër për të instruktuar fëmijët e tyre me njohuritë e duhura për veprimtairitë në natyrë;
– Prodhimit e shpërndarjes së literaturës së nevojshme lidhur më elemente njohurishë të domosdoshme për të organizuar veprimtari në natyrë.

Neni 3

ShBA TIRANA do të ndihmojë anëtarët e saj me rekomandime lidhur me sigurimin/blerjen e bazës së nevojshme materiale për veprimtari në natyrë.

Neni 4

Të ardhurat nga kuotizacioni i anëtarëve, nga donacionet ,ose të ardhura të tjera të Shoqatës do të përdoren prej saj për shpenzime administrative e propagandistike, për simbolika, literaturë si dhe bazë materiale që ndikon në ngritjen e njohurive të anëtarëve të saj në përputhje me qëllimet e kësaj Shoqate të cilat i përmban Statuti i saj.

Neni 5

Të ardhurat e Shoqatës do përdoren edhe për të mbështetur financiarisht, pjesërisht ose plotësisht, veprimtari në natyrë si dhe veprimtari të tjera që i përgjigjen qëllimeve dhe objektivave të kësaj Shoqate dhe që janë shprehur ne Statut..

Neni 6

Asnjë anëtari i ri nuk ka të drejtë vote pa kaluar të paktën gjashtë muaj jetë në Shoqatë.

Neni 7

Anëtari i ri që të rregjistrohet në shoqatë ka këto detyrime:
– Të njihet me Statutin dhe Rregulloren e Shoqatës dhe t’i pranojë ato;
– Të paguaj kuotën vjetore të anëtarësimit;
– Të sigurojë Shoqatën me këto informacione personale: emëri-atësia-mbiemri, dt. lindja, nr. i letërnjoftimit, numuri i komunikimit telefonik, adresa elektronike, arsimi i përfunduar, profesioni, viti që ka filluar të marrë pjesë në veprimtari të organizuara në natyrë.

Neni 8

Pagesa Kuota Vjetore (kuotizacioni) e Anëtarësimit për sejcilën kategori të anëtarësimit në Shoqatë do të jetë 2.000 lekë. Për ata anëtarë (dy a më shumë) që janë pjestarë të së njëjtës familje, vetëm njëri anëtar familje paguan 2000 lekë, kurse anëtarët e tjerë të familjes paguajnë sejcili nga 1000 lekë kuotizacion vjetor. Anërarët e Shoqatës me status Nxënës ose Student paguajnë 1000 lek kuotizacion vjetor. Për çdo vit, kuota e paguar (kuotizacioni) është kuotë vjetore, pavarësisht nga muaji apo data që paguhet (pavarsisht nëse është 1 janar …. apo 31 dhejtor).

Neni 9

Pagesa (kuota vjetore e anëtarit) do të jetë një temë e ndryshueshme me tendencë në rritje që do të pasqyrohet në rregullore dhe do të jetë në vartësi të llojit të monedhës në përdorim në shtetin tonë dhe politikave të kësaj Shoqate, të cilat do përcaktohen nga Kryesia e saj dhe/ose Asambleja e saj.

Neni 10

Dhurime të veçanta që merr Shoqata mund të shkojnë direkt në organizimin e veprimtarive të saj.

Neni 11

Sponsorizimet që i bëhen shoqatës, si dhe dhurime të veçanta për të, depozitohen fillimisht në llogarinë rrjedhëse të Shoqatës.

Neni 12

Shoqata punon mbi bazën e një kalendaripërçapës/ tentativ vjetor të veprimtarive. Plani vjetor miratohet nga Kryesia e saj ose në takimin vjetor (Asambleja) për çdo vit në muajin Dhjetor për vitin në vazhdim. Kur shihet e arësyeshme planit vjetor të veprimtarive i bashkëngjiten nevojat financiare dhe materiale për realizimin e tij. Shoqata merr mendimet e anëtarëve të saj për ndërtimin e planit vjetor tentativ të veprimtarive.

Neni 13

Të gjitha veprimtaritë e ShBA TIRANA zhvillohen nën drejtimin e Kryesisë së Shoqatës (KSh) në bashkëpunim me Komisionin Teknik (KT) të Shoqatës (nëse ky komision është ngritur dhe funksionon). KT do të përbëhet nga tre anëtarë nga më me përvojë që ka Shoqata. Ky komision ngrihet e formësohet nga Kryesia.

Neni 14

Çdo veprimtari do të zhvillohet në datat e përcaktuara nga KSh. Nëse për arësye të ndryshme veprimtaria nuk zhvillohet, ose shtyhet për një datë tjetër, të drejtën e rivendosjes së datës e ka KSh.

Neni 15

Shoqata përgatit anëtarët e saj për drejtimin e veprimtarive që organizon. Drejtuesi i veprimtarisë, ndryshe Udhëheqësi/Komandanti/Përgjegjësi quhet Titull dhe i caktohet një anëtari të veprimtarisë. Këto titujt (ose tituj të tjerë që çertifikohen për drejtim veprimtarishë) jepen mbi bazën e kritereve të Federatës përkatëse Shqiptare ose/dhe kritereve të përcaktuara nga Komisjoni Teknik (KT) i kësaj Shoqate. Çertifikatat e kësaj natyre të lëshuara për anëtarë të ShBA TIRANA nga UIAA, ose persona apo institucione me licensë nga kjo organizatë janë të pranueshme.

Neni16

Çështjet organizative dhe ecuria e çdo veprimtarie që organizon Shoqata përgatiten nga drejtuesi i veprimtarisë, i cili caktohet nga KSh.

Neni 17

Në veprimtaritë e Shoqatës dhe në ato me karakter kombëtar apo ndërkombëtar merret pjesë me vullnet të lirë. Kriteret mjeksore dhe fizike që caktohen për këto raste për pjesëmarrje janë të domosdoshme.

Neni 18

Anëtarët e ShBA TIRANA marrin përsipër përgjegjësinë për rrezikun apo aksidentin që mund të ndodhë në ngjitjet, lehtizat dhe çdo veprimtari që ndërmarrin në natyrë. Njëherësh, çdo anëtar merr përsipër të kryej vizita të rregullta mjeksore për të përcaktuar aftësitë e tij shëndetësore për veprimtaritë në natyrë.

Neni 19

Kur veprimtaria kryhet me përfaqësim ekipor, Kryesia dhe/ose Komisioni Teknik cakton motivuesin/ trajnerin e ekipit. Motivuesi/Trajneri ka fuqi të plota për të përzgjedhur ekipin mbi bazën e normave teknike, fizike, shëndetësore etj., të cilat i gjykon ai.

Neni 20

Baza materiale për çdo veprimtari që organizohet nga ShBA TIRANA sigurohet nga vetë anëtari i kësaj Shoqate. Kur veprimtaria ka ngjyra ndërkombëtare (ballkanike ose më gjërë) Shoqata mund të ndihmojë materialisht ose financiarisht në mundësitë e saj.

Neni 21

Në veprimtari alpinistike anëtarët duhet të jenë të moshës 18 vjeç e lart. Nën këtë moshë anëtari duhet të jetë gjatë gjithë veprimtarisë bashkë me të paktën një prind ose kujdestar.

Neni 22

Pjesëmarrja në veprimtaritë Bjeshkuese të Shoqatës nuk ka kufizime në moshë por ka përcaktime në program.

Neni 23

Në veprimtaritë e Shoqatës përgjegjësi i veprimtarisë (komandanti) i ndan pjesëmarrësit në grupe me 3 deri 12 anëtarë. Çdo grup duhet të zgjedhë një përgjegjës (drjtuesi i grupit).

Neni 24

Drejtuesi i veprimtarisë caktohet nga KT apo Kryesia e Shoqatës. Ai është autoritet në drejtim të organizimit dhe drejtimit të veprimtarisë. Kur gjatë veprimtarisë ka raste indisiplinimi dhe thyerje të rregullores nga një anëtar, përgjegjësi i veprimtarisë ka të drejtën e pezullimit të tij nga veprimtaria si dhe të drejtën që t’i propozojë KSh për masa të tjera disiplinore.

Neni 25

Anëtari i Shoqatës pjesëmarrës në veprimtari duhet të ketë disiplinën që kërkon veprimtaria, duhet të respektojë dhe t’i bindet komandantit të veprimtarisë; duhet të shprehë shpirtin e sakrificës për shokët si dhe ndjenjën e bashkësisë dhe të barazisë mes anëtarëve të grupit.

Neni 26

Para fillimit të veprimtarisë anëtari i Shoqatës duhet të jetë i pajisur me të gjithë pajimet e kërkuara për mbarëvajtjen e veprimtarisë. Komandanti e ka për detyrë t’i verifikojë pajimet e çdo anëtari para nisjes për veprimtari.

Neni 27

Nenet e kësaj Rregullore janë në fuqi për çdo veprimtari që organizon ose merr pjesë Shoqata.

Neni 28

Anëtarët e Shoqatës mund të organizojnë veprimtari të pavarura, të ndërmarra mbi bazë parapëlqimesh që lidhem me interesa të argëtimeve në natyrë si dhe/apo parapëlqimeve shoqërore.

Neni 29

Veprimtaritë me karakter Bjeshkimi apo Alpinizmi zhvillohen në natyrë në ato zona ku ngjallet interes dhe dëshirë për anëtarët e Shoqatës për qëllime sportive, ripërtëritjeje dhe/apo argëtuese; për të njohur vendin nëpërmjet të ushtruarit fizik, soditjes, si dhe jetës sociale në natyrë. Veprimtaria mund të zhvillohet në çdo stinë të vitit.

Neni 30

Detyrat që ka anëtari: i) të bëjë jetë kolektive me anëtarët e Shoqatës në çdo kohë të pjesëmarrjes së tij në veprimtari; ii) të respektojë rregullat dhe programin e veprimtarisë, përjashto rastet kur është i/e sëmurë; iii) të zbatojë udhëzimet e përgjegjësit të grupit, përveç në ato raste kur ato bien në kundërshtim me rregulloren, programin e veprimtarisë dhe vendimet e Kryesisë së Shoqatës; iv) të zbatojë normat e mirësjelljes dhe të edukatës së shëndoshë gjatë veprimtarisë; v) të jetë i pajisur me ushqime e pajime n’atë masë që të mos bëhet pengesë e grupit për realizimin e synimeve të veprimtarisë; vi) të respektojë etikën e komunikimit me pjesëmarrësit në veprimtari si dhe me popullsinë lokale.

Neni 31

Drejtuesi i veprimtarisë së organizuar nga Shoqata, apo i ekipit tonë ku merr pjesë Shoqata, duhet të jetë anëtar i saj, dhe:
– mban përgjegjësi për t’ju përgjigjur zhvillimit dhe mbarëvajtjes të programit të veprimtarisë.
– duhet të mbajë lidhje telefonike apo elektronike me Kryesinë.
– duhet të vërë në dijeni me kohë anëtarët e grupit për programin e veprimtarisë dhe t’i njohë ata me rregullat e kampingut dhe të jetës kolektive për rastin.
– Me përfundimin e veprimtarisë i kërkohet, atij dhe pjesëmarrësve në veprimtari, që të shkruajnë dhe bëjnë me dije antarësinë përsa përjetuan nëpërmjet një materiali të shkruar për kronikën mujore të Shoqatës, si edhe për media të shkruara dhe vizuale; për kënaqësitë dhe mangësitë e veprimtarisë.

Neni 32

Drejtuesi i veprimtarisë dhe, në mungesë të tij, drejtuesi i çdo grupi pjesëmarrësish:
– Duhet të kontrollojë para nisjes në veprimtarinë e ditës pajimet e grupit (materjalin teknik, ushqimet, etj.).
– Duhet që të ndërpresë udhëtimin e ditës të paktën një orë para perëndimit astronomik të diellit nëse i duhet të organizojë ngritjen e kampingut dhe jo më vonë se me perëndimin astronomik të diellit nëse kampingu është i ngritur.

Neni 33

Pjesëmarrësi në veprimtari duhet:
– Të ketë kryer përgatitjet e duhura fizike dhe teknike si dhe të plotësojë përpara veprimtarisë normat e kërkuara.
– Të njohë dhe të zbatojë rregullat teknike të marshimeve dhe të ngjitjeve si dhe programin e veprimtarisë.
– Të kryejë veprimtari dhe jetë kolektive me anëtarët e grupit.
– Të përmbajë vehten nga veprime dhe/ose veprimtari që nuk janë parashikuar në programin e veprimtarisë.

Neni 34

Para çdo veprimtarie të Shoqatës jashtë kufijve të Shqipërisë do të krijohet një grup pune me drejtues Mbajtësin e Thesarit, dhe me përbërje një Anëtar të Kryesisë dhe një Anëtar të Shoqatës. Ky grup do të vendosë për kriteret e shpenzimeve të cilat do mbulohen nga kjo shoqatë. Në parim, ky grup pune do të përkrahë më shumë, në drejtim të pajisjes me bazë materiale të nevojshme për veprimtarinë, anëtarët e Shoqatës të cilët marrin pjesë në të tilla veprimtari për herë të parë; pastaj ata që kanë marrë pjesë vetëm në një veprimtari, e kështu me rradhë. Thënë ndryshe, mbështetja financiare do u shpërndahet anëtarëve pjesëmarrës në veprimtari në mënyrë të pabarabartë, duke i dhënë përparësi individëve që kanë mungesa më të mëdha në pajime e veshje. Ky grup pune do mblidhet sapo Kryesia/Shoqata të vendosë për pjesëmarrje në një veprimtari të tillë. Për shpenzimet e tjera të nevojshme dhe më specifike të gjithë pjesëmarrësit në veprimtari do jenë të barabartë.

Neni 35

Anëtarët e shoqatës, të cilët kanë biznes(e), kanë të drejtë, nëse dëshirojnë, që simbolika të kompanisë së tyre t’ja japin ekipit ose individëve që ngjiten në maja malesh (brënda e jashtë vendit) që të kryejnë foto të cilat mendojnë se do i përdorin për synime reklamash apo të zbukurimit/dekorimit të mjediseve të bizneseve të tyre.

Neni 36

Anëtarët e shoqatës kanë të drejtë të marrin simbolika të bizneseve të ndryshme për të fotografuar në natyrë a maja malesh me qëllim reklamimin e atyre bizneseve.

Neni 37

Anërarët e kësaj Shoqate sygjerohen të programojnë stërvitje individuale të vazhdueshme gjithëvjetore të organizuara në palestra dhe në natyrë. Si Shoqatë do të organizojmë stërvitje me synime mësimore në tema të ndryshme të cilat do t’iu bëhen të ditura anëtarëve në një distancë të arësyeshme kohore nga dita e zhvillimit.

Neni 38

Për bërthamën alpinistike do synohet të organizohen dy teste fizike në vit (Nëntor-Dhjetor dhe Maj-Qershor). Testet do shpallen dhe sipas rasteve rezultatet do të shfrytëzohen (kur lind nevoja) edhe si një nga kriteret e formimit të ekipit alpinistik në një veprimtari.

Neni 39

Fotografimet dhe Filmimet
Përcaktimi i kritereve për detyrimet që kanë anëtarët e SHBA Tirana lidhur me fotografitë dhe filmimet e marra/bëra në veprimtaritë e organizuara apo mbështetura nga Shoqata për: a. Fotot dhe filmimet me flamurët/banerat e sponsorizuesve; b. Fotot dhe filmimet me fazat e ngjitjes së malit. Këto për një veprimtari të organizuar në natyrë, ose në mjedise të tjera.
Shoqata ka nevojë të ketë arkivin e saj si dhe të përdorë këtë arkiv për propagandë apo për qëllime të tjera. Për të siguruar një gjë të këtillë anëtarët e saj pjesëmarrës në një veprimtari duhet të kenë parasysh se:
Secili që arrin majën e një mali dhe ka aparat rregjistrues (fotografik dhe/ose filmik) e ka detyrim fotografimin e ekipit/individit me të gjithë flamurët/banerat e sponsorave aktivë, sponsorave potencialë si dhe organizatave apo individëve që ndihmojnë shoqatën në mënyra të ndryshme.
Secili anëtar i shoqatës që merr pjesë në ngjitjen e një mali (pavarësisht nëse e arrin apo jo majën) në vartësi të aparateve rregjistruese që ka, e ka detyrim moral të pasqyrojë me foto dhe filmim për arkivin e shoqatës momentet më interesante të të gjithë ngjitjes që kryen.
Fotot dhe filmimet që i dorëzohen shoqatës, duhet të jenë domosdo pa logon/siglën e fotografuesit dhe/apo filmuesit. Këto foto dhe filmime do konsiderohen pronë e shoqatës (sigurisht edhe pronë e filmuesit apo fotografuesit).
Pronë e shoqatës (ose material për përdorim) konsiderohen edhe foto të tjera dhe filmime të tjera që kanë ose nuk kanë siglën e fotografuesit apo filmuesit dhe që fotografuesi apo filmuesi ja jep shoqatës të drejtën e përdorimit të tyre.
Sa më sipër nuk diferencon vendin dhe kohën ku kryhet veprimtaria.

Neni 40

Sa herë që kemi mbledhje Kryesie anëtarët krijues të SHBA Tirana (që nuk janë anëtarë të kryesisë së Shoqatës) janë të ftuar të marrin pjesë pa të drejtë vote. Njëherësh, anëtarët e Kryesisë kanë të drejtë të ftojnë si dëgjues në mbledhjet e kryesisë anëtarë të Shoqatës.
Neni 41
Në veprimtaritë që do të organizohen nga Shoqata (sipas kalendarit ose për qëllime të tjera) brënda teritorrit të Qarkut të Tiranës, anëtarët që do të udhëtojnë në makinat e anëtarëve të tjerë duhet të lënë në makinë 200 lekë si kompensim për karburantin. (Thënë ndryshe: anëtarët paguajnë për karburantin e shpenzuar ndërsa Shoqata nuk kompenson).

Neni 42

Në veprimtaritë që do të organizohen sipas kalendarit jashtë Qarkut të Tiranës të gjithë anëtarët që do të udhëtojnë në një makinë do të barazndajnë shpenzimet e karburantit për atë makinë si dhe taksat e rrugës. Andaj, shoferi kur niset nga Tirana do e ketë të mbushur, gjë që e bën edhe ditën/datën kur kthehet në Tiranë.

Neni 43

Anëtarët e Shoqatës të cilët janë pjestarë të axhensive turistike ose axhensive/ndërmarrjeve të tjera të cilat kanë lidhje të drejtpërdrejtë me vepritari në natyrë të llojit që organizon kjo Shoqatë, nuk kanë të drejtë që të zgjidhen në Kryesinë e Shoqatës apo të zgjidhen si kryetarë të grupeve/komisioneve të saj të punës.

Sygjerime
Sa më poshtë janë sygjerime të cilat ndihmojnë këdo që del në natyrë për të krijuar një edukatë për kujdesin që duhet treguar gjatë veprimtarive për të realizuar një argëtim të sigurtë për jetën dhe shëndetin e pjsëmarrësit. Nuk janë gjithshka dhe për më tepër nuk do të thotë se ato të sigurojnë dhe të mundësojnë që argëtuesi të jetë jashtë çdo rreziku. Janë kryesisht veprimtaritë e përjetuara në natyrë, përvoja nga literatura e lexuar si dhe e shpërndarë nga media të ndryshme, që do të ndërtojnë më tej edukatën dhe do të ngrenë aftësitë dhe njohuritë për sigurinë gjatë veprimtarive.

-Mos ndërmerrni udhëtim i vetëm, pa patur përvojën e malit dhe pa patur një shok me përvojë.
– Jini të pajisur mirë me materialin e duhur teknik për veprimtarinë.
-Para nisjes njoftoni përgjegjësin e veprimtarisë për qëllimin dhe itenerarin që do të ndiqni.
– Koha e keqe është gjithmonë e rrezikëshme.
– Mali është i rrezikshëm në ditët kur bie dëborë disa ditë rradhazi.
– Hani shpesh herë gjatë ngjitjeve a marshimeve dhe pini vazhdimisht ujë e lëngje; mos ja lejoni vehtes të shkoni në rraskapitje fizike.
– Kuptimi i vështirësisë nuk duhet të ngatërrohet me atë të rrezikut.
– Nisja herët dhe kthimi shpejt është baraz me siguri.
– Gjatë marshimit në zonat e vështira dhe me rrezik mos kaloni ngadalë nëpër to, por, pasi ta keni studiuar atë më parë, kaloni me përqëndrim të lartë dhe shpejt.
– Mos harroni të merni ujë dhe ushqim tek lini kampin.
– Kampet i ngrini në vende të sigurta si dhe ku ka ujë dhe kushte për të pushuar.

Kujdes!
– Të jeni të pajisur mirë, si në dimër dhe në verë, në përputhje me normativat për materiain teknik dhe për veshmbathje. Mos harroni litarët, kazmën dhe kthetrat kur ndërmerrni itenerarë të vështirë.
– Mbi akull të mbuluar nga bora është i detyruar përdorimi i litarit.
– Në të gjithat rastet kur rrugëtimi është me rrezik sigurimi duhet të bëhet me çdo kusht.
– Mbivlerësimi i njhurive dhe aftësive për ngjitje të çon në aventurë.
– Mos u ngjitni në shkëmb pa skicuar në mendje dhe mundësisht në letër rrugëtimin që do të ndiqni; një foto e rrugëtimit e marrë me vehte është edhe më e mirë se sa një skicë.
– Alpinisti e ka rriskun e jetës me vehte dhe për këtë ai duhet të jetë i vetëdishëm.
– Mbani gjithnjë plenga e karabina rezervë për të bërë vetë-sigurimin
– Bora e re dhe e shkrifët është e paraprirë për të formuar ortek. Ortekët bien në shpate të pjerrëta dhe në lugje që mbledhin dëborë.

Kritere fizike
Që të kënaqeni me një veprimtari në natyrë është e domosdoshme që të keni përgatitjen e mjaftueshme fizike që kërkon veprimtaria. Nëse nuk ka një përputhje sa më të mirë midis asaj përgatitje që kërkon veprimtaria dhe asaj që keni ndërtuar ju në trupin tuaj, në mbyllje të ditës lodhja mundet që të “mundë” kënaqësinë. Me raste edhe më shumë: do u dobësojë e plogështojë për të nesërmen e ditës së punës apo studimit.
Duhet të ushtroheni rregullisht gjatë javës. Kështu, 15-20 km vrapim në javë si dhe një ngjitje në malin e Dajtit (jo domosdo deri në majë të malit) do u bëjnë mirë si për të përmbushur detyrat e punës/studimit ashtu edhe për të përballuar me lehtësi veprimtaritë në natyrë.

Për të përballuar veprimtaritë në natyrë vrapimi është receta më e mirë. Edhe ngjitja në një mal a në një kodër me synim stërvitor. Sot ka mjaft palestra ku ju mund të shkoni dhe të gjeni edhe instruktorë të cilët ndihmojnë që të merrni stërvitje të përshkallëzuar. Për ata që kanë ngushti në kohë, ne hera-herës kemi sygjeruar palestrën BODY CODE ku seancat stërvitore për çdo ngarkesë stërvitore janë të shkurtëra.
Sido që do e zgjidhni mënyrën e stërvitjes, u sygjerohet që me rastet që mund tu krijohen të testoni veten hera-herës me treguesit fizikë si në tabelën që vijon:

nr. Lloji i testimit Synimi Verejtje
01 Sprint 50 metra 7.5 sek
02 Kërcim së gjati nga vendi 220 cm
03 Tërheqje mbi hekur 10 herë
04 Vrapim 1000 metra 3 min 30 sek
05 Ecje-rendje 10 km 70 minuta
06 Ulje ngritje në sejcilën këmbë 10 herë
07 Ecje mbi tra (tub etj.) ekujlibri 4-5 metra pa lëkundje

Kontrolle mjeksore

Të ushtruarit sado pak me ndonjë sport si dhe daljet në natyrë ja vlen që t’i shikoni edhe si shtysa për të krijuar edukatë shëndetësore që 1-2 herë në vit të takoni mjekun e familjes dhe të kontrolloni shëndetin tuaj. Daljet në natyrë e kërkojnë, madje e kanë nevojë kontrollin mjeksor. Arësyeja është e thjeshtë: daljet në natyrë si rregull organizohen larg qendrave të banuara dhe nëse gjatë veprimtarive u ndodh ndonjë shqetësim shëndetësor, është e vështirë që të gjeni, ose të gjeni në kohë, shërbimin mjeksor. Njëherësh, do jetë rastësi nëse në grupin tuaj do gjendet një person që tu japë ndihmën e parë. Andaj masa më e mirë që mund të merrni për të njohur gjendjen tuaj shëndëtësore, si dhe të parandaloni të papritura të shëndetit është që të kryeni rregullisht takimet me mjekun e familjes.
Janar 2020
Kryetari i Shoqatës, Aleksandër Bojaxhi