Shkurt 2022
4 shkurt. Nga Valbona, Keli ka shkrehur një foto të malit të Rrogamit dhe majës së Jezerës (djathtas). Keli na dërgon hera-herës këtë foto në stinë të ndryshme sepse ai e di që në kartën tonë të anëtarësisë ky mal është simboli ynë.
Mali Rrogamit dhe maja e Jezerës
5 shkurt. Altin Bora organizon një ngjitje në majën e malit të Dajtit. Grupi që ai drejtoi kishte në përbërje të tij studentë të Universitetit EPOKA. Urojmë që Altini të kryej edhe veprimtari të tjera me këta studentë dhe një ditë ndonjë prej tyre t’i bashkohet veprimtarive të shoqatës sonë.
‘Ekipi Universiteti Epoka dhe Altini në majën e malit të Dajtit
5 shkurt. Në kohën që zhvillohej veprimtaria në Qafën e Murrizit na vjen lajmi që në datën 5 alpinisti i mirënjohur Kozma Grillo ndërroi jetë në shtëpinë e tij në moshën 86 vjeçare. Në mbyllje të kronikës së këtij muaji do të gjeni jetëshkrimin për Prof.Dr. Kozma Grillo. Qoftë i Parajsës!
6 shkurt. Gjatë natës moti u zbut dhe ra shi deri në lartësi mbi 1600 në malësitë e Tiranës. Ky fenomen na siguroi që rruga automobilistike do ishte e pazënë nga bora. Kështu kjo ditë e qetë na gjeti në udhëtim për në Qafë të Murrizit ku për habinë tonë u mblodhën shumë bashkëqytetarë tiranas, dashamirës të daljeve në natyrë, për tu kënaqur me ajrin e pastër dhe për të luajtur me borën.
Në Qafën e Murrizit
Synimi i anëtarëve tanë këtë ditë ishte marshim dhe ngjitje në itenerarin: Qafa e Murrizit – maja e Sferdecit – Maja e Papatit – Maja e Rrasës, nën drejtimin e Nebiut, i cili bashkë me Beonardin kanë njohje dhe “patentë” për këtë zonë malore në kufirin Tiranë-Mat.
Nebi Ganellari
Në majën e Sferdecit Në majën e Rasës
Në majën e Papatit Pamje e pjesëshme e kreshtës
13 shkurt. Moti nuk na ka ndihmuar për të ndërmarrë veprimtarinë e rradhës sipas kalendarit. Andaj duke shfrytëzuar motin relativisht të mirë të paradites u nisëm për në Qafë Shtamë. Një pushim i shkurtër tek Kroi i Nanës Mretneshë na la mbresa shumë negative, jo vetëm që pamja e tij ka filluar të zhvlerësohet, por edhe nga hedhurinat aty. Dhe pikërisht këtu ku është dhe tabela informuese st Qafë Shtama është Park Kombëtar, nuk gjen as këtu e askund një vend apo një send ku të hidhen mbeturinat. Ky fakt indinjues bëri që të përgatisim një video diletante e cila zuri një pjesëz të emisionit STOP në Klan TV.
Me tëj anëtarë të grupit tonë vajtën deri në majën Skënderbe, 1721 m.
27 shkurt. Fundjava me mot të përshtatshëm vetëm në pjesën e parë të ditës së shtunë vuri në udhë një grup anëtarësh që ju drejtuan qytetit të Lezhes. Synimi i tyre ishte të ngjiten në majën e Velës, pjesë e njësisë gjeografike që njihet me emrin Vargu Perëndimor, i cili fillon tek Vau i Dejës dhe përfundon me Malsinë e Krrabës.
Nisja filloi nga Kisha e Shën Eufemisë mbi fshatin Kallmet i Vogël. Pasi u ngjit në kreshtë të këtij mali grupi u ngjit në tre majat e njepësnjëshme të saj: maja e Qlisë, Maja e Zojës së Dritë Malit dhe maja e Velës. E gjithë kurrizorja dhe në vecanti pjesa midis dy majave të fundit ishte shume shkëmbore.
Jetëshkrim për Kozma Grillo
Prof. Dr. Kozma Grillo lindi më 24 gusht 1936 në Vlorë dhe ndërroi jetë në datën 5 shkurt 2022. Mbaroi shkollën e mesme pedagogjike në Tiranë dhe më pas, më 1959, mbaroi studimet në UT në degën psikologji-pedagogji.
U emërua në punë në Komitetin Qëndror të Rinisë, Sektori i Shkollave.
Në vitet 1965-1966 punoi si metodist në institutin e Studimeve dhe Botimeve Shkollore në Tiranë.
Nga viti 1966 deri në vitin 1978 ishte redaktor dhe sekretar i kolegjiumit të gazetës “Mësuesi”.
Nga viti 1978 deri në vitin 2000 ishte punonjës shkencor në Institutin e Studimeve Pedagogjike, shef i sektorit të psikologjisë dhe pedagogjisë si dhe më pas drejtor i këtij institucioni, njëherësh Kryeredaktor i “Revista Pedagogjike”.
Nga viti 2004 e deri sa doli në pension ishte lektor në lëndën psikologji sociale në Fakultetin e Shkencave të Edukimit në Universitetin “Aleksandër Xhuvani” – Elbasan.
Ka lënë disa botime në fushën e pedagogjisë dhe psikologjisë.
Për veprimtarinë e tij shkencore dhe botimet ka titullin dhe gradën shkencore: Profesor Doktor.
Kozma Grillo ishte edhe Alpinist. Mjeshtër Sporti. Trajner. Anëtar dhe drejtues I forumeve sportive të Federatës Shqiptare të Alpinizmit.
Veprimtarinë alpinistike e nisi në shkollën e parë të alpinizmit, në Theth në korrik 1956, shkollë ku u hodhën themelet për cilësi të këtij sporti.
K G në drejtim të një toge alpinistash në shkollën e alpinizmit në malin e Dajtit
Ishte anëtar në ekipin e parë alpinistik Shqiptar që kreu ngjitje jashtë kufijve të vendit tonë, në korrik 1959, në majat Dombaj dhe Safraxhu të Kaukazit perëndimor.
K G anëtar i ekipit të parë Shqiptar në veprimtari ndërkombëtare. Ekipi ngjiti majat Dombaj dhe Safraxhu në Kaukazin Perëndimor (K G i dyti majtas)
Ishte anëtar i treshes së parë të alpinistëve që në gushtin e vitit 1963 u bënë njerëzit e parë që u ngjitën në Guri i Capit-pranë fshatit Bozdovec- Korçë.
K G ishte anëtar i ekipit që realizoi një ekspeditë alpinistike në zonën Theth-Valbonë në vitin 1959; K G i pari djathtas
K G ishte anëtar i elitës alpinistike të fundit të viteve 50-të dhe fillimit të viteve 60-të; K G poshtë djathtas
Treshja e parë e alpinistëve që ngjitën Gurin e Capit në Bozdovec-Korçë (K G djathtas)
K G në janarin e vitit 1966 udhëhoqi ekipin në ngjitjen e suksesshme të majës së Korabit (K G i pari majtas)
Ishte komandant i ekipit që në dimrin e vitit 1979 ngjiti për herë të parë në historinë e alpinizmit majën e Jezerës nga faqja veriore e këtij mali.
K G në krye të ekipit
Ka kryer shumë ngjitje, ka patur titullin Mjeshtër Sporti, ka qenë anëtar i Kryesisë së Shoqatës së Turizmit dhe Alpinizmit Shqiptar (më pas Federata Shqiptare e Alpinizmit), anëtar dhe Kryetar i Komisionit Teknik të alpinizmit dhe në vitet 1990-1994 Kryetar i Federatës së Alpinizmit. Gjatë viteve 80-të ka qenë trajner i ekipit të alpinistëve “Dajti”.
K G në një kujtim me alpinistë të rinj dhe veteranë në Theth 1971; I katërti majtas lart
Ka shkrime dhe reportazhe me të cilat ka dhënë ndihmesë në popullarizimin e alpinizmit dhe rritjen e aftësisë profesionale të trajnerëve. Ka botuar “Tigri i Borës”, “Si u dorëzua Everesti”, “Alpinizëm” – bashkëautor dhe “Alpinizmi ynë (1936-1992)”.
K G në korrik të vitit 2021
Shbat