Gusht 2022

Historia e një pllakati

Gjatë viteve në të cilat mori hov zhvillimi i sportit të alpinizmit në vendin tonë, vite këto që u përputhën me vitet e rinisë sime, realizova ngjitje të herë-pas-herëshme me shokë dhe me ekipe në malet e Kelmendit. Rrethana të veçanta më nxitën të gjej një mënyrë për të falenderuar banorët e fshatit Nikç, që më shpesh se ndonjë qendër tjetër banimi të kësaj zone, ka ndihmuar mua dhe shokët apo ekipet alpinistike gjatë veprimtarive që parashikonte kalendari kombëtar për sportin e alpinizmit. Vendosa t’u përkushtoj një pllakat mirënjohjeje këtyre malësorëve.

0a-0b

Tekstin e përpiluar për mirënjohje ia përcolla priftit që mbulon shërbesat në atë fshat, Padre Angelos dhe ky, pasi komunikoi me instancat e duhura të kishës katolike shqiptare, më përcolli ‘okejin’ për rastin. Kjo procedurë duhej bërë ngaqë kërkova leje që pllakati të vendosej në teritorin e kishës, vend ky ku më së shumti mbidhen banorët e fshatit.

Pllakati u përgatit në Shkodër nga skulptori Arben Dreshaj, dhe Padre Angelo e bekoi atë gjatë meshës që u mbajt në datën 10 Korrik 2022 në fshatin Nikç. Më pas, pllakati u vendos në murin e kishës.

0c-0d

Në datën 6 gusht, një pjesë e anëtarëve të shoqatës sonë që do të merrnin pjesë në veprimtarinë e radhës, u ndal në fshatin Beltojë për të takuar Padre Angelon, i caktuar nga Papati për shërbim fetar në Shqipëri. Ai është arbëresh i lindur në Shën Markani (San Marzano di San Giuseppe). Atë fundjavë, ai kishte shërbesën në këtë fshat.

0e-0f

U njohëm me këtë prift katolik françeskan dhe kaluam minuta të këndshme me të. Ishte një meso burrë i dedikuar në misionin e tij, dhe që na njohu me kishën aty dhe vlerat e dobitë që kishte ajo për komunitetin. ​

0g Dom Mikel Beltoja

Padre Angelo, ndër të tjera, na njohu edhe me muzeun që ishte ndërtuar prej tij dhe prej banorëve të zonës Beltojë për martirin e kishës katolike Dom Mikel Beltoja. Dhoma e banimit të Dom Mikelit, me thjeshtësinë e saj dhe plotmërinë e besimit që mbartëte, të përcillte thjeshtësinë e jetës së një françeskani dhe përkushtimin e tij ndaj Zotit.

0h-0i

Sot që po hedh këto rreshta, Padre Angelo kishte shërbimin e fundit në vendin tonë. Pas tetë vjet shërbese, ai do të zëvendësohet nga një Frat i ri i emëruar nga Papati. Ndjej keqardhje që e njoha këtë njeri në ditët e fundit të qëndrimit të tij në Shqipëri. Komunikimi me të më përcolli bindjen se ishte i përkushtuar ndaj komunitetit të cilit i shërbente, dhe të njohësh e të punosh me njerëz të tillë është gjithnjë kënaqësi. I uroj jetë të lumtur!

Aleksandër Bojaxhi, 14 gusht 2022

Më datë 7 gusht 2022, gjashtë anëtarë të shoqatës sonë (Altini, Detjoni, Dorina, Gjergji, Leonidha, Skerdi) pushtuan majën Kokërhane, 2495 m. Pas një nate të kaluar në çadra tek liqenet e Jezerës ku grupi darkoi rreth zjarrit duke biseduar mbi tema të ndryshme, ngjitja nisi atë mëngjes në orën 05:45. Ngjitja nga kampi deri në majë zgjati rreth 2 orë e gjysëm për gjithë grupin, me një disnivel prej 710 m dhe një distancë 5,34 km, mbi shpate alpinë përgjithësisht të thepisur, por pa vështirësi teknike.

1-2

Maja Kokërhane është ndër më piktoresket e Alpeve tona. Prej atje mund të shihen qartë disa prej liqeneve të Jezerës, një pjesë e luginës së Valbonës, si edhe disa prej majave më të spikatura të këtij masivi malor (Jezera, mali i Bojës, qafa e Lakojve, etj.).

3-4

Pas pushtimit të Kokërhanes dhe një pushimi të shkurtër të të gjithë grupit në majë, Altini, Detjoni dhe Gjergji u nisën drejt majës së Jezerës, duke përshkuar kështu një distancë totale prej 11,82 km dhe me një disnivel prej 1240 m. Marshimi i plotë për dy majat dhe kthimi tek kampi, i mori kësaj tresheje rredh 6 orë e gjysëm.

5-6

Në datën 27 gusht, Luan Xhoxhi, në përbërje të ekipit me gjashtë alpinistë nga vendi ynë, u nis për në Turqi. Në kuadrin e programit të Bashkimit të Alpinistëve të Ballkanit (BMU; Balkan Mountaineering Union) do të synojnë ngjitjen e majës së malit Ararat (5.137m). Nëse moti premton, maja do të sulmohet në datën 30 gusht. Dhe kështu ndodhi; këtë ditë maja Ararat kishte këmbët e alpinistëve mbi vete!

7-8

Shbat