Qershor 2021

Ky muaj filloi me veprimtarinë e ngjitjes së majës së Çikës (2045 m). Nata e datës 5 kaloi e këndshme në mjediset e Resort Hamiti dhe tendat e ngritura shoqëruan ato pak tenda të vizitorëve të tjerë në këtë Resort të rrethuar me pisha dhe livadh.

1-2 (2)

Ngjitja e majës u realizua të nesërmen. Ishte e thjeshtë nga ana teknike, por ishte një sprovë e mirë për këdo nga pjesëmarrësit për të kuptuar veten në ngarkesë pas izolimit nga gripi Covid 19.

3-4

Në datën 9 Pëllumb Bisheva na solli foto që i shohim rrallë. Ujvara e Valbonës është një “Ujvarë e mekur” për sasinë e prurjes së ujit gjatë muajve të ngrohtë, kur edhe vizitohet. Këtë muaj ajo ishte e “zhurmshme” me prurjen që ka.

5-6

Prurjet para rënies së ujvarës                                            Ujvara

Në datat 12 dhe 13 qershor u synua dhe u ngjit maja e Arapit. Rrugës për në Theth ekipi u ballafaqua me shkatërrimin thuajse tërësor të mbajtësve anësore të rrugës që të ngjit nga Boga në Qafë Thore, u ballafaqua me masakrën e djegies së bizneseve tek Bjeshka e Bajraktarit dhe më pas, përmes Qafë Thores ende të pa lëruar nga bora, në Theth ku ngriti fushimin tek Resorti Prek Harusha.

7-8

9-10

Të nesërmen, ndërkohë që ekipi ju drejtua majës së Arapit,  një pjesë e grupit tonë vizitoi familjen Polia për të nderuar të vrarin Nard Polia dhe pozoi me vëllain e të ndjerit, me Paulin Polia.11-12

Ekipi realizoi me sukses ngjitjen e majës së Arapit (2.217 m).

13-14

Liqeni Peçakeçit/Qafë Pejës                                                                 Në majën e Arapit

Në javën që pasoi u zhvillua kampionati i kacavarjes sportive në Gjipe. Ne nuk morëm pjesë. Sa më poshtë është një kronikë e shkurtër e kësaj veprimtarie të organizuar nga FSHALTM.

Ngjitje me shpejtësi

Klasifikimi për femra

Ami Selmani Rock Tirana         Vendi Parë

Fiona Rushiti Rock Tirana         Vendi Dytë

Greta Iljazi Rock Tirana            Vendi Tretë

15 (1)

3 vendet e para për femra – Ngjitje me shpejtësi

Klasifikimi për meshkuj

Alket Camaj Taraboshi              Vendi Parë

Ored Gjoni AST                       Vendi Dytë

Gerald Xhixha High Albania     Vendi Tretë

16 (1)

3 vendet e para për meshkuj – Ngjitje me shpejtësi

Kjo veprimtari përmbante edhe ngjitje teknike në përfundim të të cilave u arrit kjo renditje:

Klasifikimi për femra

Greta Iljazi Rock Tirana            Vendi Parë

Irida Nallbani Rock Tirana        Vendi Dytë

Denisa Shquti Rock Tirana        Vendi Tretë

Klasifikimi për meshkuj

Elion Cikopano Rock Tirana     Vendi Parë

Enis Shehu Rock Tirana            Vendi Dytë

Gerald Xhixha High Albania     Vendi Tretë

 

Veprimtaria kryesore e këtij muaji ishte ajo që u ideua në takimin e anëtarëve të shoqatës në datën 25 maj.  Qëllimi i veprimtarisë ishte njohja e një itenerari, në kushtet e një moti të ngrohtë, që do të synohet në shkurt të vitit 2022: kalimi përmes maleve nga fshati Nikç në fshatin Vuthaj duke u ngjitur minimalisht në Majën e Madhe dhe në malin e Bojës.

KEL – MEND

Me të parin thërret shumë kend,

Me të dytin, … pak kush ka.

Me i bashkue del nji vend,

Që për djathë të mirë ka za.

At Gjergj Fishta

Kelmendi është territori më verior i Shqipërisë, “trekëndëshi” i saj në hartë. Është njësi administrative e Malësisë së Madhe.

Kemendi i sotëm në popull njihet si Kemendi i Gurit apo Lugjet e Kelmendit. Mendohet se dikur, në thellësi të shekujve, koncepti Kelmend shtrihej nga Velipoja e Adriatikut në jug, tek rrafshinat e Podgoricës në veri, dhe në lindje shtrihej në malet ku banojnë kelmendasit e sotëm.

Kelmendi “çahet” nga dy lumenj me ujë të ftohtë (ujë i ftohtë = ujë i cem-të): Cem-i i Madh që vjen nga veriu dhe Cem-i i Vogël që vjen nga lindja. Të dy këta lumenj malorë bashkohen thuajse në Tamarë, ku ndodhet dhe qendra administrative e njësisë, duke formuar lumin e Cemit, e që është degë e lumit të Moraçës (në Malin e Zi). Ky i fundit derdhet në liqenin e Shkodrës. Cemi dhe dy degët e tij formojnë kanione gjigantë e të gjelbër në zemër të Kelmendit.

Në pjesën më veriore të krahinës, lumi i Lëpushës dhe lumi i Vermoshit takohen në lagjen Bashkimaj (në lindje të luginës së Vermoshit) dhe përfundojnë në Liqenin e Plavës. Nga ky liqen del lumi Lim, i cili është një nga degët e lumit Danub dhe që derdhet në Detin e Zi.

Bazuar në gjetjet arkeologjike duket se kryeqendra e kohëve paraantike dhe antike të Kelmendit të sotëm të ketë qenë fshati Vukël.

Fshati Nikç ndodhet në jug-lindje të Vuklit. Në lindje të fshatit Nikç (fshat 650 metra mbi nivelin e detit), ngrihet si një gjigant (me disnivel prej 1.900 metra nga fshati), Mali i Shnikut. Ky mal me emër shenjti (Shën Nikolla), ka dy maja: Maja e Shnikut 2.206 metra dhe Maja e Madhe 2.552 metra mbi nivelin e detit. Gjatë këtij kalimi vështirësia e parë ishte ngjitja në Qafën e Dobraçes (1.700 m).

Gjatë kësaj veprimtarie u ngjitën Maja e Madhe (2.552 m), Maja e Prozhmit (2.452 m) dhe mali i Bojës (2.451 m). Para se grupi të kthehej në fshatin Vuthaj, kaloi orë të këndshme tek liqenet e Jezerës.

17-18

19-20

Detjoni dhe Flori, në pamundësi që të shkëputen nga puna për të ndjekur grupin si më sipër, realizuan ngjitjen e majës së Hekurave (2.561 m) dhe na sollën fotot nga kjo majë.

21-22