Prill 2020

Këtë muaj përjetuam 30 ditë të plota të vetë karantinuar. E shijuam natyrën më së shumti nëpërmjet fotografive që këmbyem.

Më 1 prill lartësitë e vendit tonë u zbardhën nga bora. Ne në Tiranë e pamë borën ne malin e Dajtit dhe të Priskës që të ulej deri në lartësinë 500 metra.

1-2

Fotot më të bukura të bëra në Malin e Dajtit na i solli Olsi Belishta.

3-4

Nuk na munguan fotografi të kësaj dite, që na i sollën banorë nga alpet, për Valbonën dhe Ducajn

5-6

Ditët e plakës janë një besim popullor që zgjat tre ditë. Ato janë 29 dhe 30 mars dhe 1 prill. Me kalendarin e vjetër (kalendari u korrigjua rreth 100 vjet më pare) këto ditë shënohen në datat 12, 13 dhe 14 prill. Besohet se mbasi moti mbajti i ngrohtë plaka morri bagëtitë dhe doli në bjeshkë. Mirëpo pasi kaloi ca kohë me mot të ngrohtë, për tre ditë moti morri për keq dhe e ngriu plakën me gjithë bagëtitë në mal.  Kjo legjendë/bestytni njihet edhe në popuj të tjerë të kontinentit tonë. Në vendin tonë kjo legjendë është e konkretizuar në Bjeshkët e Namuna edhe me emrin e një mali: Mali i Marroces (mali i të marrës/budallaqes) majë të cilën ne e njohim sot me emrin maja e Hekurave. Këto tre ditë njihen si ditët e ftohta dimërore. Tradita popullore, për të filluar lëvizjet e kopeve drejt bjeshkëve, ka ditën e Shëngjergjit, d.m.th. datën 6 Maj.

Ne e përjetuam këtë ditë me uljen e temperaturave të ajrit dhe me një “fshikje” me borë të kreshtës së malit të Dajtit në lartësinë mbi 1500 metra. Porse në alpe kjo solli borë edhe në luginë. Fotot në vijim na sjellin në kujtësë Valbonën dhe Thethin në mëngjesin e datës 14.

7-8

Ndërkohë, anëtarë të shoqatës sonë mundën të futen edhe në gjirin e natyrës. Shanset më të mëdha i pati Pëllumb Bisheva të cilin karantina “e kapi” në malësitë e tropojës. Prej tij morrëm foto si të ujvarës së Valbonës, të liqenit të ngrirë të Ponareve, të lartësive në malin e Rupës – Dragobi, dhe të tjera.

9-10-11

Nga Irena Negro morrëm fotot e saj në zonën e Vermoshi; në malin e Trojanit, si dhe një pamje të Shirokës dhe Shkodrës nga lartësitë e malit Tarabosh.

12-13

Ervin Dervishi na solli foto të turit të tij më biçikletë në rrethinat e Tiranës

14-15-16

Kurse Skerdi Tefa na solli fotot e turit të tij me bicikletë Tiranë-Shijak-Tiranë.

17-18

Asim Toro “ju qep” Gjirokastrës dhe Shëndëllisë

19-20-21

Ndërkohë që sekretari I shoqatës sonë z. Ismail Shehu ka 50 ditë që ka qenë “mbikqtrës” i rregullt i kurorës së gjelbër të lartësive jugore të Liqenit të Tiranës

Foto 22

Tashmë u mbyll muaji prill dhe pranvera ka filluar edhe në Bjeshët e Namuna. Këtë mund ta shikoni nga fotot në Valbonë si dhe në Grykën e Rugovës.

23-24-25

shbat