Maj 2021

Ky muaj ishte shumë i pasur me veprimtari. Fotot e para na erdhën nga Olsi dhe Klevisa. Ato pasqyrojnë veprimtarinë e tyre në zonën e Përmetit, prej ku na erdhën pamjet e një ujëvare të padëgjuar më parë nga ne. Është fjala për Ujvarën e Strëmbecit, zonë ku edhe faqet shkëmbore të Nëmërçkës, nën majën e Papingut (2.485 m), janë mbresëlënëse.

1-2

Asimi që nuk lë ditë fundjave “të thatë” pa dalë në natyrë vizitoi me shoqërinë e tij Ujvarën e Kokunjës. Është kjo një ujëvarë në zonën e Baldushkut, krahinë në periferi të Tiranës, mjaft e njohur për pula e gjela deti, për domate dhe ullinj. Nuk i mungojnë zonës edhe vlerat turistike e kulturore (sidomos Thesari i Vrapit) dhe besojmë se shpejt do bëhet edhe zonë e frekuentuar për agro-biznes.

03 (1)

Ndonëse fillimi i muajit pati veprimtari në ujvara, data 2, veprimtaria e shoqatës, ishte ngjitja në majën Bridashe, në Bogë. Kjo është maja e parë e tentuar në dhjetor 2012, menjëherë pas krijimit të shoqatës sonë, SHBA Tirana.

Falenderojmë udhërrëfyesit e luginës, Llesh Durgaj dhe Adrian Ulaj që u bënë pjesë e grupit të ngjitjes.

4-5

Data 9 na gjeti në shpatet e malit Tomor. Nën dhe në majën e Çukës Komuniteti Bektashian ka ndërtuar dhe rindërtuar objekte të kultit të cilat të joshin që t’i vizitosh si edhe të interesohesh që të mësosh për ritet e besimit. Këto rite, në këtë mal, shtresëzojnë epoka të ndryshme të filozofisë së besimit të cilat i kanë fillimet përtej periudhës së antikitetit.

6-7-8

Një grup nga anëtarësia u ngjit edhe në majë të Çukës (2.396 m) ku memoriali i Shënjtit Abaz Ali në kalë me dy fëmijë të shtyn të pozosh një kujtim.

9-10

Florioni dhe Detjoni, një dyshe e palodhur për të dalë në natyrë gati çdo fundjavë, u ngjit në majën më të lartë të malit të Gramozit 2.523, tek Çuka e Peçit, me nisje nga fshati Rehovë.

11-12

Loreni na solli një foto nga lumi i Bënçës në fshatin Progonati, ku fiksoi një pamje të kanionit në pjesën ku bie poshtë ujvara 200 metroshe.

13 (1) (1)

Në datat 8 dhe 9 maj në Kosovë, me një mikëpritje të përkryer,me organizim nga dy federatat (FBAK dhe FSHALTM) u organizuan veprimtari demonstruese në llojin Via Ferrata. Ari dhe Shpellat në Pejë; Via Ferrata në Decan  dhe Panorama në Prizren.

14-15

Pjesëmarrësit në veprimtari                                                                                Dorina Mosku

Tre prej itenerarëve ishin të nivelit shumë të vështirë (EEA-D) dhe një, në Prizren, e nivelit  mesatar (EEA-C). Në këtë veprimtari nga shoqata jonë morën pjesë Dorina Mosku dhe Ernest Bunguri.

16-17

Fillimi i lëvizjes                                                                  Ernest Bunguri

Në datën 14 maj Lavdoshi dhe Aleksandri organizuan një “inspektim” për punimet në Rrugën e Arbërit. Gjatë udhëtimit ata fotografuan dhe më poshtë janë fotot më mbresëlënëse të udhëtimit të tyre.

Në foto 18 vëreni se si dhe ku ka qenë dikur rruga automobilistike (djathtas). Në foton 19 tregohet diga e ngritur në hyrje të Kanionit të Tujanit, në lumin e Tiranës.

18-19

Në foton 20 Lavdoshi ka pozuar në Kanionin e Tujanit kurse foto 21 na jep një pamje nga lart të kantierit në hyrje të tunelit në Bastar Murriz.

20-21

Mendi i hyri Rrugës së Arbërit nga Mati dhe kjo i mundësoi të fotografojë Urën e Vashës që është në afërsi të Klosit. Ja dy foto nga të tijat.

22-23

Skerdi, Bledi dhe Nebiu na përshëndetën nga mali i Dajtit me dy foto;

24-25

ndërsa Gjergji na solli një foto të rrallë, kombinim i fenomeneve të natyrës, që pasqyron një pjesë të fshatit Farkë e Madhe si dhe rëzëmalet e Dajtit dhe Priskës.

26 (1)

Data 17 maj. Veprimtarinë më të këndëshme të kësaj fundjave e organizuan Detjoni dhe Florioni të cilët “hidhen” në zonën e Vlorës jo vetëm nga dëshira e tyre për tu ngjitur në malin e Stogoit, por edhe duke patur siguri për mot të qëndrueshën .

27-28-29

Datat 22 dhe 23 e gjetën një dyzinë anëtarësh të shoqatës në zonën e Shistavecit. Njihet me këtë emër ngaqë është emri i fshatit më të madh. Grupi u përqëndrua pranë fshatit Novosej, në Resortin Stani i Hoxhës ku edhe u kalua nata në tenda.

30 (1)

31-32

E djela ju përkushtua ngjitjes në majën më të lartë të zonës, atë të Kallabakut (2.221 m) si dhe vajtjes tek liqeni Novosej. Falenderim i veçantë për mjekun Gëzim Hoxha i cili me art e pasion udhëhoqi itenerarin që përshkoi grupi. Disa momente të veprimtarisë së kësaj dite i shohim në fotot në vazhdim.

33 (1) 34-35

Data 25 na mblodhi tek Kafe Sofia, mjedisi social ky i shoqatës sonë prej vitesh. Përkujtuam nëntë vjetorin e ngjitjes së parë të majës Everest (8.848 m) nga një ekip shqiptar. Ngjitës të kësaj maje ishin edhe anëtarë sot të shoqatës: Erlin Rudho, Gert Pishtari, Fation Plaku dhe Gjergj Bojaxhi.

36-37