Tetor 2021
Gramoz. Më 3 tetor anëtarë të shoqatës sonë ngjitën majën e Gramozit 2523 m së bashku me alpinistë nga ekipi i Beratit.
Kjo ngjitje është në kuadër të nismës “Mbi 2500” e cila synon pushtimin e të gjithë majave mbi 2500 m lartësi në Shqipëri.
Ngjitja nisi nga fshati Rehovë me një disnivel prej 1500 m me majën.
Valbona. Në datën 16 Egli ishte në Valbonë dhe na solli disa fotografi, dy prej të cilave janë më poshtë:
Trebeshina. 17 tetori i gjeti pesë alpinistë të shoqatës në majën e malit Trebeshina (1922 m). Ngjitja nisi nga fshati Katundishtë. Disniveli i ngjitur ishte 1360 metra dhe distanca që u desh të përshkrohej (vajtje-ardhje nga maja) 12 km.
Voskopoja, 23 tetor. Leonidha Fuqi dashurinë e tij për malin dhe daljet në natyrë i përcjell edhe tek nxënësit e tij gjimnazistë në qytetin e Korçës.
Fotografia pasuese ilustron sa më sipër:
Me shumë gjasë disa nga këta djem, nesër, kur të vijnë si studentë në Tiranë, do jenë pjesë e shoqatës sonë dhe më vonë alpinistë të qytetit të tyre.
Maja e Livadhit, 24 tetor. Flori dhe Detjoni të etur “për inspektim kullotash” u ngjitën në majën e Livadhit 2.495 metra e lartë. Kjo majë shikon pjesërisht fshatin Bogë dhe ngrihet në pjesën lindore të Livadheve të Bogëve.
Stebleva 27 tetor. Me nismën e dy prej anëtarëve të shoqatës sonë ju kërkua drejtorit të zonës së mbrojtur që na shoqëroi në majën e Kallkanit, z. Fatmir Brazhda, që të na shoqëronte rishtas në malin Shebenik për të soditur dhe fotografuar vjeshtën. Disa prej këtyre fotografive, të shkrehura nga Olsi, Aureli, Asimi e ndonjë tjetër janë këto:
Datat 30 dhe 31 patën një gjeografi të gjërë veprimtarish nga antarët tanë.
Hajla, Gryka e Rugovës. Donaldi përgatiti një video e cila pasqyroi të gjitha etapat e kësaj veprimtarie: nga nisja në shtëpinë alpine në majën e malit Hajla (2403 m) dhe kthim. Më poshtë sjellim vetëm dy foto:
Kapreja dhe Syri i Kaltër u synuan nga Lavdoshi dhe Teodori:
Mali Thatë (2.540 m). Skerdis, Flori dhe Detjoni u ngjitën, me nisje nga Boga, në majën e malit të Thatë. Edhe kjo majë, sikundër ajo e Livadhit, mbyll “stadiumin” malor të Livadheve të Bogëve në pjesën lindore.
Curraj i Epërm ishte destinacioni i Dorinës për këtë fundjavë:
Eriku me Endrin na kujtuan që për fundjavët që nuk kemi mundësi për të marrë pjesë në veprimtaritë e shoqatës, të dielave është e mundur të gjendet pak kohë për tu ngjitur në malin e Dajtit.
Shbat