Dhjetor 2021

Datë 8 dhjetor. Shoqata Bjeshkatarë dhe Alpinistë Tirana përkujtoi më 8 dhjetor themelimin e saj 9 vite më parë. Veteranë alpinistë të viteve 60, 70 dhe 80 nderuan me praninë e tyre.

Nga të pranishmit, anëtarë të shoqatës, u pajisën me kartat e anëtarësisë ata që nuk e kishin marrë.

1-2

Bisedat gjatë kohës së kaluar bashkërisht cekën veprimtari të organizuara si dhe përfunduan idetë për veprimtaritë për vitin në vazhdim në kuadrin e kalendarit përçapës/tentativ 2022.

Projekt kalendari përçapës i veprimtarive 2022

Nr Muaji Veprimtaria që synohet Qasja nga
01 Janar  Qafa e Murrizit – maja e Sferdecit – Maja e Papatit – Maja e Rrasës

Maja e Livadhit

Mali Radohinës

Bastar Murriz

 

Boga

Boga

02 Shkurt Maja e Rrogamit (Kokërhana e mundëshme)

Maja Arapit

Mali me Gropa / Shpirag

Valbona

Thethi

Shëmria / Berat

03 Mars Skënderbeu

Maja Titos

Maja Shendellise

Kruja

Tetova ose Brodi

Memaliaj

04 Prill Maja Mesimerit

Maja Ostrovicës

Mali Gribës/Këndervica

Vranisht

Marjan

Nivica

05 Maj Maja Luces

Maja e Madhe

Trojani

Fushe Bardha

Ducaj

Lëpusha

06 Qershor Maja e Alise dhe Poplukes

Kanioni i Gjipesë

Zhabore-Krasniqe-Brijas

Theth

Gjipe

Rrogam-Valbonë

07 Korrik Jezera!  Veprimtari e përvitëshme e Shoqatës

Kacavarje në faqen veriore të Shtegut të Dhenve/Mark Zagore

Maja e Nigvacit, Brinja e Lisit

Valbona

Qafë Thore

 

Lëpush

08 Gusht Zona Korab Piramida 6

Maja e Boshit (maja e Drenit e mundëshme)

Mali Gramës (2344m) “romancë” në stan

Radomira

Theth

Peshkopia

09 Shtator Gryk e Hapt (Lugbat e mundëshme)

Maja e Lek Gjecit

Butrint-Konispol-Ksamil

Valbona

Ducaj/Makaj

Saranda

10 Tetor Maja e Thate (Kollata opsionale)

Gara malore Unaza e Priskës (e djela e tretë)

Maja Murgana

Valbone

Priskë

Sotire

11 Nëntor Maja e Rosit

Maja tre kufitare në Dobërdol (me rastin e përvjetorit tê 110 të pavarësisë)

Maja e Dhembelit

Valbone

Dragobia

 

Permet

12 Dhjetor Dita e krijimit të shoqatës (10 vjetori në 8 Dhjetor)

Bridashe (10 Vjetori i veprimtarisë së parë)

Tiranë

Boga

Shënim: Veprimtaritë e shënuara me gërma në bold tregojnë veprimtarinë kryesore të muajit.

3-4

5-6

Në rastet që Leonidha fundjavët i kalon në Korçë, ai i kalon ato jo i vetëm shpesh në natyrë. Këtë muaj ai vizitoi Moravën, Dardhën dhe Voskopojën. Kemi zgjedhur dy nga fotot që na ka dërguar nga Voskopoja me të cilat mendojmë se do të zbukurohet kronika e këtij muaji.

7-8

Në datën 23 Fation Plaku organizoi në Hotel Rogner promovimin e albumit të tij të ri fotografik Homeland II. Në ceremoni morën pjesë jo vetëm dashamirës të natyrës por edhe personalitete shtetërore.

9-10

Ja fjala e tij e rastit:

Ju falenderoj nga zemra që jeni të pranishëm në këtë mbrëmje të veçantë për mua!

Sot ju kam mbledhur që bashkërisht të promovojmë albumin tim të ri “Homeland II” që për mua nuk është thjeshtë një album me foto por është gjithë puna ime përgjatë shumë viteve e përmbledhur në këtë botim. Këtu çdo fotografi  ka historinë e saj; të thjeshtë në dukje por të vështirë për ta sjellë deri në faqet e këtij albumi.

Ky album është një përditësim i albumit tim të parë (“Homeland I”) me disa të veçanta, si:

Së pari ky album ka më shumë vende të fotografuara.

Përveç fotove te reja rreth 80% e të gjithë fotove kanë edhe shkrimin e një historie të shkurtër për to.

Më e veçanta e këtij albumi është mundësia që me anën e një bar kodi që ndodhet në faqen e parë, pasi ta skanoni me kamerën e cellularit, po ta drejtoni atë në çdonjërën foto të albumit ju do shikoni një video që lidhet me të.

Jam besimplotë se ky album është një vlerë e shtuar për bukuritë natyrore dhe trashëgiminë kulturore të vendit tonë, me të cilat kushdo nga ne mund të krenohet.

Puna dhe përkushtimi im do të ishin të pamjaftueshme që të gjithë ne të kemi sot albumin në dorë. Andaj dua të falenderoj shumë-e-shumë sposorizuesit që bënë të mundur publikimin e këtij albumi.

Falenderoj Vodafone Albania me të cilën kemi një bashkëpunim prej vitesh. E filluam bashkëpunimin në vitin 2012 me ngjitjen e majës më të lartë të botës, Everestin (8.848 m), ku valvitëm për të parën herë flamurin shqiptar  në kuadër të Jubileut të 100 Vjetorit të Pavarsisë si dhe për ngjitjen e majës më të lartë të Kontinentit të Amerikës Jugore, Aconcagua (6.962 m).

Falenderoj Ministrinë e Kulturës dhe veçanërisht Znj Elva Margariti e cila i besoi këtij projekti me risitë e reja që përmbante!

Falenderoj Bashkinë e Tiranës dhe Kryetarin e saj Zotin Erion Veliaj!

Falenderoj “Vila Sofia”, në Gllavë të Memaliajt dhe në veçanti mikun tim Hetem Bajrami!

Falenderoj “MVM Achitecture” dhe mikun tim Alket Meslanin!

Faleminderit!

11-12

Më 26 dhjetor. Gjatë gjithë vitit për shumkënd nga antarët e shoqatës sonë mali i Dajtit është një poligon natyror i shplodhjes dhe i stërvitjes. Edhe dhjetori ishte një muaj i tillë, gjatë të cilit këtë vit rreshjet ishin të shumta. Veprimtarinë përmbyllëse të këtij viti në këtë mal e organizuan Aulona, Eriku dhe Skerdi. U ngjitën në majën e Tujanit, 1.531 m.

13-14

15 (1)