Maj 2022

Dt 1.    Anëtarësia ka vendosur që për qëllime stërvitore të rrisë disnivelin e ngjitjes për në malin e Dajtit. Itenerari i ngjitjes, edhe ai i zbritjes, për të arritur këtë synim do jetë: Fresku-Linxë-Shëmri-Fusha Dajtit –Maja Tujanit (ose e Dajtit). Ky itenerar siguron një disnivel ngjitje mbi 1.000 metra. Pjesëmarrësit e parë të këtij itenerari, si dhe ata që patën rastin të stërviten në këtë mal në fundjavët në vazhdim të këtij muaji, na sollën dhe fotot si më poshtë:

1-2

3-4

5-6

Dt 8.    Leonidha dhe Sandri, me një grup anëtarësh të Shoqatës së Alpinistëve Korçarë, u ngjitën në majën e Faqekuqit në Ostrovicë.

7-8

Dt 14 dhe 15. Anëtarët pjesëmarrës për ngjitjen në malin e Ostrovicës (ky vargmal është një segment i vijës ndarëse të zonave Skrapar dhe Korçë) u ndanë në dy grupe:

Grupi i parë: Engjëlli, Skerdisi dhe Klodi Berberi ju afruan malit nëpërmjet zonës së Skraparit. Grupi ndaloi buzë lumit Osum për të soditur vendin e quajtur Vrima e Nuses dhe më pas udhëtoi drejt fshatit Backë. Rruga e makinës, për cilësinë që kishte, nuk u dha mundësinë që të kalonin natën në Qafën e Martës. Kështu që natën e kaluan tek Teqeja e Baba Fetahut.

9-10

U mrekulluan me mikpritjen e njerëzve aty dhe u habitën që fjetja dhe ushqimi servireshin pa pagesë. Monedhat që mund të linin sipas dëshirës udhëtarët që kalonin ose bujtësit konsideroheshin dhurime për teqenë.

Të nesërmen grupi u ngjit në Ostrovicë duke mbuluar kohën ngjitje-zbritje në pesë orë.

11-12

Grupi i dytë: Luani, Aleksandri, Vladimiri, Artani ju afruan rrëzës së malit nga ana e qytetit të Korçës. Me ta u bashkua edhe një grup me anëtarë nga Shoqarta Korçare e cila u nda nga ne në Qafë Martë sepse synimi i sajë (Petrika dhe Vangjel Nëmçe) ishte të njihej me itenerarin që të shpie në Majën e Rungajës së Vithkuqit (gjë që e realizuan), kurse Erjoni ju bashkua Luanit dhe Vladimirit. Gjatë ngjitjes për në majë me grupin tonë u bashkua dhe nje grup amatorësh që kishin të njëjtin synim me tonin.

13-132-14

Duhet theksuar se kjo ditë e bukur pranverore na mundësoi të fotografojmë lule nëpër livadhe si edhe pamje të Vithkuqit. Nëpër mal shikoje grupe të rinjsh të cilët mblidhnin një lule të verdhë me veprim universal shëndetësor për njeriun. Na mësuan dy emra për këtë lule: Skorofet dhe Aguliçe e Egër.

15-16

Dt 22. Donaldi dhe Luani u bënë bashkë me një grup bjeshkatarësh nga Gjilani (SHBA Gjilani) dhe u ngjitën në malin e Çikës. Këta dy anëtarë të shoqatës sonë patën kënaqësinë që të pozojnë në majën e malit jo vetëm me grupin nga Gjilani, por edhe me politikanin kosovar Ahmet Isufi.

17-18

Dt 27. Sikundër është bërë traditë anëtarësia e shoqatës sonë mblidhet çdo vit në datën 25, datë kjo kur në 25 Maj 2012 një ekip prej gjashtë alpinistësh nga Tirana u ngjitën në majën Everest (8.848 m). Në këtë takim patëm për 1-2 orë biseda të ndryshme në Kafe Sofia. Me këtë rast katër prej anëtarëve të shoqatës sonë, bashkëkrijues të shoqatës, ju dha titulli “Anëtar Nderi”. Janë katër titujt e parë që jep kjo shoqatë që nga krijimi i saj. Ky titull ju dha anëtarëve: Erlin Rudho, Gerti Pishtari, Fation Plaku, Gjergj Bojaxhi.

19-20

SH O Q A T A  B J E SH K A T A R Ë  DH E  A L P I N I S T Ë  T I R A N A

I JEP ZOTËRINJVE Erlin Rudho, Gerti Pishtari, Fation Plaku, Gjergj Bojaxhi TITULLIN:

A N  Ë T A R  N D E R I

  • Për kontributin që kanë dhënë në krijimin e Shoqatës,
  • Për veprimtaritë e tyre në këtë shoqatë duke ndihmuar për t’i dhënë asaj modelin sportiv dhe alpinistik bashkëkohor,
  • Për meritat që kanë, për më shumë se dy dekada, në zhvillimin e alpinizmit cilësor në vendin tonë,
  • Për realizimin e ngjitjes në pullazin e planetit tonë, në EVEREST (8.848 m), si anëtarë të ekipit “Everest 2012”, si dhe si alpinistë të përfshirë dhe realizues në lëvizjen alpinistike botërore “Shtatë Majat”.

 

KRYETARI, Skerdian Tefa; SEKRETARI, Aleksandër Bojaxhi

Datë 11.05.2022

21-22

Dt 28. Katër anëtarë të shoqatës sonë, Bledi, Dorina, Skerdi dhe Fationi, në shoqëri me udhërrëfyesin Llesh Durgaj nga fshati Ducaj u ngjitën në Majën e Madhe (2011 m) si dhe vizituan Shpellën e Ujkut.

E gjithë ecja zgjati rreth 7 orë, me një disnivel prej rreth 1300 m. Itinerari ishte përgjithësisht i thjeshtë dhe vende-vende me dëborë, por që fatmirësisht nuk ishte e ngrirë. Edhe pse jo më e larta ndër majat përreth, Maja e Madhe është mjaft piktoreske dhe me pamje mbi fshatin Ducaj dhe luginën e Bogës, si dhe e rrethuar nga maja të tjera më të larta. Të mundëson edhe vrojtimin e një pjese të konsiderueshme të shtegut që të ngjit drejt saj dhe që gjarpëron nëpër një pyll të dendur ahesh shumëvjeçarë.

23-24
Pas zbritjes, vazhduam marshimin me ulje e ngritje nëpër pyll edhe rreth gjysëm ore tjetër, deri tek Shpella e Ujkut. Lleshi na shpjegoi se ajo ka një thellësi prej rreth 30 metrash, ndërsa stalaktitet, stalakmitet dhe strukturat e ndryshme gëlqerore të formuara natyrshëm brenda saj e bëjnë një vend mjaft interesant për t’u vizituar në këtë zonë. Shpella e Ujkut ishte një “surprizë” mjaft e këndshme për ta përmbyllur ditën.

Por vlen këtu të përmendet fakti që mungesa e një shtegu të mirëfilltë për të mbërritur deri atje, na rikujtoi rëndësinë e krijimit dhe mirëmbajtjes së shtigjeve, edhe më tepër në zonat me karakter kryesisht turistik dhe çlodhës.

Nga Himalajat

Anëtari i shoqatës sonë Ernest Bunguri për ndërmarrjet e tij këtë pranverë me të drejtë mund të quhet himalajan! Ai në muajin mars udhëtoi deri në kampin bazë (4.130 m) nga ku nisin ekspeditat për ngjitjen e majës Annapurna 8.047 m. Kjo majë për nga lartësia e 14 tetëmijë metroshëve të rruzullit tonë është e dhjeta në lartësi si dhe është tetëmijë metroshi i parë që u ngjit. Kjo ndodhi në qershor të vitit 1952.

25

Gjatë muajit Maj një grup alpinistësh, i përbërë nga 16 vetë dhe i organizuar nga  klubi kosovar “Toka Expeditions”, arriti qëllimin e vënë. Për 11 ditë marshoi nëpër bllokun malor të Himalajeve në një segment prej rreth 130 km ecje, të cilat në total dhanë rreth 9000 m ngjitje.

Një pjesë e grupit, në të cilin bënte pjesë edhe Ernest Bunguri, u ngjit dhe në majën Kala Pathar, 5556 m, nga ku vrojtuan edhe pamjen e ekipeve që ngjiteshin për në majën e Everestit në mëngjesin e 16 Majit.

26

Shbat