Mars 2021
Pandemia Covid-19 jo vetëm që na ka imponuar distancë sociale, por edhe “distancë veprimtarish”.
Fotot e para të daljeve në natyrë për këtë muaj na i dërgoi nga Liguria, Anduela
Në këtë fillim muaji edhe Detjoni me Florianin na sollën foto. Ata ishin në malin e Çikës
Një javë më pas, nën presionin e orës policore, Detjoni dhe Floriani “thyen një rekord” kohor me ngjitjen që realizuan në majën e Papingut. Ja një përshkrim i shkurtër i kësaj veprimtarie:
U nisën në orën 04:00 nga Tirana dhe në orën 08:40 ishin në afërsi të shtegut të ngjitjes mbi fshatin Skore. Këtu u përgatitën për të filluar sulmin drejt majës. Në orën 09:00 filluan marshimin. Ngjitja e majës (në kushtet e një mjegulle shqetësuese) bashkë me zbritjen nga maja u mori pesë orë dhe 45 minuta. Në orën 15:20 filluan udhëtimin e kthimit dhe në orën 20:30 arritën në Tiranë (shumë pranë kërkesës së orës policore!)
Leonidha, gjithnjë i kujdesshëm për të organizuar kohën gjatë javës, që të mundësojë ditët e fundjavës për dalje në natyrë, na solli foto nga Voskopoja.
Java e fundit e muajit ishte më e pasur me veprimtari. Skerdis Petrela me shokë synuan ngjitjen e majës së Roshit në Valbonë. Ndonëse grupi kaloi një natë në lartësinë 1800 metra, të nesërmen bora e butë edhe në lartësi (që të fundoste) dhe grupi i vogël në numër për të hapur rrehe në borë, nuk u la ditë (orë) të mjaftueshme për të ngjitur majën.
Flori e Detjoni synuan majën e Këndërvicës me itenerar nisje nga fshati Nivicë. Nga fotot që na dërguan zgjodhëm dy, njëra prej të cilave është një panoramë e bukur e marrë nga maja.
Grupi më i madh u krijua në veprimtarinë e organizuar në zonën e Shëngjergjit. Tema kryesore e kësaj veprimtarie ishte soditja e ujvarës së Shën Pjetrit. Ujvara ishte ujëplotë duke e bërë përroin, me të njëjtin emër, e që derdhet në lumin Erzen të gurgullijë e shushurijë gjatë gjithë itenerarit që të çon tek ajo.