Tetor 2020

Të pastrojmë Valbonën!

Lugina e Valbonës është një nga luginat më të bukura dhe më e frekuentuara nga turistët në Shqipëri. Si pasojë e vizitorëve të shumtë, fatkeqësisht, ka edhe nga ata që plerat i hedhin kudo edhe pse në Valbonë, në disa vende, ka kosha edhe anës rrugëve për hedhjen e tyre.

Thirrje

Në datën 30 shtator do të mobilizohemi të pastriojmë luginën nga mbeturinat.

Nuk ka shumë mbeturina, por sipërfaqja e territorit me to është relativisht e madhe. Mbledhja do të vazhdojë për dy ditë. Në datat 30 shtator dhe 1 tetor do të organizojmë mbledhjen e mbeturinave dhe në datën 2 tetor do të organizojmë një ecje në malin e Kollatës.

Numri maksimal i vullnetarëve pjesëmarrës do të jetë 20.

Hollësi për ata që do të marrin pjesë: akomodimi,  ushqimi dhe materialet e nevojshme për mbledhjen e mbeturinave (doreza, qese, etj.) do të jenë të siguruara nga Bujtina Kol Gjoni dhe Bujtina Jezera.

U mirëpresim, Bledari dhe Kelmendi

Kësaj thirrje nga shoqata jonë mundi ti përgjigjej Irena Bakalli Negro. Në vazhdim janë fotografi nga kjo veprimtari vullnetarësh e realizuar me sukses në luginën e Valbonës.

1-2-3

 

2 dhe 3 tetor

Në bashkëpunim me Shoqatën Bjeshkatare Sharri të Prizrenit u organizua ngjitja në majën e Konjushës në kreshtën e malit të Sharrit – Kosovë.

Ndihmuan për udhërrëfim dhe udhëheqje zotërinjtë, anëtarë të Shoqatës Sharri, Sadik Shporta dhe Ilir Himaduna.

Gjatë ditës së shtunë, të grumbulluar tek Shadërvani në qendër të Prizrenit u vizitua qyteti.

Më pas, një udhëtim i shkurtër dhe u grumbulluam tek shtëpia e Bjeshkatarëve të Prizrenit e ngritur në shpat të kreshtës së vargmalit të Sharrit. Kaluam një natë me hënë të plotë në një pyll të harlisur ku mbretëronte qetësia.

4-5

Në mëngjesin e datës 3 udhëtuam deri në Prevall, ku u bashkuam me anëtarë të tjerë të shoqatës prizrenase dhe prej ku filluam ngjitjen.

6-7

Nje grup me anëtarë të shoqatës sonë e kaloi këtë ditë me shëtitje në zonën e Prevallit ku na la mbresë frekuentimi masiv i natyrës nga qytetarë të zakonshëm. Ishin të të gjitha moshave. Madje pamë familje që kishin marrë edhe fëmijë në djep.

8-9

Anëtarë të tjerë të të dy shoqatave u ngjitën me sukses në majën e Konjushës (2.571) nën udhëheqjen e anëtarëve të SHB Sharri.

11 tetor

Pasi lë Tiranën panorama malore madhështohet nga gryka malore që krijohet midis malit të Dajtit dhe malit të Brarit. Kjo grykë-kanion njihet me emrin “Shkalla e Tujanit”; ndoshta ngaqë këtu fillonte e përpjeta e rrugës së dikurshme e karvaneve dhe këmbësorëve për në Shpal (Shën Pal) e më tej për në Dibër.

Tashmë ne udhëtojmë në rrugën automobilistike të njohur si “Rruga e Arbërit”. Rruga është ende në ndërtim dhe segmente të asfaltuar, me stabilizant apo me thërmaqe përkëmbejnë njëri-tjetrin.

Teksa mbërrijmë në Tunelin e Mrrizit rruga merr majtas dhe ngjitet përpjetë malit. Ne ndalemi në Basatar Murrizë dhe hymë tek Lokali i Profesorit për një kafe. Aty mësojmë se rruga mbi tunel është në ndërtim e sipër dhe deri në pranverë do të lidhet me daljen e përtejme të tunelit. Pra Rruga e Arbërit përveç tunelit do ketë edhe këtë segment malor (dublim i kalimit) dhe nga pranvera e tutje (pavarësisht se kur do të përfundojë tuneli), ne do udhëtojmë nëpër këtë rrugë për të shkuar në Peshkopi.

Pas kafesë dhe një pushimi të shkurtër morëm rrugën për në majë të Papatit. Fotot ilustrojnë më tej veprimtarinë tonë.

1-2

3-4