Korrik 2021

Data 3 korrik na gjeti në Valbonë. Ekipi u grumbullua dhe kaloi natën në tenda tek Bujtina Jezerca. Herët në mëngjesin e datës 4 korrik ekipit ju bashkuan dhe udhërrëfyesit e luginës Bledar Jubani dhe Saimir Kablaj të cilët e shoqëruan ekipin deri në lartësitë e mbipyllit në drejtim të qafës së Zhaboreve. Falenderime udhërrëfyesve!

Të gjithë anëtarët e ekipit arritën të ngjiten me sukses në majën e Boshit (2.416 m), prej ku hapen pamjet e tre luginave kryesore të Alpeve: Currajt, Valbona, Thethi.

1-2 (1)

03 (1) (1)

Në datën 13 nën drejtimin e Kryetarit, Skerdian Tefa, u mblodh Kryesia e Shoqatës. Rendi i saj i ditës përmbante këto çështje të cilat u shtjelluan:

1.1. Shtimi i anëtarësisë

1.2. Testimi i organizimit të ngjitjeve me dy grupe sikundër e kemi diskutuar më parë për të kënaqur të gjithë pjesëmarrësit;, edhe ata që ecin shpejt, edhe ata që ecin më ngadalë. Një zgjidhje do ishte që të caktohet një anëtar në çdo ngjitje në mënyrë që të mbajë prapavijën.

1.3. Logo dhe brandi i shoqatës. Rifreskimi i uebsajtit.

1.4. Mbajtësi i thesarit. Vijon të kemi nevojë për dikë, disi profesionist (financier).

1.5. Regjistri i anëtarësisë. Duhet përditësuar duke e mbajtur koherent dhe duke ndarë anëtarët aktivë nga ata pasivë. Të caktojmë rregulla se kush quhet anëtar aktiv dhe kush quhet anëtar pasiv. Anëtarët aktivë të pajisen me karta anëtarësie.

1.6. Kartat e anëtarësisë të kenë vlerë në ulje (çmimesh, etj) në blerje të ndryshme. Të diskutojmë mundësi bashkëpunimi me biznese.

2.1. Të diskutojmë mbi planifikimin e ekspeditave të gjata (si ajo Nikç-Vuthaj) në të ardhmen e afërt.

2.2. Çështje të tjera.

04 (1) (1)

Mbas mbledhjes së Kryesisë, me disa anëtarë të shoqatës, me harta përpara, u diskutuan veprimtaritë e mundshme  për kacavarje në Malin e Thatë (Valbonë) si dhe ngjitjen e malit të Cokishtës (mbi Fushë Runicë).

05 (1) (1)

Ararati ose Agri. Në datën 15 korrik anëtari i shoqatës sonë Ernest Bunguri u ngjit në majën Ararat, ndryshe Agri, me lartësi 5.137 m. Kjo majë ndodhet në pjesën lindore të Turqisë pranë kufijve të saj me Armeninë dhe Iranin.

Ngjitja u realizua në orët e para të mëngjesit në kushte të vështira të motit. Fatmirësisht një “dritare” e shkurtër me mot të mirë pas një stuhie me borë dhe rrufe mundësoi suksesin. Ngjitja u ndërmor me iniciativën e Mountain Club Kososvo dhe u udhëhoq nga alpinistja turke me përvojë Ismet Inan.

Realizimi i ngjitjes mori katër ditë, dhe rreth 4.200 metra disnivel nga pika e afrimit me mjet e deri në majë.

6-7

08 (1) (1)

Më datën 24 anëtarët e shoqatës sonë e kaluan përsëri natën tek Bujtina Jezera. Grupi që synoi majën e Jezerës u nis herët në mëngjesin e datës 25. Moti i freskët ndikoi që grupi të fitojë lartësi shpejt, por në majë arrirën të ngjiten vetëm tre vetë. Pandemia e Covid-19 nuk na është “shqitur” ende në aspektin fizik. Por do kalojë…

9-10

11 (1)

Në datat 24 dhe 25 Leonidha, Bora dhe Sandri ndërmorën një udhëtim, prej kohësh të dëshiruar, për në Theth dhe Kapre dhe na sollën foto, nga të cilat zgjodhëm këto dy:

12-13

Në datën 25 Loreni dhe Ergi, pa aguar, u nisën nga Bujtina Jezerca për në majën e malit të Thatë. Synimi i tyre ishte ngjitja e një itenerari shkëmbor me vështirësi të kategorisë së pestë të kacavarjes. Punët ecën mirë për rreth 60 metra kacavarje, por pas kësaj një problem akut me shëndetin e Ergit e detyroi dyshen që të braktisë synimin. Me shumë kujdes ata arritën të ulen në lagjen Kukaj dhe më pas të marshojnë për tek Bujtina nga u nisën.

14-15

Që nga data 22 qershor në Palestrën RockTirana ekipi i kacavarjes po kryen stërvitje mësimore. Kjo stërvitje u mbyll me veprimtaritë në palestër në datën 29 dhe të dielën secili e testoi veten në shkëmb, me kacavarje shkëmbore.

16 (1)

17-18-19

Shbat