Shkurt 2020

01 Deshirat dhe realitetetPosteri si më sipër të kujton :

A Krijimin e SHBA Tirana. Dëshirë e madhe për të patur një shoqatë për argëtime në natyrë me shumë kërkesa për veprimtari nga anëtarët e rregjistruar por kur vjen momenti për tu nisur për aktivitetin e menduar, grupi thjeshtohet……

B Fillimin e këtij muaji. Dy fundjavë rrjesht u organizua grupi dhe dy herë nuk “ndezi”që veprimtaria të zhvillohej. Ajo u shty.!!

Urojmë që pjesëmarrjet në veprimtari të jenë sa më të plota! Ne krahas dëshirës për të shëtitur dhe për t’ju ngjitur majave kemi nevojë edhe për një jetë sociale sa më të plotë dhe të shëndetëshme që bashkëudhëton me veprimtarinë.

***

Anëtarja e shoqatës sonë dhe njëherësh një nga tetë krijuesit e saj, Dorina Mosku, ndodhet në Peru. Ajo ka realizuar ngjitjen e një maje 6000 metroshe dhe na sjell kronikën si më poshtë për atë veprimtari.

2-3

“Ditën e mërkurë në datën 5 shkurt 2020 ngjita majën Chachani, 6075m, të vullkanit me të njëjtin emër, afër qytetit Arequipa në Peru. Ngjitja shkoi shumë mirë, kjo edhe sepse është një ngjitje e thjeshtë dhe pa vështirësi teknike (vetëm 400 metrat e fundit ishin me dëborë të ngrirë si në ngjitje, edhe në zbritje).

Kjo është një veprimtari 2-ditore dhe relativisht e shpeshtë në Arequipa, edhe pse në këtë periudhë të vitit nuk kryhet çdo ditë për shkak të stinës së rreshjeve në Peru.

Dita e parë ishte ngjitja në kampin bazë në 5200 m (nga rreth 2300m në 5000 m shkohet me 4×4 dhe më tej duke marshuar).

Dita e dytë është ngjitja në majë, zbritja në 5000m dhe kthimi në Arequipa. Nuk pata probleme nga lartësia, përveç lodhjes dhe të ftohtit që i ndjeva shumë në 300 metrat e fundit të ngjitjes.”

I urojmë Dorinës suksese të tjera!

***

Në 8 shkurt Asimi me shokë kaloi një natë në Malin me Gropa. Të nesërmen ata soditën përreth dhe shkuan edhe tek Liqeni i Lepurit.

Fotot ilustruese besojmë se ja vlejnë të ilustrojnë këto rrjeshta.

4-5

***

Data 15 shkurt tërhoqi Nebiun, Beonardin dhe të tjerë në Malin me Gropa duke shfrytëzuar ngjitjen nga ana e Rrugës së Arbërit. Fotot ilustrojnë veprimtarinë nga ajo anë e malit.

6-7

\

8-9

Ja vlen të postojmë edhe fotot që na solli grupi i Asimit me linjën elektrike të veçantë që vjen nga zona e Bastarit për në Qafë Mollë. Origjinaliteti i shfrytëzimit të elementëve bimorë në teren na bën ta quajmë, me humor, këtë linje elektrike Bio-Ekologjike J

bio1-2-3

***

Këtë muaj veprimtari kulmore ishte ngjitja në majën Çet Harushe 2.424 m si dhe e një pjese të grupit edhe në majën Peçmare 2.223 m.

10-11

Veprimtarinë e drejtoi Ervin Dervishi. Për arësye të pjesëmarrjes në këtë veprimtari të anëtarëve të rinj Ervini tregoi kujdes që të shtunën në darkë të zhvillonte “leksion” për pajimet etj., në mënyrë që të nesërmen, ditën e ngjitjes, të mos kishte pengesa apo ngecje në përdorimin e bazës materiale.

Theksojmë se moti i mirë, disiplina në ngjitje dhe harmonia në grup bënë që të gjithë pjesëmarrësit të mbeten të kënaqur me atë që përjetuan.

12-13

shbat