Mars 2020
Pesë muaj më parë, në tetor 2019, Shoqata organizoi tre veprimtari në natyrë duke realizuar ngjitje në majat Mardom (Ducaj), Shkëlzen (Tropojë) dhe Luboten (Kosovë).
Sot jemi lakmitarë për atë muaj ngase KoronaVirusi na ka mbyllur në shtëpi. Është kjo një masë që konsiderohet nga mjeksia si mundësia më e mirë për të luftuar këtë armik të padukshëm. Madje kjo kohë krijoi edhe një fjalë të re në gjuhën angleze:
Covidiot (kovídiët) të cilën po e ilustrojmë me dy shëmbuj (më poshtë keni edhe variantin e plotë në anglisht).
Vërtet do të shkosh të shohësh gjyshen? Hej Lali, mos u bëj kovidiot.
A e shikon atë person me 200 topa letër tualeti? Ai është kovidiot.
Në këto kushte disa anëtarë të shoqatës sonë, kur u krijuan mundësi sado të kufizuara, kryen dalje të shkurtëra në natyrë. Më poshtë keni disa nga fotot që na dërguan:
Ismail shehu:
Tirana nga Sauku
Fation Plaku:
Në Dajt
Irena Bakalli:
Liqeni i Shkodrës
Në Shirokë
U nda nga jeta Koço Qafëzezi
Në datën 4 mars 2020, në banesën e tij në Korçë, ndërroi jetë Koço Qafëzezi në moshën 86 vjeçare. Deri atë ditë ai ishte alpinisti më i vjetër në moshë në vendin tonë.
Mjeshtëria e Koços ishte prodhimi artizanal i këpucëve. Ai u lidh që në vitet 50-të me lëvizjen sportive të qytetit të Korçës. Për të kujtuar disa nga gurët kilometrikë të karierës së tij sportive po rreshtoj:
Një nga 16 pjesëmarrësit e parë të shkollës Shqiptare të Alpinizmit – Theth korrik 1956.
Në vitin 1959 Luigj Shala, Kozma Grillo, Petraq Kuli, Koço Qafëzezi dhe Thanas Vasili ishin alpinistët e parë të cilët dolën jashtë vendit e shkuan në shkollën Ali Beg në Kaukaz për të marë njohuri alpinistike si dhe ku u ngjitën në dy maja të lartësive mbi 4000 metra mbi nivelin e detit.
Koço ishte anëtar i ekipit alpinistik Shqiptar që realizoi ngjitje të llojit kacavarje alpinistike bashkë me ekipin Gjerman në periudhën korrik-gusht 1959 në Bjeshkët e Namuna.
Koço u bë organizator i ngjitjes së Gurit të Cjapit -1966 – nga ekipi i alpinistëve kacavarës të qytetit të Korçës.
Koço Qafëzezi ishte një simbol dhe model i mirëpranuar në shoqëritë alpinistike të qytetit të tij si dhe i lëvizjes alpinistike të vendit tonë.
Tashmë që të gjithë jemi të vetëkarantinuar. Disa nga ju kanë sjellë foto. Le ta kujtojmë njëri tjetrin edhe me to e jo vetëm me mesazhe.
Urojmë që sa më parë të shohim njëri tjetrin në natyrë!
shbat