Janar 2020

Me të hyrë Viti i Ri, nën slloganin “Të tresim Gjelin e Detit” disa nga anëtarët e shoqatës ndërmorrën shëtitje në vende të ndryshme, në vartësi të faktit se ku u kalua nata e ndërrimit të viteve. Disa nga bukuritë e natyrës që ata përjetuan na i përciellin me fotot që na dërguan.

1-2

3-4

5-6

Datat 10 dhe 11 na grumbulluan në Luginën e Valbonës. Për çudinë tonë shumica e bujtinave nuk punojnë! Nuk ka vizitorë, ose për të qenë më të saktë, duhet të themi se vizitorët janë të pakët.

7-8

Ndërkohë që nata jonë kaloi në Bujtinën Jezrca, mëngjesi i së djelës që në orën gjashtë na gjeti të ulur në një furgon dhe shoferi Fation Selimaj do na transportonte për në lagjen Kukaj. Kështu ne do të fitonim lartësi dhe kohë për synimin tonë: ngjitjen e majës së Rosit 2.525 m.

Porse për fatin tonë të keq që në kthesën e parë të së përpjetës për në Kukaj, sipërfaqja e kosiderueshme e rrugës e mbuluar me akull na rrëzoi planin si dhe futi në telashe Fationin për të kthyer makinën….

9-10

Marshimi drejt lartësive të majës së Rosit bëri bashkëudhëtare me ne mjegullën. Vende-vende ajo ishte aq e dëndur sa na krijoi vështirësi deri të skajshme për tu orjentuar drejt majës. Por duhet thënë se jo vetëm momentet e shkurtëra kur “çahej” mjegulla por edhe fati na ndihmoi që maja e Rosit të ndodhej nën këmbët tona.

Ngjitja e parë e vitit u realizua me sukses!

shbat