Mars 2022

Ky muaj na e hoqi mundësinë që të organizonim të gjitha veprimtaritë e planifikuara. Herë rreshjet në zonat e thella malore, e herë temperaturat shumë të ulta në ato zona, na “tkurrën”.

Por, gjithsesi, kemi për çfarë të shprehim kënaqësitë tona në këtë muaj me dimër të zgjatur për klimën mesdhetare të vendit tonë.

Në datën 6 Altini, Majlinda dhe Jona e shfrytëzuan ditën e djelë për një marshim në malin e Dajtit dhe na sollën foto nga të cilat zgjodhëm të mëposhtmet:

123

Fundjava 12-13 mars kishte temperatura të ulta të skajshme. Në fshatin Valbonë termometri regjistroi temperaturën -17 ͦ C. Keli nga Valbona dhe Leonidha nga Voskopoja na dërguan nga një foto për këto dy fshatra malore.

4-5

Fundjava 18-20 mars ishte e pasur me veprimtari:

Skerdis dhe Leoreni morën pjesë në veprimtarinë që organizoi FSHALTM. Në datën 19, bashkë me alpinistë nga qytete të ndryshme të vendit tonë, realizuan ngjitjen e majës së Harapit dhe në datën 20 u ngjitën në majën e Jezerës.

6-7

Anëtarë të shoqatës sonë, bashkë me alpinistë të ftuar që morën pjesë nga qytetet Elbasan dhe Berat, në datën 20 realizuan ngjitjen e majës së Radohinës.

8-9

10-11

12 Ne majen e Radohines

Të djelën e fundit të muajit një dyzinë antarësh të shoqatës sonë organizuan një ngjitje në majën e malit të Fagut. Sa më poshtë një fotokronikë e kësaj veprimtarie.

Fag 1-2

Fag 3-4

Shbat