Qershor 2020

Kufizimet si masa për parandalimin e përhapjes së virusit COVID-19 vazhduan. Prandaj dhe muaji filloi me dalje sporadike në natyrë nga anëtarë të shoqatës me të afërmit e tyre.

Nga këto veprimtari morëm fotografi interesante si:

Nga Ismaili

1-2

Foto e Ujvarës së Selcës                                                                               Foto e fshatit Lëpushë

Foto 03

Gjarpër në Kelmend

Nga Asimi

Foto 04

Në Kanionin e Gjipesë

Pëllumbi na solli foto nga Liqeni i Ballgjasë:

14-15

 

Olsi na solli një foto të rrallë: ka fotografuar një ari në malin e Valamarës!

Foto 07

Aleksandri na solli foto nga Kanioni në Lumin e Tiranës nën Shkallën e Tujanit:

8-9

Në datën 13 nga ana e shoqatës u organizua vajtja në majën e Brarit. Dhe si gjithnjë fotot nga lartësitë kanë të veçantën e tyre: pamjen nga lart.

10-11

Foto 12

Në datat 20 dhe 21 u organizua vajtja në fshatin Iballë, në zonën e Pukës. Udhëtimi Fushë Arëz – Iballë – Pukë ishte një Itenerar i Gjelbër dhe mbresëlënës.

13-14

Në hyrje të fshatit na priti me shumë dashamirësi dhe respect Aleksi, djali i Ded Nikollës. I papërtuar, ai na shëtiti dhe foli për liqenin/rezervuarin gjithnjë ujëplotë të fshatit, për vendin ku në tetor të vitit 1903 ishte hapur shkolla e parë në zonën e Pukës, për shtëpinë e Kol Bib Mirakës, për qëndrën e re turistike që do të inagurohet në vjeshtë të këtij viti, etj, etj. Një ciceron i vërtetë për fshatin e tij dhë më gjërë!

15-16

Dedë Nikolla dhe anëtarë të tjerë të famijes së tij që u ndodhen aty na pritën me shumë përzëmërsi në shtëpinë e tyre ku ne e ndjemë shumë shpejt veten si në shtëpinë tonë.

17-18

Darka e shtruar ishte me gjithë të mirat në tavolinë, por edhe më interesante i bënë orët që kaluam bashkërisht bisedat që i përcillte Deda lidhur me historitë e këtyre anëve të mbartura plot me bëma të banorëve të dhënë mbas punës, dijes, patriotizmit e besimit tek zoti dhe krahu i punës së sejcilit.

Në linkun e mëposhtëm mund të ndiqni një fragment me çifteli, të luajtur me mjeshtëri gjatë mbrëmjes nga Deda për nderin tonë:

Video – Deda me çifteli

Fotografitë e shumta që u shkrehën flasin për mbresat që la ky takim tek anëtarët tanë. Ne po përcjellim vetëm pak prej tyre.

shbat