Nëntor 2021

7 nëntor. Të nisur herët nga Tirana udhëtuam drejt fshatit Funar, që shtrihet si një ballkon gjigand mbi qytetin e Elbasanit. Me ndihmën e udhërrëfyesit Mollagjeças , Nerdit, morëm rrugën drejt synimit tonë. Makinat i parkuam në pllajat e bukura kullosore mbi fshatin Cerrujë. Rrugëtimi drejt majës ishte nëpër një itenerar të thjeshtë gjë që na mundësoi të sodisin gjatë gjithë udhëtimit deri në majë të malit të Korrës.

1-2

3-4

20 nëntor. U mblodhëm në lagjen e poshtme të fshatit Rrogam. Nata kaloi e gëzuar në territorin e Bujtinës Margjeka. Të nesërmen, dt 21 në orën 05:30 u vumë në lëvizje drejt majës së Rrogamit (2472 m).  Itenerari  ishte “I thatë”: thuajse pa gropat e mirënjohura me bore shekullore. Por zallishtet na munduan ca. Edhe kreshta ishte disi e mprehtë. Por më në fund gjashtë nga ne arritën të ngjiten në majën e malit. Është një përvojë e mirë për ne që kur ta synojmë në stinën e dimrit të kemi besim se do e pushtojmë majën edhe në sezonin e ftohtë.

5-6

7-8

21 nëntor. Një grup prej tre vetësh (Nebiu, Ekremi dhe Beonardi), në pamundësi kohore që t’i bashkëngjitej grupit të Rrogamit, organizoi dhe realizoi një marshim nëpër kreshtën malore që shtrihet në veri-perëndim të Malit me Gropa. Konkretisht: Qafa e Murrizit – maja e Sferdecit – Maja e Papatit – Maja e Rrasës dhe kthimi nga pylli i pishave në shpatet e malit të Papatit drejt e në Bastar Murriz.

9-10

11-12

28 nëntor. Luani dhe Ronaldi ju bashkuan grupit me bjeshkatarë nga Kukësi dhe Prizreni dhe u ngjitën në majën e Pashtrikut. Kushtet e motit krijuan vështirësi, sidomos era e fuqishme, porse më të shumtit e pjesëmarrësve arritën të ngjiten në majë dhe të valëvisin flamurin kombëtar në ditën e 109 vjetorit të shpalljes së Pavarsisë.

13-14

15-16