Maj 2020
Edhe këtë muaj jetuam përsëri të karantinuar. Përsëri, më e shumta e kohës, me pamundësi për të lëvizur me makinë në ditët e fundjavës.
Por disa nga anëtarët tanë gjetën shteg dhe dolën në natyrë. Prej tyre morrëm fotografi të cilat na ndihmojnë t’i sodisim ato vende që do i sodisim në ditët në vijim.
Ismail Shehu nuk harron të na sjellë lulet që e tërheqin më shumë në këto ditë pranverë e cila na dha ditë me të nxehtit afrikan më shumë se çdo pranëverë e mëparëshme.
Beonard Çuni e Nebi Ganellari nuk përtojnë të udhëtojnë deri 36 km për të soditur natyrën nga lartësitë e malit të Dajtit.
Por Ismaili nuk nguron të na sjellë edhe foto nga natyra.
Pëllumb Bisheva, i “bllokuar” në alpe, pati rastin të kalojë nga Valbona në Theth, madje të udhëtojë deri në Kapre dhe të na sjellë foto nga Syri i Kaltër.
David Hysi na solli foto nga Thethi duke shkuar atje nëpërmjet Qafë Thores, një habi e kalimit të automjeteve nëpër këtë qafë në këtë muaj të vitit.
“Arritjen” më të admirueshme alpinistike për muajin e realizoi Irena Negro e cila u ngjit në majën e Radohinës (2.569 m).
Përkujtimi i datës 25 maj, përvjetori i tetë i ngjitjes së majës Everest, mblodhi një grup të vogël anëtarësh tek Kafe Sofia, të ulur të distancuar nga njëri tjetri në kushtet e distancës sociale që kërkon karantinimi.
Dita e fundit e muajit na mundësoi të organizohemi një grup i vogël dhe simpatik për të kaluar nëpër kreshtën e malit të Dajtit. Elementët atmosferikë, si mjegulla dhe shiu i rëmbyer i stinës, pasuruan emocionet dhe adrenalinën gjatë veprimtarisë.
Në mbyllje të kronikës mund të klikoni tek video që na dha rast Fation Plaku nga ngjitja e realizuar ne Malin e Hekurave në mesin e këtij muaji
shbat