Janar 2021
Natën e ndërimit të viteve rreshjet e shumta në mbarë vendin tonë i dhanë zonave malore borë të madhe dhe dita e parë e vitit të ri na dhuroi foto të bukura.
Keli nga Valbona na solli foton e malit të Jezerës, Rifati nga Lëpusha na solli foton aty, Leonidha me shokë na solli foton nga zona e Vithkuqit, kurse Aleksandri nuk harroi të fiksonte një foto të malit të Dajtit me kreshtë të zbardhur.
Jezera djathtas malit të Rrogamit Pamje nga Lëpusha
Një foto pranë fshatit Vithkuq Kreshta e Dajtit
Me të hyrë Viti i Ri, nën slloganin “Të tresim Gjelin e Detit” disa nga anëtarët e shoqatës ndërmorën lehtiza në vende të ndryshme, në varësi të faktit se ku u kalua nata e ndërrimit të viteve. Disa nga bukuritë e natyrës që ata përjetuan na i përcollën me fotografitë e mëposhtme.
Loreni dhe Gjergji në malin e Dajtit Asimi po ashtu në Dajt
Leonidha, Nebiu dhe Tomori në synimin e tyre që ti afroheshin sa më shumë malit të Ostrovicës
Në datën 10 pati përsëri nisma personale për dalje në natyrë. Fotot në vijim janë pamje nga mali i Dajtit, nga Gryka e Rugovës dhe nga Prevalli i Prizrenit. Janë kortezi e përcjellë për ne nga Ismaili, Pëllumbi dhe Enveri.
Ditën e djelë në datën 17 u synua dhe u ngjit në Malin me Gropa maja më e lartë e tij, Maja e Mëcekut të Shën Mërise, 1827 m.
Fotot ilustrojnë këtë veprimtari.
shbat